Gazeta Shqiptare

Vritet afër banesës 34- vjeçari, u qëllua me armë zjarri në shpatull

Viktima Kreshnik Danaj punonte në një fabrikë këpucësh

-

VLORË - Një 34- vjeçar është gjetur dje i pajetë shumë pranë banesës së tij, në lagjen "Kushtrimi" të Vlorës. Bëhet fjalë për Kreshnik Danajn, baba i një fëmije. Fillimisht u raportua se ai kishte vdekur si pasojë e një arresti kardiak, por pas ekspertizë­s mjeko- ligjore rezultoi se Danaj është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Vetëm pak orë pas ngjarjes, policia ka dhënë informacio­nin e parë zyrtar, ku bëri me dije se pas hetimeve paraprake, në trupin e 34vjeçarit, konkretish­t në shpatull është konstatuar një plagë, e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri. "Në lidhje me ngjarjen ku në orët e para të mëngjesit të sotëm u gjet një person i pajetë në afërsi të banesës së tij në lagjen ' Kushtrimi', ku nga veprimet paraprake rezultoi pa shenja

DYSHIMET

"Sot një 34- vjeçar, cili punonte në një fabrikë këpucësh në Vlorë u gjet i vdekur pranë hyrjes së banesës, me një shegë në dorë që do ia çonte vajzës së vogël, e cila ngeli jetime. Vitet e fundit edhe dy vajza të reja që punonin në të njëjtën fabrikë humbën jetën të klasifikua­ra si ' shkaqe natyrore'. Më e mira do të ishte që të kishte një analizë të duhur qoftë të autopsisë, por edhe të atyre që punojnë në atë fabrikë, kështu hiqet çdo aludim nëse rastet kanë lidhje me njëri- tjetrin apo jo", - shkruan gazetari Enrik Mehmeti. dhune, ju informojmë se pas pasme të shpatullës është hetimeve të mëtejshme, nga konstatuar një plagë, e cila ekspertiza e plotë mjeko- ligdyshohe­t të jetë shkaktuar jore, në trupin e 34- vjeçarit nga armë zjarri. 34- vjeçari K. D., konkretish­t në pjesën e punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nga ana e policisë nuk njihet si person me precedent penal. Në Policinë e Vlorës është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim dokumentim­in dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpuni­m me prokurorin­ë për sqarimin e rrethanave dhe vendosjen para përgjegjës­isë penale të autorit/ ve", thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkaq, burime për "GSH" pohuan se edhe dy vajza që kanë punuar vitet e fundit në këtë fabrikë kanë humbur jetën të klasifikua­ra si "shkaqe natyrore". "Sot një 34- vjeçar, cili punonte në një fabrikë këpucësh në Vlorë u gjet i vdekur pranë hyrjes së banesës, me një shegë në dorë që do ia çonte vajzës së vogël, e cila ngeli jetime. Vitet e fundit edhe dy vajza të reja që punonin në të njëjtën fabrikë humbën jetën të klasifikua­ra si ' shkaqe natyrore'. Më e mira do të ishte që të kishte një analizë të duhur qoftë të autopsisë, por edhe të atyre që punojnë në atë fabrikë, kështu hiqet çdo aludim nëse rastet kanë lidhje me njëritjetr­in apo jo", - shkruan gazetari Enrik Mehmeti.

 ??  ?? Viktima Kreshnik Danaj
Viktima Kreshnik Danaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania