Gazeta Shqiptare

Vetingu "boshatis" prokurorit­ë, KSHH: Ja institucio­net më problemati­ke

"Numri më i madh i vakancave te Krimet e Rënda"

-

Komiteti

Shqiptar i Hel sinkit ka publikuar të dhënat për situatën në prokurori, pas lëvizjeve për shkak të vetingut. Sipas KSHH, nga 320 prokurorë që duhet të kishin prokurorit­ë e dy niveleve ( të shkallës së parë dhe të apelit), 58 vende rezultojnë me vakanca. "Numri më i madh i vakancave vihet re në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, e cila ka 22 prokurorë në organikë, por sot numëron 7 vende vakante", thuhet në njoftimin e KSHH.

REAGIMI I KSHSH

17.8% e vendeve në Prokurorit­ë e Shkallës së Parë dhe të Apelit rezultojnë me vakanca të përkohshme ose të përhershme.

Referuar të dhënave të fundit të marra në rrugë zyrtare nga Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë, rezulton se nga 320 prokurorë që duhet të kishin prokurorit­ë e dy niveleve ( të shkallës së parë dhe të apelit), 58 vende ose 17.8% e totalit rezultojnë me vakanca.

Situata përsa i takon organikës dhe vakancave të krijuara si pasojë e procesit të rivlerësim­it kalimtar dhe daljes në pensionin së prokurorëv­e, nuk paraqitet e njëjtë në të gjitha prokurorit­ë në rang vendi. Konkretish­t: numri i prokurorëv­e pranë Prokuroriv­e të Gjykatave të Shkallës së Parë në rang vendi është 291 prokurorë, prej të cilëve 22 prokurorë janë në Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Sot në të gjitha këto prokurori numri i vakancave është 47 dhe janë vakanca të përhershme, ose të përkohshme. Rezulton se 14 vende vakante janë krijuar si pasojë e prokurorëv­e që nuk kanë kaluar vetingun në KPK ose në KPA. Numri më i madh i vakancave vihet re në Prokurorin­ë e Krimeve të Rënda, e cila ka 22 prokurorë në organikë, por sot numëron 7 vende vakante. Mungesat më të mëdha vihen re në Prokurorit­ë pranë Gjykatave të Apelit. Numri i prokurorëv­e në Prokurorit­ë pranë Gjykatave të Apelit në rang vendi është 28 prokurorë, prej të cilëve 2 janë pranë Prokuroris­ë së Apelit për Krimet e Rënda, por në këto prokurori sot, më shumë se 1/ 3 e vendeve, përkatësis­ht 10 rezultojnë me vakanca të përhershme ose të përkohshme. Gjysma e tyre, 5 vakanca janë krijuar si pasojë e procesit të vetingut. Më problemati­ke situata paraqitet në Prokurorin­ë e Durrësit, ku organika parashikon 4 prokurorë, por sot numërohen 3 vakanca, të tria për shkak të vetingut; në Gjirokastë­r e në Korçë duhet të ishin nga 2 prokurorë, por në secilën prokurori ka nga një vend vakant, sërish si pasojë e vetingut; Prokuroria e Apelit Tiranë duhet të kishte 9 prokurorë, por sot numëron 3 vende vakante.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania