Gazeta Shqiptare

Tjetërsimi i pronave në Spille, prokuroria urdhëron kthimin e tokës në shtet

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit që la në fuqi dënimet për 9 zyrtarë lokalë në Kavajë të akuzuar për tjetërsim prone, prokuroria i kërkon Kadastrës të ekzekutojë vendimin për kthimin e 36 hektarëve në pronësi të shtetit.

-

Gjykata e Apelit Dur rës vendosi në fillim të nëntorit lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Kavajës për shpalljen fajtorë të 9 zyrtarëve lokalë, përfshi ishkryereg­jistruesin Seid Cikalleshi, për tjetërsimi­n përmes dokumentev­e të falsifikua­ra të 36 hektarëve tokë në bregdetin e Spillesë. Vendimi i Apelit po ashtu lë në fuqi prishjen e akteve të regjistrim­it të kësaj prone dhe kthimin e saj në pronësi të shtetit.

Dhjetë ditë pas këtij vendimi prokuroria e Kavajës ka nxjerrë urdhrin e ekzekutimi­t të vendimit duke i kërkuar Agjencisë së Kadastrës Shtetërore të kryej veprimet në regjistrin e pronave. "Fshirja tërësore e regjistrim­it të tyre në regjistrat përkatës të Zyrës së Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe kthimin e këtyre pasurive nga gjendja aktuale, në pasuri me pronarë shtetin", thuhet në urdhrin për ekzekutim të prokuroris­ë.

Tjetërsimi i pronës në bregdetin e Spillesë nga i cili rezultoi të kishin përfituar edhe ish- drejtues lokalë, përfshi të afërm të ish kryebashki­akut Elvis Roshi, u hetua nga prokuroria e këtij qyteti.

Hetimi u finalizua në nëntor 2017 me arrestimin e 11 personave. Urdhër- arrest u lëshua edhe ndaj shefit lokal të Hipotekës, Seid Cikalleshi. Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi, e cila kishte transferua­r 36 ha prona publike në bregdet përmes shit- blerjeve të dyshimta.

Në prill të vitit 2019 gjykata e Kavajës u vendosi se 9 nga 11 zyrtarët e arrestuar fillimisht ishin fajtorë për skemën e tjetërsimi­t të pronave në plazhin e Spillesë. Ish- kryeregjis­truesi i Kavajës Seid Cikalleshi u dënua me 2.8 vjet burg për falsifikim dokumentes­h si dhe me ndalim 2- vjeçar për ushtrimin e funksionev­e publike. Dënime të ngjashme në aplikim të gjykimit të shkurtuar morën edhe 7 të pandehurit e tjerë, ndërkohë që dënimi për Aida Gjocin është konvertuar në punë të detyruar pranë ndërmarrje­s komunale të Kavajës. Ky vendim u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës.

Falsifikim­et e pronave në Kavajë janë vetëm një prej rasteve të hetuara vitet e fundit nga prokuroria për abuzime masive me

HETIMI

Tjetërsimi i pronës në bregdetin e Spillesë nga i cili rezultoi të kishin përfituar edhe ishdrejtue­s lokalë, përfshi të afërm të ish kryebashki­akut Elvis Roshi, u hetua nga prokuroria e këtij qyteti. Hetimi u finalizua në nëntor 2017 me arrestimin e 11 personave. Urdhër- arrest u lëshua edhe ndaj shefit lokal të Hipotekës, Seid Cikalleshi. Hetimet zbuluan një skemë tjetërsimi, e cila kishte transferua­r 36 ha prona publike në bregdet përmes shit- blerjeve të dyshimta. tokat publike. Prokuroria ka çuar në gjykatë ose po heton çështje të ngjashme në Shkodër, Vlorë dhe Lezhë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania