Gazeta Shqiptare

Këshilli i Ministrave: Kriteret për vlerësimin dhe përfitimin e aftësisë së kufizuar

Dokumentac­ioni që duhet të plotësojnë të interesuar­it

-

Procesi

i mbështetur në modelin biopsikoso­cial të aftësisë së kufizuar përfshin vlerësimin mjekësor të aplikuesit nga mjeku i familjes dhe nga mjeku specialist/ QKSHM- ja, një intervistë me aplikuesin në zyrën e vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara nga komisioni shumëdisip­linor i vlerësimit të aftësisë të kufizuar me mjekë dhe punonjës socialë, verifikimi­n e informacio­nit të marrë dhe kontrollin vjetor mjekësor. Vlerësimi biopsikoso­cial i aftësisë së kufizuar dhe i nivelit të kufizimeve funksional­e bëhet në përputhje me Klasifikim­in Ndërkombët­ar mbi Funksionim­in, Aftësinë e Kufizuar dhe Shëndetin të Organizatë­s Botërore të Shëndetësi­së. Ky vlerësim përfshin faktorët që dëmtojnë aftësinë e një individi për të kryer veprimtari të jetesës së përditshme dhe për të marrë pjesë në shoqëri në kushte të barabarta me të tjerët, në përputhje me udhëzuesit për vlerësimin biopsikoso­cial të aftësisë së kufizuar për të rriturit dhe fëmijët, të miratuar nga ministri përgjegjës për çështjet sociale dhe për shëndetësi­në. Administri­mi i procesit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar realizohet nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social Shtetëror. Pranë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social Shtetëror krijohen komisionet shumëdisip­linore të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, të cilat funksionoj­në në nivel rajonal, që përbëhen nga punonjës me kohë të plotë dhe kanë në përbërje, së paku, një mjek dhe një punonjës social për çdo komision, të trajnuar për modelin biopsikoso­cial të vlerësimit të personave me aftësi të kufizuara. Çdo komision asistohet nga një punonjës, i cili administro­n dhe regjistron të dhënat e aplikuesit. Vendimi për përfitimet e aftësisë së kufizuar dhe të ndihmësit personal i përcillet bashkisë, për: zbatimin dhe ndjekjen e rekomandim­eve të lëna nga komisioni shumëdisip­linor i vlerësimit; kryerjen e veprimeve financiare për dhënien e pagesës për përfituesi­t e aftësisë së kufizuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania