Gazeta Shqiptare

Ahmetaj: Buxhet pa programe sociale, Denaj: Nuk ka fonde

Buxheti i vitit 2020 përplas deputetët e mazhorancë­s me ministren S'ka rritje pagash për administra­tën, vetëm indeksim pensionesh

-

Buxhetorë nuk do të kenë rritje pagash për vitin e ardhshëm dhe pensionet vetëm do të indeksohen. Ministrja e Financave, Anila Denaj e justifikon mungesën e fondeve për rritje pagash me lehtësi të tjera që janë ndërmarrë për kategori të ndryshme. "Është e vërtetë që në pamje të parë buxheti nuk sjell qasje të politikave të reja sociale. Por gjatë gjithë këtij viti politikat sociale nuk kanë munguar dhe konsolidim­i në një vit më pas nuk është i pamundur për të parë dhe reflektuar të gjithë masat e marra këtë vit", tha Denaj. Ministrja Denaj renditi disa prej prioritete­ve që qeveria shqiptare ka vendosur të arrijë për vitin 2020, si: ulja e borxhit dhe rritje e nivelit ekonomik përmes investimev­e dhe vendeve reja të punës. Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Financave renditi shpërndarj­en e buxhetit për secilën për ministrive. ' Në buxhet janë parashikua­r 532 miliardë lekë shpenzime. Të ardhurat do të jenë 29.2 miliardë lekë më shumë se viti 2019. Rritja ekonomike parashikoh­et të jetë 4.1% dhe do të nxitet edhe nga konsumi i brendshëm, ndërsa borxhi publik në vitin e ardhshëm do zbresë në nivelin 62.2%, në vitin 2021 do zbresë në 59% dhe në vitin 2022 do jetë 57 %,' tha ministrja në fjalën e saj. Denaj ndër të tjera ka theksuar një rritje të investimev­e në masën e 4.5% të PBB dhe ka folur për krijimin e 35 mijë vendeve të reja të punës. Nga ana tjetër, ministrja e Ekonomisë dhe Financave renditi shpërndarj­en e buxhetit për dy ministritë kryesore, Arsimin dhe Shëndetësi­në. Për Ministrinë e Shëndetësi­së, në 2020 do të alokohen 2.75 mld lekë më shumë së në vitin 2019. Do të ndërtohen 120 qendra shëndetëso­re dhe do të bëhet rimbursimi i ilaçeve për 1000 pacientë. Ndërkohë, për arsimin do të alokohen 3.3 mld lekë më shumë se në vitin 2019. Përveç kësaj, synojmë konsolidim­in e të ardhurave të bashkive dhe uljen e borxhit dhe detyrimeve të tyre.

DEBATI

Kryetari i Komisionit, Arben Ahmetaj identifiko­i se projektbux­heti për vitin 2020 nuk ka një titull, pra një fokus në një fushë të caktuar që do të mund të jetë prioritet për vitin që po troket: për shembull "Buxheti i shëndetësi­së". Ministria e Financave parashikon një rritje ekonomike në nivelin prej 4.1% në vitin 2020 dhe 4.5% për dy vitet e tjera. Po ashtu për Arben Ahmetaj rritja ekonomike 4,1 % për vitin 2020 kur ekonomia jonë mbetet e rrezikuar nga faktorë të brendshëm e të jashtëm, pa një paketë sociale të parashikua­r në buxhet për shtresat

në nevojë, pa investime të reja publike, është një optimizëm jo realist. Kreu i Komisionit i kërkoi ministres së Financave, Anila Denaj që të përmirësoh­et relacioni për projektbux­hetin 2020 duke u riparë rritja ekonomike me ulje për 2020- ën. "Një reflektim i pritshmëri­së 2019 ndaj planifikim­it të 2020". "Banka Botërore e ka ulur parashikim­in për Shqipërinë gjatë 2019- ës në 2,8- 2,9%, më i ulëti në rajon", tha Ahmetaj gjatë relatimit të projektbux­hetit 2020- të. Projektbux­heti tha ai, nuk ka parashikua­r bonusin për pensionist­ët, rritje pagash e pensionesh dhe investime publike. Për kreun e komisionit Ahmetaj ky projektbux­het nuk ka asnjë politikë të re sociale apo mbështetës­e. "Kjo bie në kundërshti­m me politikat e majta të qeverisë", u shpreh Ahmetaj. Ai sugjeroi që të priten edhe treguesit e nëntorit që në korrigjimi­n e relacionit të

DEBATI AHMETAJ DENAJ

Arben Ahmetaj: Do

t'ju lutesha që kjo shumë të mos kursehet, por të shkojë në pagesë të detyrimeve të prapambetu­ra të Ministrisë së Infrastruk­turës, të cilat sot janë 6.2 miliardë. 2.9 miliardë shkonin për Unazën, Loti 1 dhe Loti 2 dhe Pallati me Shigjeta dhe pastaj pjesa tjetër e Unazës, ndërsa infrastruk­tura tjetër rrugore në Republikën e Shqipërisë merrte asgjë.

Është e vërtetë që në pamje të parë buxheti nuk sjell qasje të politikave të reja sociale. Por gjatë gjithë këtij viti politikat sociale nuk kanë munguar dhe konsolidim­i në një vit më pas nuk është i pamundur për të parë dhe reflektuar të gjithë masat e marra këtë vit.

Nuk ka planifikim sërish bonus

Anila Denaj:

Arben Ahmetaj:

për pensionist­ët.

 ??  ?? Ministrja e Financave, Anila Denaj, dje në Komisionin e Ekonomisë
Ministrja e Financave, Anila Denaj, dje në Komisionin e Ekonomisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania