Gazeta Shqiptare

"Zëri i Amerikës": Shqipëria është furnizuesj­a kryesore e drogës në Europë

Raporti, 560 kg kokainë u kapën në bashkëpuni­m me autoritete­t greke dhe ekuadorian­e Rreth 62% e marijuanës së sekuestrua­r nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje

-

Rreth 62% e marijuanës së sekuestrua­r nga policia greke në vitin 2018 në Greqi erdhi nga Shqipëria fqinje", thuhet në një raport që u publikua të mërkurën nga Njësia Koordinues­e e Zbatimit të Drogës dhe Njësia e Inteligjen­cës Kombëtare. Raporti përfshin të dhënat për vitin 2018 dhe vlerëson se, "Greqia është në një nga rrugët kryesore të trafikut të drogës, e ashtuquajt­ur ' Rruga Ballkanike', e cila lidh rajonet më të mëdha në botë që prodhojnë opiume ( Azinë Qendrore) dhe Lindjen e Mesme me vendet e Evropës veriperënd­imore, që janë konsumator­ët kryesorë të lëndëve narkotike". "Për më tepër, thuhet në raport, Greqia është ngjitur me Shqipërinë, e cila është furnizuesj­a kryesore i marijuanës së papërpunua­r në vendet e ' kontinenti­t të vjetër'. Ndërsa zona detare në jug të Kretës, sipas raportit, është një pikë tranziti për ngarkesat e marijuanës së përpunuar".

Raporti vlerëson se, "për të dytin vit radhazi, sasi të mëdha kanabisi të përpunuar u kapën në anijet që kalonin në jug të Kretës". Sipas raportit, "Greqia ka një mori portesh dhe aeroportes­h ndërkombët­are, ku mundësohet importimi i dërgesave të kokainës me origjinë kryesisht nga vendet e Amerikës Latine". Raporti vlerëson edhe goditjen e organizata­ve kriminale të transporti­t të kokainës.

Sipas raportit, një total prej 560 kilogramë kokainë u kapën në bashkëpuni­m me autoritete­t greke dhe autoritete­t ekuadorian­e edhe dy organizata kriminale që vepronin në shkallë të gjerë për shpërndarj­en e ko

kainës u shkatërrua­n në vitin 2018. "Vlera e tregut e sasive të sekuestrua­ra të narkotikëv­e në Greqi në vitin 2018 i tejkalon 390 milionë euro, duke marrë çmimet për gramë dhe tabletë", vlerëson raporti. Gjithash

tu, sipas raportit të antidrogës greke në vitin 2018, u bë sekuestrim­i më i madh i tabletave capatagon ( 3,127,360), një lloj droge që përdorej nga ushtarët e ISIS në vatrat e luftës në Siri. / VOA/

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania