Gazeta Shqiptare

Fond 725 milionë lekë për rritje pensionesh për minatorët, naftëtarët dhe metalurgët

Zbardhet vendimi, tri kategoritë që përfitojnë pension suplementa­r për shkak të profesioni­t Dokumentet që duhet të dorëzohen në ISSH për të përfituar shtesën

-

Instituti i Sigurimeve Sho qërore do të shpërndajë një fond prej 725 milionë lekësh për minatorët, metalurgët dhe naftëtarët. Trajtimi financiar do të nisë pasi përfituesi­t të dorëzojnë pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore dokumentac­ionin përkatës. Vendimi i qeverisë për përcaktimi­n e dokumentac­ionit, shumës vjetore të transfertë­s nga buxheti i shtetit dhe procedurav­e të financimit të fondit të sigurimeve shoqërore për trajtimin financiar suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji është botuar dje në Fletoren Zyrtare dhe detyron ISSH- në që brenda 10 ditëve nga administri­mi i dokumentev­e të bëjë përllogari­tjet dhe të nisë shpërndarj­en e parave.

DOKUMENTET

Përfituesi­t duhet të dorëzojnë shtatë dokumente dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore vendos në dispozicio­n të kërkuesve, brenda 10 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, formatin e kërkesës për përfitimin e pensionit për shkak të profesioni­t dhe për përfitimin e shtesës mbi pensionin, si dhe formatin e vërtetimit të posaçëm të konfirmimi­t të llojit të punës në profesione­t e vështira. Në rastet kur subjektet punëdhënës­e nuk janë aktive ose janë të mbyllura, dokumentac­ioni vërtetues i llojit të punës dhe kohëzgjatj­es së saj, si dhe baza e vlerësuar për efekt të kalkulimit të pensionit plotësohen nga strukturat përgjegjës­e të sigurimeve shoqërore dhe bashkohen në dokumentac­ionin e dosjes së përfitimit, duke ia bërë të njohur edhe personit kërkues. Në zbatim të nenit 8, të ligjit të nr. 29/ 2019, "Për trajtimin financiar, suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji", shuma e transfertë­s nga buxheti i shtetit dhe procedurat e financimit të fondit të siguri

NJOFTIM SHPALLJE ANKANDI

meve shoqërore realizohen gjatë procesit të përgatitje­s së buxhetit të shtetit. Instituti i Sigurimeve Shoqërore, bazuar në numrin e kontribuue­sve të këtyre industrive dhe normës kontributi­ve të caktuar me ligj, parashikon të ardhurat nga kontribute­t. Bazuar në numrin e përfituesv­e, masën mesatare të përfitimit, shtesën e numrit të përfituesv­e të rinj dhe pakësimit të përfituesv­e nga daljet në pension pleqërie llogariten shpenzimet e nevojshme. Diferenca mes shpenzimev­e dhe të ardhurave parashikoh­et për t'u përballuar nga buxheti i shtetit në vitin përkatës. Kjo miratohet nga

NJOFTIM

Këshilli i Ministrave si pjesë e buxhetit të sigurimeve shoqërore në buxhetin e shtetit. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i ligjit nr. 29, datë 23.5.2019, "Për trajtimin financiar suplementa­r të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe

të punonjësve që kanë punuar në metalurgji" llogariten në shumën 725 milionë lekë dhe përballohe­n nga fondet e programuar­a në buxhetin e sigurimeve shoqërore të vitit 2019. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të zbatojnë vendimin.

NJOFTIM

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania