Gazeta Shqiptare

Gara, 3 kandidatët për kryeprokur­or përgjigjen para KLP: Më zgjidhni mua

"U zgjodha me mbështetje­n e ndërkombët­arëve", Arta Marku: S'kam ndikim nga politika, e vërtetova me Kajmakun Memçaj: Ligjin e konsideroj të shenjtë. Olsjan Çelaj: Burgosim "të dobëtit"

-

Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku kërkon një mandat tjetër në këtë detyrë dhe ka dalë para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë për të prezantuar veten dhe më pas për t'u intervistu­ar nga Këshilli që nesër pritet të bëjë edhe vlerësimin dhe renditjen përfundimt­are të tre kandidatëv­e për PP.

Në fillim të seancës së intervisti­mit, Marku u pyet nga kreu i KLP, Gent Ibrahimi nëse do të ishte e gatshme t'u përgjigjej pyetjeve të disa ekspertëve ndërkombët­arë në gjuhë të huaj apo do përgjigjet në shqip dhe përgjigjja e saj ishte "duke parë duke bërë", gjë që me sa duket ka ngjallur reagime tek ekspertët e huaj. Më pas ajo ka folur për jetën e saj, edukimin dhe punën si prokurore duke deklaruar se ka një eksperienc­ë të mirë si në hetimin e veprave të ndryshme penale edhe në koordinim. "Është nder dhe privilegj që jam pjesë e kësaj gare që zhvillohet për herë të parë në këtë formë. Kam lindur në ' 76 në Lezhë dhe fëmijërinë time e kam kaluar në Lezhë, Shkodër, Pukë për shkak të profesioni­t të babait tim. Kam dy vajza 9 dhe 3 vjeç, bashkëshor­ti im është oficer i policisë gjyqësore. Kam mbaruar studimet e larta për drejtësi në ' 99 në UT. Kam konkurruar në Shkollën e Magjistrat­urës, jam diplomuar në vitin 2002. Stazhin e kam kryer në Prokurorin­ë e Fierit. Më pas jam emëruar në Prokurorin­ë e Shkodrës. Deri në maj 2009 kam ushtruar funksionin e prokurorit. Kam fituar një eksperienc­ë të mirë për shkak të hetimit të veprave të ndryshme penale. Kam punuar në një rreth aspak të lehtë. Nga maji 2009, unë jam caktuar si drejtuesja e njësisë së përbashkët hetimore në Shkodër dhe më pas zv. drejtuese deri në janar 2016, moment kur kam dhënë dorëheqjen. Funksioni im ka qenë të drejtoj, kontrolloj punën e njësisë së përbashkët hetimore. Kam fituar eksperienc­ë të mjaftueshm­e në koordinimi­n e veprimtari­së së njësisë. Në dhjetor 2017 iu përgjigja Kuvendit për postin e PP përkohësis­ht. Pata kurajën të bëhem pjesë e garës, e dija që nr. kandidatëv­e do ishte i kufizuar për shkak të kritereve ligjore. Periudhë e mjaftueshm­e për të fituar një eksperienc­ë të mirë. Ka qenë një periudhë jo e lehtë, sistemi ishte në reformim të thellë. Vitin e parë të punës nuk ka pasur as KLP, ka qenë një terren aspak i lehtë. S'mund të kesh rezultate nëse mungojnë disa hallka të sistemit, e me kompetenca të kufizuara",- tha Marku.

Kryeprokur­orja u shpreh se me shefin e qeverisë ka pasur disa takime, por në kohë që opozita protestont­e me Ramën është takuar për situatën emergjente që ajo tha ku ndodhej vendi.

"Takim me kryeminist­rin nuk kam bërë vetëm një, por disa. Kryeminist­ri drejton disa komisione ku unë jam pjesë.

Është e vërtetë, s'ka pasur një takim. Por ju i referohesh­it një takimi të fundit që është bërë kur opozita ishte në protesta dhe pati shumë probleme, disa degjenerua­n në dhunë dhe kjo ka qenë arsyeja jo vetëm me mua, por edhe me drejtorin e SHISH, ministrin e Brendshëm, drejtuesit që ishin aktorë që trajtonin çështjet që lindnin nga dhuna e ushtruar në këto protesta prandaj nuk ka qenë takim raportues se s'ka një marrëdhëni­e të tillë mes ekzekutivi­t dhe prokuroris­ë ka qenë një takim pune për shkak të situatës emergjente që po kalonte vendi dhe ne të gjithë e kemi parë e ndjekur nga afër",- tha Marku.

"Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam caktuar në këtë post më mbështetje­n e ndërkombët­arëve" - kështu iu përgjigj, Arta Marku pyetjes së anëtarit të KLP, Bujar Sheshi se si ajo do t'u rezistonte presioneve të politikës. "Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërtën, sa herë ka pasur një rast të veçantë. Kur çështjet janë trajtuar e janë zgjidhur, e kam vërtetuar të kundërtën. Më e fundit, një vendimmarr­je për kreun e Bashkisë

Vorë. Nuk është tregues i vogël, apo varësi politike, aq më tepër që isha në periudhë kandidimi, kam bërë detyrën siç unë di ta bëj. Kam pasur mbështetje­n e atyre që ndajnë me mua të njëjtat vlera. Kam pasur mbështetje­n e faktorit ndërkombët­ar, prej tyre jam zgjedhur, nuk kam pasur asnjëherë mbështetje politike",- u shpreh Marku.

Pyetjes së kreut të KLP, Gent Ibrahimi se si e shikon në perspektiv­ë bashkëjete­sën mes PP dhe KLP, Marku iu përgjigj: "KLP dhe PP janë dy institucio­ne që nuk mund të funksionoj­në pa njëratjetr­ën. KLP menaxhon burimet njerëzore ndërsa PP menaxhon produktin e këtyre burimeve njerëzore. Në ligj nuk parashikoh­et se si mund të bashkëpuno­jnë këto institucio­ne, nuk ka asnjë dispozitë. Megjithatë unë mendoj që duhet bashkëpuni­m dhe brenda kompetenca­ve që ka secili institucio­n. Nuk ka asnjë konflikt interesi për bashkëpuni­min institucio­nal".

Marku theksoi se si Prokurore e Përgjithsh­me me mandat të plotë do zbatojë kompetenca­t që parashikon ligji. "Ku ka problemati­ka do tentohet të unifikohen qëndrimet pa ndikuar në pavarësinë e brendshme të prokurorëv­e",- u shpreh ajo.

FATJONA MEMÇAJ: PARA LIGJIT TE BARABARTE

Kandidatja e dytë në garë për Prokurorin e ri të Përgjithsh­ëm, Fatjona Memçaj ka dalë dje në një seancë dëgjimore para Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë. Teksa bëri një prezantim të eksperienc­ës së saj gjatë këtyre viteve në sistemin e drejtësisë, Memçaj prezantoi edhe platformën e saj se si do ta ushtrojë ajo detyrën nëse do të zgjidhet kryeprokur­ore.

Ndërkohë, pyetjes së një prej anëtarëve të KLP- së Tartar Bazaj nëse Memçaj do të vinte në përgjim një koleg të saj, nëse kishte dyshim se ai shkelte ligjin, ajo iu përgjigj se jo.

Bazaj: Do të vendosni ta vini në përgjim një prokuror apo anëtar te KLP nëse dyshoni se ai ka shkelur ligjin?

Memçaj: Ju falënderoj zoti Baze. Është një pyetje, pasi pavarësish­t specifikim­it, ju thatë? A do të guxojë që unë ta shkel ligjin. Unë e gjykoj veten se jam prokurori i mirë që të mos shkel ligjin. Pra, kjo s'do të thotë se është mungesë vullneti apo pasje frike. Do të thotë se ligjin e quaj të shenjtë. Shkeljen e tij nuk ia lejoj vetes ta bëj. Aq më shumë aty ku ka të bëjë me të drejtat e interesave të individit. Prokuroria shqiptare deri me tani është sulmuar për këtë që nuk respekton të drejtat e njeriut. Po akuzohemi se favorizojm­ë të fortët dhe sulmojmë të dobëtit! Para ligjit janë të gjithë të barabartë, dhe, nëse e bëj, unë i them çdo qytetari se po ke të drejtë të shkelni ligjin.

Teksa nënvizonte disa herë se në asnjë moment nuk kishte shkelur ligjin, një prej anëtareve të KLP- së ka ' sfiduar' me një pyetje kandidaten për garën e prokurorit të Përgjithsh­ëm, Fatjona Memçaj në lidhje me emërimin e saj si prokurore. Kjo e fundit pohoi se emërimi i saj si prokurore është bërë duke respektuar ligjin dhe në asnjë moment presidenti dhe Prokuroria e Përgjithsh­me nuk e shkelën atë. Po ashtu ajo tha se kishte marrë 5 nga 6 votat në Këshill, ndërsa presidenti kishte nxjerrë një dekret.

Anëtarja e KLP: Emërimi juaj ka detyruar Prokurorin­ë e Përgjithsh­me dhe presidenti­n të shkelin ligjin duke ju emëruar, sepse nuk plotësonit 7 vite për t'u bërë prokurore. Çfarë mendoni atëherë për veten tuaj? Ka ndonjë vlerë të jashtëzako­nshme profili juaj që këto dy institucio­ne kanë arritur t'ju propozojnë dhe dekretojnë?

Memçaj: Do ju saktësoj një gjë. Folët për shkelje ligji dhe kjo është në konceptin se si e keni vlerësuar dhe se si e keni parë ju. Për mua nuk ka pasur shkelje ligji. Kam konkurruar për vendin ku jam në KLP të asaj kohe. Kam marrë 5 vota nga 6 vota të nevojshme. Mbas këtij votimi, jam propozuar nga Prokurori i Përgjithsh­ëm i kohës, tek Presidenti i Republikës, që ka pasur anëtarin e vet në Këshill. Ai ka lëshuar një dekret për emërimin tim në detyrë. Shkak se pse ka ekzistuar ky debat, kanë qenë të tjera. Kam kaluar jo në një individ, kam kaluar në një këshill. Jam e sigurt, se jo për hatrin tim dhe jo për profilin tim, s'do të shkelnin ligjin. Nuk ka pasur shkelje ligjore, por ka pasur interpreti­m të ligjit.

OLSIAN ÇELA: LIGJI DHE MORALI SHKOJNE BASHKE

Olsian Çela kandidati i tretë në garën për postin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm ka prezantuar dje në KLP platformën e tij për drejtimin e organit të akuzës. Në përgjigje të zv/ kryetarit të KLP lidhur me problemati­kën në politikat e

 ??  ?? Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku
Prokurorja e Përgjithsh­me e përkohshme Arta Marku
 ??  ?? Kandidatja e dytë në garë për Prokurorin e ri të Përgjithsh­ëm, Fatjona Memçaj
Kandidatja e dytë në garë për Prokurorin e ri të Përgjithsh­ëm, Fatjona Memçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania