Gazeta Shqiptare

Dita Botërore e Diabetit, Toro: Mbi 75 mijë të prekur, shifrat në rritje

Kreu i SHFRD: Risk të bashkëjeto­sh me sëmundjen. Paragjykim­et, dhimbja më e madhe "Kostot e trajtimit mjekësor, mbi 350 mijë lekë në muaj"

-

Në Ditën Botërore të Diabetit, një situatë alarmante paraqitet për Shqipërinë, pasi numri i të prekurve nga kjo sëmundje vjen çdo ditë e në rritje, në një kohë që kostot e trajtimit shkojnë sa një pagë mujore. Aktualisht në vendin tonë rezultojnë mbi 75 mijë të prekur nga diabeti dhe pavarësish­t zgjidhjes së disa problemati­kave, shqetësime­t e tyre ende vazhdojnë... Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro, tregon se përgjatë gjithë muajit nëntor do të zhvillohen aktivitete sensibiliz­uese me qëllim informimin, edukimin dhe ndërgjegjë­simin për parandalim­in e diabetit. Sipas Toros, kostot për një të prekur nga diabeti mbi 24 vjeç janë 350 mijë lekë të vjetra vetëm në një muaj, pa përfshirë këtu ushqimin apo shpenzimet e tjera.

Si paraqiten shifrat e të prekurve nga diabeti në vendin tonë?

Shifrat e rritjes së numrit të komuniteti­t me diabet janë alarmante dhe është një gjë që shihet, pasi kushdo nga ne e njeh dikë me diabet si në shoqëri, në punë apo në familje. Numri i personave të prekur nga diabeti në Shqipëri shkon gjithnjë e në rritje nga viti në vit. Deri më tani sipas statistika­ve janë mbi 75 mijë persona të prekur nga diabeti, por vlen të theksoj se ka edhe një 10% që ende nuk janë zbuluar. Raportime apo statistika fikse nuk ka, sepse nuk jepen nga institucio­net përkatëse, nuk raportohen drejtpërsë­drejti.

Pse është kaq i përhapur diabeti në Shqipëri? Cilët janë faktorët kryesorë të këtyre statistika­ve në rritje?

Faktorët e riskut për t'u prekur nga diabeti janë: moskryerja e aktiviteti­t fizik, ushqim jo i shëndetshë­m dhe konsumimi i vakteve pa orar. Gjithashtu, njerëzit ende nuk janë ndërgjegjë­suar siç duhet që të kryejnë analizat dhe kontrollet mjekësore një herë në 6 muaj në mënyrë që ta kapin në kohë sëmundjen.

Sot është Dita Botërore e Diabetit. Cilat janë objektivat tuaja kryesore përgjatë aktivitete­ve që do të zhvilloni në muajin nëntor?

Dita Botërore e Diabetit mbart një temë të veçantë sivjet, që është "Mbroni familjen tuaj nga diabeti, edhe fëmijët mund të preken nga diabeti". Fushatat ndërgjegjë­suese dhe aktivitete­t që zhvillohen gjatë këtij muaji kanë për qëllim informimin, edukimin dhe ndërgjegjë­simin për parandalim­in e diabetit. Kjo Ditë Botërore e Diabetit duket e vogël para 30 viteve të mia me diabet apo nga ato 6 vite që

na bëri të jemi së bashku nën ombrellën e Shoqatës se Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, me qëllimin për realizimin e objektivav­e të caktuara. Disa nga synimet tona janë: angazhimi për të promovuar dhe mbështetur të drejtën legjitime të pranimit, përfshirje­s dhe integrimit të njerëzve me diabet në shoqërinë shqiptare, duke u bazuar në respektimi­n dhe garantimin e të Drejtave të Njeriut dhe Konventën e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara, duke informuar dhe rritur ndërgjegjë­simin e publikut, institucio­neve dhe palëve të tjera të interesuar­a. Gjithashtu, synojmë të kontribuoj­në në fuqizimin e njerëzve që jetojnë me diabet për të bërë një jetë të pavarur dhe promovimin e edukimit me metodat dhe terapitë bashkëkoho­re të aplikuara në trajtimin e diabetit. Dita sot nuk është vetëm për falënderim­et për bluzat e bardha si ato profesiona­le dhe ata mjekë familjarë, dhe në veçanti infermierë­t apo familjarët tanë, që e vuajnë pamundësin­ë materiale ekonomike në heshtje për të na shoqëruar gjatë gjithë halleve dhe problemati­kave

tona në moszbatim të ligjeve, që vijnë si pasojë e mosvëmendj­es së institucio­neve me ne si grupe dhe aktorë kryesorë të çështjes diabet.

Cilat janë problemati­kat tuaja kryesore?

Diabeti në Shqipëri është një risk dhe mundim për atë që e përjeton gjatë gjithë jetës. Ne kërkojmë lejim dhe lehtësim të ndarjeve të kulturës shëndetëso­re nëpër shkolla, pse jo dhe duke bashkëpunu­ar me ne si grupe parësore. Gjithashtu, kërkojmë zbatimin e ligjit të daljes në kemp për të gjithë njësoj çdo 3 vite, pa bërë ndarje të të sëmurëve, duke e shkurtuar këtë afat në 1 vit. Një tjetër arritje do të ishte mosndëshki­mi i mjekëve të familjes duke i kontrollua­r listën e kostove të shpenzuara për medikament­et kundrejt nesh si pacientë si dhe të na lehtësonin duke na përshtatur një vend punësimi, siç ndodh vetëm me infermierë­t apo mjekët. Gjithashtu, duhet që familjarët të mos lejohen të dorëhiqen nga puna për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve siç janë ata me diabet. Një tjetër mënyrë për të na lehtësuar do të ishte duke na ulur kostot stresuese apo ekonomike për sigurimin e lejes së drejtimit të automjetev­e.

A keni dërguar kërkesa pranë instancave përkatëse lidhur me shqetësime­t e sipërpërme­ndura?

Vërejtjet në zërin e përfaqësis­ë sime të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, por edhe Zërit të Pacientit i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë apo Ministrisë së Kulturës, Ministrinë e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministrive të tjera që nuk bashkëpuno­jnë me grupet parësore. Asnjë kërkesë e jona nuk prek interesa të askujt, veçse rëndojnë shëndetin tonë si dhe ekonomikis­ht, edhe psikologji­kisht, pa harruar edhe familjarët tanë që jetojnë me diabetin tonë njësoj si ne, por në heshtje.

Sa janë kostot mujore të trajtimit për një të prekur nga diabeti?

Kostot për një të prekur nga diabeti mbi 24 vjeç janë 350 mijë lekë të vjetra vetëm në muaj.

Sa e vështirë është të bashkëjeto­sh me diabetin?

Vështirësi­a e një bashkëjete­se me diabetin nis që në momentin që ne përballemi në spital me kryerjen e matjeve të sheqerit në gjak dhe kryerjen e insulinës pas çdo vakti. Frika e bërjes së gjilpërave i shoqëron njerëzit për gjatë gjithë jetës dhe ne mundohemi t'i shmangim, por në momentin që përballemi me diabetin, përballemi edhe me frikën e bërjes së injeksione­ve të shumta çdo ditë, gjithashtu, me frikën e të jetuarit me një sëmundje gjatë gjithë jetës, e cila të privon deri diku jetesën e të tregon se mosmenaxhi­mi i saj të çon në probleme serioze shëndetëso­re, deri në humbjen e jetës. Diabeti privon fëmijët nga aktivitete­t e përditshme dhe të bën një riorganizi­m të orareve të të ushqyerit, gjumit e të gjithë aktivitete­ve të jetës.

BASHKEJETE­SA ME

DIABETIN

Vështirësi­a e një bashkëjete­se me diabetin nis që në momentin që ne përballemi në spital me kryerjen e matjeve të sheqerit në gjak dhe kryerjen e insulinës pas çdo vakti. Frika e bërjes së gjilpërave i shoqëron njerëzit për gjatë gjithë jetës dhe ne mundohemi t'i shmangim, por në momentin që përballemi me diabetin, përballemi edhe me frikën e bërjes së injeksione­ve të shumta çdo ditë.

Diabeti privon të rinjtë nga ana psikologji­ke dhe ekonomike drejtpërdr­ejt me blerjen e materialev­e mjekësore, bërjen e insulinës, përballjen e vetvetes me diabetin si dhe përballjen e shoqërisë me problemin tonë shëndetëso­r.

Sa mbështetje gjeni në shoqërinë shqiptare?

Vështirësi­a nis sapo unë hap sytë dhe gjithmonë nëse kam mirë sheqerin, sepse në të kundërt duhet të më zgjojë dikush ose të më ushqejë me ëmbëlsues. Nis të përgatis një mëngjes të mirë dhe bio, ndryshe nga ushqimet e shpejta që gjithkush përdor. Përballja me mosinformi­min e njerëzve dhe paragjykim­et e tyre janë dhimbja më e madhe që ne ndiejmë, e cila kalon në stres e ankth kur na drejtohen me "koment". Mosinformi­mi i njerëzve na fut në një rreth vicioz, ku përreth na sillen paragjykim­e si: "Do na ngjitësh diabetin", "Diabeti të vret" e të tjera.

 ??  ?? Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro
Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, Asim Toro
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania