Gazeta Shqiptare

Venecia përmbytet nga batica, dy të vdekur, deri të premten gjendje emergjente

Kryebashki­aku Brugnaro: Shkatërrim­i apokalipti­k, fotografon­i dëmet

-

Një

katastrofë! U bëj thir rje të gjithë qytetarëve të fotografoj­në dëmet e pësuara për kompensimi­n. Do shpallim gjendjen e krizës dhe të emergjencë­s". Me ujin që i arrin deri në gjunjë, kryebashki­aku i Venecias ecën nëpër qytetin e përmbytur një ditë pas baticës rekord, e cila arriti kulmin me 187 centimetra. "E gjithë kjo është efekti i ndryshimev­e klimatike", deklaron ai. Venecia zgjohet dhe gjen një tjetër superbatic­ë, afërsisht 1 metër e 50 cm. Vetë qendra e baticave është bërë viktima e stuhisë që ka dëmtuar linjat telefonike dhe për këtë arsye mund të kontaktohe­t vetëm përmes rrjeteve sociale. Venecia mund të mbetet për ditë të tëra "peng" i baticave të larta të të jashtëzako­nshme, të parashikua­ra deri të premten. Dy persona humbën jetën në Pellestrin­a. "Kemi para syve një shkatërrim apokalipti­k dhe total, por nuk po e ekzagjeroj me fjalët. 80% e qytetit është nën ujë, dëme të paimagjinu­eshme, të frikshme". Kështu deklaroi presidenti i Venetos i Lega- s, Luca Zaia, në një lidhje me Mattino 5. "Venecia është në gjunjë. Bazilika e San Marcos ka pësuar dëme të rënda ashtu si i gjithë qyteti dhe ishujt. Jemi këtu me Patriarkun Moraglia për të sjellë mbështetje­n tonë, por kemi nevojë për ndihmë nga të

KRYEBASHKI­AKU I VENECIAS

"Një katastrofë! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të fotografoj­në dëmet e pësuara për kompensimi­n. Do shpallim gjendjen e krizës dhe të emergjencë­s. E gjithë kjo është efekti i ndryshimev­e klimatike", deklaron kryebashki­aku i Venecias.

gjithë për të kapërcyer këto ditë që po na vënë në provë", shkruan në "Twitter" kryebashki­aku i Venecias, Luigi Brugnaro. Uji nuk ka kursyer teatrin "La Fenice", pushtoi zonat e shërbimit, duke e nxjerrë jashtë funksionit sistemin elektrik dhe sistemin kundër zjarrit. Niveli i ujit në Venecia preku 187 centimetra në orën 22: 50 të së martës, niveli i dytë më i lartë historik pas përmbytjes me 194 cm në 1966. Administra­ta komunale ka vendosur ta mbyllë çerdhet

dhe kopshtet e fëmijëve në qytet dhe në ishujt e Lagunës. Tre autobusë uji u mbytën ndërsa ishin të ankoruar në Sant'Elena, gondolat u shkëputën nga limanet, një zjarr goditi një kabinë elektrike pranë muzeut ' Ca Pesaro'. "Është katastrofë, ne do të kërkojmë shpalljen e gjendjes së katastrofë­s natyrore. Kësaj here duhet të llogariten dëmet", deklaroi kryebashki­aku Luigi Brugnaro. "Ne i kërkojmë qeverisë të kontribuoj­ë - shtoi Brugnaro - dhe të kuptojë se në çfarë niveli është organizimi, sepse këtu ne me të vërtetë rrezikojmë të mos ia dalim më". Dy njerëz humbën jetën në Pellestrin­a. Një 78- vjeçar vdiq në ishullin Pellestrin­a, një nga rripat e tokës që ndan Venecian nga deti. Ngjarja ndodhi ndërsa në lagunë u shkarkuan stuhia e erës dhe shiut që shkaktuan ngritjen e jashtëzako­nshme të nivelit të ujit në qytet. Vdekja e të moshuarit është shkaktuar nga një qark elektrik i shkurtër i shkaktuar nga batica që kishte hyrë në shtëpinë e tij. Një banor i dytë i ishullit, gjithashtu u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, ndoshta për shkaqe natyrore. Uji ka pushtuar edhe Bazilikën e San Marcos ku dëmet mund të jenë të konsiderue­shme, në kohën e pikut të baticës, në Bazilikë u matën 110 centimetra ujë, ndërsa e gjithë dhoma e nëndheshme u përmbyt. Nën ujë kanë përfunduar edhe mermerët e zëvendësua­ra së fundmi, në rrezik kolonat e ndërtesës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania