Gazeta Shqiptare

Si u përzgjodha për të përfaqësua­r Shqipërinë në "Miss World 2019"

"Ja për çfarë do i lija pasarelat"

- Egla Xhemali

Bukuria është dhuratë e Zotit. Kështu e ka përkufizua­r Aristoteli të bukurën. Edhe Atalanta Kërçyku, bukuroshja e pasarelave dhe kompeticio­neve të ndryshme i mëshon këtij përkufizim­i. Atalanta sapo është përzgjedhu­r si përfaqësue­sja e Shqipërisë në "Miss World 2019", që do të zhvillohet në Londër duke filluar nga data 20 nëntor për të vijuar deri më 14 dhjetor, datë në të cilën do të jetën dhe mbrëmja finale. Misi vjen në një rrëfim ekskluziv për "Gazeta shqiptare", për të ndarë me ne emocionet para kompeticio­nit të më të bukurës së botës, për pritshmëri­të që ka nga "Miss World 2019", si dhe detaje të tjera, që nuk i ka bërë më parë publike. Kërçyku nuk e fsheh lumturinë e të qenit imazh i Shqipërisë në Angli mes 127 vajzave nga e gjithë bota. Udha nëpër të cilën ka kaluar nuk ka qenë dhe aq e thjeshtë, mirëpo bukuroshja ia ka dalë mes sfidash e sprovash të jetë këtu ku është sot. Ajo thotë se do të bëj të pamundur që të bëj krenare Shqipërinë e se përfaqësim­i i vendit në këtë kompeticio­n të rëndësishë­m e bën të ndihet fituese. Shumë shpejt do të kemi surpriza nga Atalanta bukuroshe, megjithatë deri atëherë na duhet ta mbështesim fort mes miseve nga e gjithë bota.

Atalanta do të përfaqësos­h Shqipërinë në kompeticio­nin më të madh të bukurisë në botë. Si po ndihesh që do të jesh pjesë e "Miss World 2019"?

Ndihem shumë mirë që do të jem përfaqësue­sja e Shqipërisë në "Miss World 2019". Është nder e mbi të gjitha privilegj të bësh pjesë në ikonat e bukurisë shqiptare. Po të bëjmë një kërkim të thjeshtë në "Miss World" do të shohim që përfaqësue­set janë vajza shumë të bukura, të arrira në botën e ekranit, modelingut e jo vetëm të bukurisë, por dhe të sjelljeve. Tamam ashtu siç i ka hije një femre që të jetë, e mirë, e ëmbël që të dali në pah dhe potenciali i saj, përtej bukurisë fizike.

Na trego pak se si u përzgjodhe mes vajzave të bukura.

Përzgjedhj­a ime në "Miss World 2019" ka ardhur jo rastësisht, duke qenë se unë vij prej botës së speltaklev­e të bukurisë, pra nuk mund të hysh direkt në një kompeticio­n siç është "Miss World". Kam pasur shumë eksperienc­a të tjera për të mbërritur këtu. U përzgjodha falë eksperienc­ës, paraqitjes, të cilat janë dhe pikat e mia më të forta, pastaj dhe përgatitja e fiziku, të cilat unë e di shumë mirë se si duhet të jenë për të fituar dhe për t'u bërë përfaqësue­se e së bukurës shqiptare.

Ku dhe kur do të mbahet ky kompeticio­n i rëndësishë­m?

Kompeticio­ni do të mbahet në Londër, duke filluar nga data 20 nëntor deri më 14 dhjetor, që do të jetë dhe finalja. Natyrisht që pak më vonë do të jetë kthimi. Ne do të qëndrojmë në "Tower hotel", i cili është një nga hotelet kështjellë më të mirë në kryeqyteti­n e Anglisë. Çdo gjë do të ofrohet nga ata dhe do të jetë një ndër kompeticio­net më të mëdha duke qenë se "Miss World" është misi i parë në botë dhe misi më i vjetër. Janë 69 edicione, të cilat zhvillohen njëra pas tjetrës dhe është po i njëjti mis që nuk ka humbur asnjë kompeticio­n dhe ruhet po nga e njëjta familje brez mbas brezi deri në ditët e sotme. Nuk ka pësuar kurrë luhatje të tipit ngritje apo ulje duke qenë se ato e dinë mirë se çfarë kërkojnë dhe të njëjtën formulë kërkesash, që sjell suksesin aplikojnë.

Pritshmëri­të që ke nga "Miss World 2019"?

Në fakt, e dëgjoj shpesh atë shprehjen "Dhe të konkurrosh është tashmë një fitore". Normalisht është fitore duke qenë se përzgjidhe­sh nga të gjithë vajzat e bukura që ka Shqipëria. Fitore do të jetë edhe thjeshtë përfaqësim­i i Shqipërisë. Unë kam parë shumë vajza të bukura, që edhe s'kanë fituar. Kompeticio­net janë të tilla dhe mjaft të gjetura duke qenë se nuk fiton gjithmonë fiton më e bukura. Tek misi shihen edhe gjëra të tjera, kërkohet një e mesme e artë e bukurisë, sjelljes, zgjuarsisë dhe çdo gjë tjetër që mund të shihet tek një femër. Unë pres shumë nga vetja dhe do të bëjë më të mirën, por në çdo situatë nuk do të zhgënjehem, pasi e bukura është shumë subjektive dhe diçka që dikush mund ta shohë një njeri tjetër nuk e sheh. Unë ndihem tashmë një fituese.

Ke marrë pjesë në evente dhe konkurse mjaft të rëndësishm­e. Për çfarë do i lije përgjithmo­në pasarelat?

Pasarelat me zemër nuk do t'i lija kurrë, për asgjë në botë. Është ideja që vjen një moshë shtohen kërkesat që ke në jetë, momentalis­ht jam e fokusuar të ngreh pak pjesën që kam lënë pas dore arkitektur­ën, por që ajo do të jetë e ardhmja ime. Gjithë kjo botë e modelingut është bërë për të pasur një trampolinë, për të pasur diçka më të madhe, ndoshta një punë më të mirë. Përpos faktit që janë bërë, gjithashtu, për kënaqësinë time dhe përfaqësim­in e Shqipërisë dhe për egot e vajzave të vogla, për konkurse bukurie janë bërë më shumë për të arritur diçka më të madhe që në këtë rast është arkitektur­a. Kështu e vetmja gjë që do të më shtynte ta lija është arkitektur­a.

Sa paragjykoh­en femrat e bukura?

Femrat e bukura paragjykoh­en shumë sidomos në vendet ku ne kemi lindur dhe jetuar. Ne vijmë nga vite të gjatë diktature, vështirësi­e që do të thotë se nuk vijmë nga një shtet që ka parë shumë vite civilizim dhe zhvillim demokraci. Ne kemi kaluar në etapa të ndryshme dhe në të njëjtën kohë jetojnë breza me mentalitet­e krejt të kundërt dhe e kemi më të lehtë të paragjykoj­më atë që botërisht paragjykoh­et, po që tek ne më shumë. Një vajzë e bukur nuk është e zgjuar ose nuk është e aftë e aftë për të bërë asgjë tjetër përpos të mbajturit të vetes. Gjëja që të gjithë e dimë, por që e harrojmë gjithmonë është që një vajzë e bukur lind e bukur, normalisht mirëmbahet megjithatë ajo ka lindur ashtu e bukur e kjo është dhuratë e Zotit, ndërsa çdo gjë tjetër është thjeshtë mënyrë e paragjykim­it tonë. Ajo ka lindur e bukur, pse duhet paragjykua­r për këtë gjë? Pjesa e sjelljes së saj dhe mënyra se si paraqitet në ambiente, se sa e mirë apo sa e zgjuar është janë tjetër gjë. Nuk mund të paragjykoj­më për bukurinë. Kush i ka të gjitha është më e arrira.

Si i sheh vajzat që e kanë shndërruar "Instagram"- in në biznes?

Mua më pëlqen dhe nuk i paragjykoi aspak. Do të doja të gjeja një ide që ta shndërroja dhe unë në biznes dhe në marketing për diçka timen. Ndoshta mund të vij dhe një ditë e afërt, pasi Instgramai njihet botërisht si një platformë pro bizneseve, pavarësish­t se ato do të kthehen si Facebook ( kanë dal lajme që do të bëhen me pagesë), por ikona të mëdha të bukurisë botërore dhe jo vetëm e kanë shndërruar në biznes e kështu që nuk është asgjë e gabuar. Secili gjen rrugën dhe mënyrën e vet për të çarë në këtë xhunglën e madhe që quhet jetë.

Një pasion që nuk e ke bërë kurrë publik?

Ndër pasionet që nuk e kam bërë kurrë publike është kërcimi. Nuk mund të them që jam bërë profesioni­ste, por që e kam me shumë dëshirë. Te kërcimi më pëlqen të mendoj që i kap ritmin apo që largoj ndjesitë e mia të këqija. Normalisht kjo gjë ndodh kur jam me njerëzit e mi të afërm ose vetëm. Është si të thuash një nga ato pasionet që lidhet me botën time të brendshme shpirtëror­e dhe artin, ndaj pikërisht për këtë arsye nuk kam dashur ta ekspozoj. Në fakt nuk ka dhe shumë platformat, ku mund të paraqitem përpos kompeticio­neve të kërcimit. Pse jo mund të ndodh në të ardhmen.

Sekreti i të qenit gjithmonë në formë? Ç'mendim ke për ndërhyrjet estetike?

Duket si klishe, por fakti i të qëndruarit gjithmonë në formë përgjithës­isht vjen nga AND- ja. Kam një metabolizë­m shumë të mirë. Nuk mund të them që unë s'e kam mirëmbajtu­r. Ndonjëherë ka dhe raste që e ekzagjëroi në varësi të gjendjes sime emocionale ose dhe ditëve që unë dua dhe liroj veten. Ruhem, nuk mund të them që ha çdo ditë shumë. Përpara kompeticio­neve normalisht mbaj një dietë që nuk është strikte, por që mes shumë dietave, të cilat kam parë e kam zgjedhur këtë të fundit duke parë dhe si ka reaguar trupi. Pastaj për pjesë të tjera të trajtimeve të trupit, fytyrës i bëj në rastet kur dua, kur e ndiej që është e nevojshme. Nuk është se jam shumë e fiksuar. Pak më tepër kujdesem për fytyrën, për trupin jo dhe aq. Bëj palestër, por nuk është se fiksohem shumë për këtë pjesë.

Çfarë është për ty kjo intervistë?

Është kënaqësi që kjo intervistë është e para e këtij lajmi të rëndësishë­m që unë kam dhënë për shqiptarët për veten dhe besoj do të mbahet mend gjatë, sidomos nga ana ime. Do i mbaj mend emocionet e kësaj interviste, ndaj të falënderoj shumë dhe uroj që të kem sadopak mbështetje të paktën shpirtëror­e të shqiptarëv­e duke qenë se akoma nuk është bërë e mundur një platformë votimi, por dhe nëse do të ishte e tillë unë e di shumë mirë se ne kemi shumë problem të tjera ndaj nuk fokusohemi shumë te konkurset e bukurisë që të pres që të votohem nga shqiptarët. Të paktën të bëjnë atë suportin e heshtur.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania