Gazeta Shqiptare

"Amnesty Internatio­nal": Turqia arreston qindra kritikë të operacioni­t në Siri

Ligjvënësi kurd: Shtypja në nivele të larta, edhe pse ka reagim demokratik Takimi me Trump, Erdogan mbërrin në SHBA për vizitë zyrtare

-

Sipas organizatë­s "Am nesty Internatio­nal", qindra persona janë arrestuar nga autoritete­t në Turqi, pasi postuan komente në rrjete sociale, ku ngrinin pikëpyetje mbi ofensivën ushtarake turke kundër milicisë kurde në Siri. Grupi për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra njerëz të pafajshëm, përfshirë edhe shumë gazetarë po përballen me akuza absurde kriminale vetëm se kritikuan operacioni­n e filluar muajin që shkoi, pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për tërheqjen e trupave amerikane nga zona. Siç njofton korrespond­enti i "Zërit të Amerikës", Henry Ridgwell, masat e tanishme janë një sulm në shkallë të gjerë ndaj lirisë së shprehjes në Turqi. Turqia thotë se ndërhyrja ushtarake në veri të Sirisë kishte objektiv grupet terroriste. Kështu i cilësojnë autoritete­t turke luftëtarët kurdë, të cilët ndihmuan në mposhtjen e Shtetit Islamik. Gjatë operacioni­t u vranë dhjetëra civilë, ndërsa qindra- mijëra njerëz u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Organizata "Amnesty Internatio­nal" thotë se kritikët e operacioni­t në Turqi po shtypen nga qeveria. Në qytetin me shumicë kurde, Diyarbakir, policia shpërndau protestat dhe arrestoi demonstrue­sit. "Shtypja ndaj popullit tonë, mizoria, ka arritur në atë pikë saqë nëse reagon në mënyrë demokratik­e merr përgjigje të ashpër", thotë ligjvënësi kurd, Musa Farisogull­ari. Nuk janë vetëm protestues­it në rrugë, ata që u penguan. "Përdorues të rrjeteve sociale, gazetarë, anëtarë të partisë politike kurde, janë objektiv, sepse ata kundërshto­jnë operacioni­n ushtarak në veri të Sirisë", thotë Milena Buyum e organizatë­s "Amnesty Internatio­nal". Të dhënat e organizatë­s për të drejtat e njeriut thonë se nën hetim ishin 839 llogari të rrjeteve sociale, me dyshimin për shpërndarj­e të përmbajtje­s së jashtëligj­shme. Hetimi filloi në javën e parë të ofensivës, ku u arrestuan 186 persona. Më 27 tetor, avokatja

Nurcan Kaya u arrestua në aeroportin e Stambollit, pasi shkroi në "Twitter" se, "e dimë nga përvoja se ai që ju e quani operacion paqeje është një masakër". Ajo u lirua, por iu ndalua të udhëtojë. Edhe gazetarë të tjerë u arrestuan. "U arrestuan edhe disa gazetarë që transmetua­n lajme rreth operacioni­t ushtarak duke iu referuar burimeve tjera mediatike. Pas lirimit, atyre iu ndalua udhëtimi jashtë vendit", thotë Milena Bauyum e organizatë­s "Amnesty Internatio­nal". Sipas kësaj organizate, operacioni ushtarak në

Siri është përdorur si arsye që të shtypen politikanë­t dhe aktivistët kundërshtu­es, duke tkurrur kështu hapësirën e lirisë së shprehjes. "Veçanërish­t në shtatë vitet e fundit, situata është vështirësu­ar, sidomos pas puçit të vitit 2016", thotë Milena Buyum. Turqia i arsyeton masat, duke thënë se qëllimi është që të pengohet përhapja e propagandë­s terroriste. Nga ana tjetër, presidenti i Turqisë, Erdogan, me ftesë të homologut të tij amerikan, Donald Trump, ka mbërritur në Uashington. Presidenti Erdogan në bazën

MUSA FARISOGULL­ARI

"Shtypja ndaj popullit tonë, mizoria ka arritur në atë pikë saqë nëse reagon në mënyrë demokratik­e merr përgjigje të ashpër", thotë ligjvënësi kurd, Musa Farisogull­ari.

e forcave ajrore të SHBA- ve, Andrews u prit nga ambasadori turk në Uashington, Serdar K? l? ç, përfaqësue­si i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara ( OKB), Feridun Sinirlio? lu, shefi i protokolli­t të SHBA- ve, Cam Henderson dhe përfaqësue­s të tjerë. Presidenti Erdogan shoqërohet nga bashkëshor­tja e tij, Emine Erdogan; ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavu? o? lu; ministri i Thesarit dhe i Financave, Berat Albayrak; ministrja e Tregtisë, Ruhsar Pekcan; zv. kryetari i AK Partisë, Mahir Ünal; zëdhënës i AK Partisë, Ömer Çelik; shefi i komunikime­ve të presidencë­s turke, Fahrettin Altun, si dhe zëdhënësi i presidencë­s turke, ? brahim Kal? n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania