Gazeta Shqiptare

I shtruar në spital prej dy ditësh, humb jetën në rrethana të dyshimta 58- vjeçari

Pas ngjarjes, reagon spitali Korçës: Pacienti kishte gur në tëmth Vëllai i të ndjerit: I dhimbte koka dhe barku, doktori nuk na dha diagnozë, i bënin vetëm serume

-

Një 58- vjeçar ka ndër ruar jetë mëngjesin e djeshëm në Korçë, në rrethana të dyshimta. Bëhet fjalë për Telha Kelon nga fshati Pojan, i cili vdiq për shkaqe, të cilat ende nuk dihen ose të paktën familjarët pretendojn­ë kështu. Babai i dy fëmijëve ka qenë i shtruar në spitalin e Korçës para tri ditëve nga ku mjekët nuk kanë hasur ndonjë problem përveçse dhimbje koke dhe barku. Familjarët deklaruan se 58- vjeçari po kurohej prej dy ditësh nga tëmthi, ndërkohë që kanë kërkuar ta transferoj­në në spitalin e Tiranës. Ata kanë pretenduar se 58vjeçari ka marrë mjekim të gabuar përgjatë dy ditëve që ka qëndruar në spital. Trupi i Telha Kelos është dërguar në morg që prej orës 08: 00 nga ku pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjo­re. Ndërkohë me këtë çështje po merren oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokuroris­ë Korçë. Pas ngjarjes ka reaguar vëllai i viktimës, i cili tha dje për "Gazeta Shqiptare" se e kishin sjellë me dhimbje koke dhe prej dy ditësh bënte serume. Ai pretendon se u kanë kërkuar mjekëve ta transporto­jnë në Tiranë, por ata nuk kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë diagnozë. "I dhimbte koka. E solli byrazeri me makinën e tij pardje, sot në mëngjes mbaroi. Fjalët e mjekut janë nga dhimbja e kokës vdes njeri. Nuk ka vuajtur nga ndonjë sëmundje më parë. Nuk e dimë me çfarë e kanë mjekuar, serume i bënin. Do bëhet më mirë na thanë mjekët. U kemi kërkuar që ta çonim në Tiranë, na thanë që nuk e kemi nxjerrë ende diagnozën që ta dërgojmë në Tiranë. Sot kur erdhëm në orën 8: 00 e morëm vesh. Nuk e di çfarë diagnoze do i vërë doktori që të shpëtojnë. E tërë nga doktori ka ardhur, se po të kishte nxjerrë doktori diagnozën, do të ishin marrë masat", deklaroi vëllai i viktimës. Ndërkohë, të kontaktuar nga "GSH", burime nga spitali thanë se çështja ka kaluar në OPGJ në prokurori dhe nuk prononcohe­n. "Familjarët mund të pretendojn­ë çfarë të duan, rasti i tij ka ardhur në urgjencë dhe më pas në kirurgji, është parë nga 10 mjekë si rast", thanë burime nga spitali.

REAGIMI I SPITALIT

Spitali Rajonal i Korçës ka mohuar akuzat se shkak për vdekjen e Telha Kelos ka qenë mjekimi i gabuar nga ana e bluzave të bardha. Në reagimin zyrtar të mjekëve të spitalit thuhet se pacienti vuante nga kolecistit kalkuloz, ose gur në tëmth. Gjendja e pacientit njofton spitali është rënduar mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësis­h ndërroi jetë. "Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e të T. K., duke sqaruar opinionin publik si më poshtë: Pacienti T. K. është paraqitur përpara dy ditësh në spital me ankesë dhimbje të kokës, menjëherë është kryer ekzaminimi i plotë duke përfshirë analiza laboratori­ke, EKG, eko abdominale, CT koke me kontrast etj. Pas kryerjes së ekzamimime­ve, pacienti ka rezultuar me kolecistit kalkuloz. Pas kësaj pacienti është shtruar në kirurgji. Gjendja e tij është rënduar mëngjesin e sotëm dhe pacienti është dërguar menjëherë në reanimacio­n dhe për rreth dy orë është trajtuar nga reanimator­i. Spitali Rajonal Korçë sqaron se bazuar në protokolle­t e mjekimit, pacientit i është dhënë ndihma maksimale nga personeli. Jemi në pritje të autopsisë. Drejtoria e Shërbimit të Spitalit Rajonal Korçë", shkruhet në njoftimin zyrtar të spitalit.

 ??  ?? Vëllai i 58- vjeçarit duke folur për “GSH”
Vëllai i 58- vjeçarit duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania