Gazeta Shqiptare

Dyshimet për Ganën, Thaçi: Nuk ka tërheqje të njohjeve të Kosovës

Presidenti kosovar: Deklarata e Beogradit është e pavërtetë Takimi në Paris, Macron i interesuar për dialogun me Serbinë

-

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje të njohjeve të Republikës së Kosovës. Në një intervistë për RTK, ai ka deklaruar se propaganda dhe veprimet destruktiv­e të Serbisë nuk ndalen, ndërsa për deklaratat e fundit të Beogradit për tërheqje të njohjes nga Gana, Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucio­net e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit. Për takimin e zhvilluar dje në Paris, me presidenti­n e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ndërmjetës­uar nga Presidenti i Francës, Emanuel Macron, tha se temë diskutimi në takim ishte interesimi i Macronit për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një përmbyllje të njohjes reciproke mes dy vendeve dhe anëtarësim­in e Kosovës në BE dhe NATO. Siç citoi Thaçi fjalët e presidenti­t francez "takimi ka ndodhur mes dy vendeve që kanë pasur luftë dhe qëllimi është për të mbyllur plagët e luftës". Në lidhje me çështjen e të pagjeturve, të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë,

Presidenti tha se gjithë bota e di që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë dhe se tema e të pa gjeturve shqiptarë dhe të tjerëve, mbetet çështje që duhet zgjidhur dhe shtruar në të gjitha takimet që do të kenë, për të zbardhur fatin e tyre. Ndërkaq para një dite, Gana e ka tërhequr njohjen e Kosovës, bëri të ditur për agjencinë e lajmeve France- Presse ( AFP), ministria e Punëve të Jashtme e këtij vendi të Afrikës Perëndimor­e. "Qeveria e Ganës ka vendosur të tërheqë njohjen e Kosovën si një shtet i pavarur", i tha zëvendësmi­nistri i Punëve të Jashtme të Ganës, Charles Owiredu, agjencisë AFP. Arsyet e tërheqjes së njohjes i janë komunikuar edhe Serbisë, tha ai. "Vendimi për njohjen e Kosovës doli të ishte i nxituar", thuhet në njoftimin e autoritete­ve të Ganës. "Gana e ka marrë parasysh dialogun midis Serbisë dhe Kosovës që synon zgjidhjen e çështjes", është thënë në njoftim. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, tha të hënën se Gana e ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës përmes një komunikate tha se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me pretendime­t e ministrit serb Daçiç për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Gana. "Metodat e mirënjohur­a dhe të bazuara në shembuj të tjerë që po i përdorë Daçiç me lobuesit e tij me histori të dyshim kriminale, janë në proporcion të zhdrejtë me politiken paqësore rajonale, paqen dhe harmoninë në mes shteteve", thuhet në komunikatë­n e Ministrisë së Jashtme. Në vitin 2018, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pranoi letrat kredencial­e nga ambasa

HASHIM THACI

Thaçi tha se nuk ka asnjë informatë zyrtare për tërheqje, kurse nga institucio­net e vendit është njoftuar se kjo është një deklaratë e pavërtetë e Beogradit. dorja, Selma Frences Mancell, e cila është ambasadore jo- rezidente e Ganas në Kosovë, meqë është e vendosur në Turqi. Më 23 janar, 2012, Gana e njohu Kosovën si shtet të pavarur. Të njëjtin vit, të dy vendet vendosën edhe marrëdhëni­e diplomatik­e. Ditën e martë në Paris më iniciativë të presidenti­t të Francës, Emanuel Macron, është zhvilluar një takim në mes të presidenti­t të Kosovës, Hashim Thaçit dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në komunikata për media janë ndarë pak detaje nga ajo se çfarë është diskutuar në takimin trepalësh në Paris, megjithatë mediat serbe të thirrura në burime të veta kanë zbuluar prapaskena të këtij takimi. Siç shkruan "Blici', serb që njihet edhe për lajme propagandi­stike, thuhet e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në këta takim i ka thënë Thaçit se edhe 10 shtete po presin për të hequr njohjen për Kosovën. "Presidenti i Serbisë i ka thënë Thaçit që edhe dhjetë shtete të tjera janë duke pritur që të marrin vendim për të tërhequr njohjen për pavarësinë e Kosovës", ka thënë ky burim për ' blic'. Ndryshe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një njoftimi për media ka thënë se Kosova është e gatshme për një marrëveshj­e që si rezultat final do të kishte njohjen reciproke. Megjithatë sipas mediave serbe, thuhet se Vuçiç ka thënë se Serbia nuk është e interesuar për t'u njohur nga Kosova pasi që njihet nga të gjitha shtetet e botës. Ky takim trepalësh në Paris thuhet se është mbajtur në përpjekje e sipër të Francës për rinisjen e dialogut Kosovë- Serbi.

 ??  ?? Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania