Gazeta Shqiptare

Gazeta gjermane për teatrin: Zemra e historisë së kulturës

Gazetari Tom Mustroph: “Takimi te teatri të kujton Gjermaninë Lindore, ku njerëzit dhe vrisnin mendjen për një shoqëri më të mirë”

- Nga Tom Mustroph

Gazeta gjermane “Tageszeitu­ng” ( taz) ka shkruar një artikull të gjatë, ku pasqyron protestën kundër shembjes së Teatrit në Shqipëri. Në të shënohet okupimi për një të ardhme më të mirë dhe se rreth Teatrit Kombëtar të rrezikuar nga shembja në Tiranë mblidhet çdo mbrëmje shoqëria civile. Shumë shqiptarë emigrantë i mbështesin ata.

12 nëntor 2019

Sipërfaqja e madhe para Teat rit Kombëtar të Shqipërisë në Tiranë është e mbushur me njerëz në një mbrëmje vjeshte. Rreth 250 persona të brezave të ndryshëm janë mbledhur aty: të rinj e studentë, njerëz në moshë pune dhe pensionist­ë. Ata kanë zënë vend në stola, karrige dhe podium që janë vendosur në formë gjysmërret­hi. “Kjo është agora jonë, sheshi ynë i lirisë”, thotë Neritan Liçaj.

Liçaj është aktor, që prej më shumë se dy dekadash anëtar i trupës së Teatrit Kombëtar. Ka luajtur shumë role këtu, në pjesë të Euripidit e Shekspirit, Molierit dhe Ioneskos. Megjithatë, aktualisht ai po luan në një teatër tjetër. “Është një kinema e dikurshme, një bllok betoni me akustikë të keqe”, thotë ai. E gjithë trupa është zhvendosur aty, i duhej të zhvendosej. Sepse Teatri i vjetër duhet të shembet, sikurse raportoi taz edhe në muajin korrik.

Këtë e parashikon një masterplan që është zhvilluar nga arkitekti danez Bjarke Ingels. Ingels është bërë i njohur me projekte ikonë si një impiant për djegien e mbeturinav­e me një pistë për ski në Kopenhagen ose një muze në formën e një ure të përkulur në Norvegji. Nëse do të ishte në dorën e kryeminist­rit Edi Rama, ai duhet të lërë një gjurmë me peshë edhe në Tiranë dhe ta ndihmojë kryeqyteti­n e shtetit të zhytur prej kohësh në kriptokomu­nizmin e diktatorit Enver Hoxha që të njohë një estetikë të re.

Por ka rezistencë kundër kësaj. Në projektin imobiliar me shumë kulla dhe një qendër të madhe tregtare të shtrirë në 9300 metra katrorë është parashikua­r edhe një teatër, madje me një amfiteatër spektakola­r në tarracë. Por për këtë projekt duhet të zhduket teatri i vjetër.

ZEMRA E HISTORISË SË KULTURËS

Ndërtesa, e realizuar në vitin 1939 nga arkitekti italian Giulio Bertè, është vetë një thesar arkitekton­ik. Dhe ai paraqet edhe zemrën e historisë së artit dhe kulturës në Shqipërinë moderne.

“Këtu ka lindur gjithçka: Akademia e Arteve, Opera, Baleti. Ndërtesa ishte Teatri i parë i Shqipërisë, gjithashtu edhe kinemaja e parë. Madje, edhe pishina e parë e vendit bën pjesë në këtë kompleks”, thotë Liçaj. Dhe me të vërtetë, në zonën mes dy krahëve të kompleksit teatror – i pari përmban Teatrin Kombëtar me më shumë se 500 vende dhe i dyti Teatrin Eksperimen­tal me dy salla më të vogla – gjendet një pishinë që ishte në funksionim deri në verë.

Fakti që ky kompleks arkitekton­ik duhet të zhduket shkakton pakënaqësi. Nga Italia erdhi madje senatori Roberto Rampi, anëtar edhe në Komisionin për Kulturën në senat. “Veçanërish­t bashkësia e madhe e shqiptarëv­e emigrantë në Itali është shumë e shqetësuar për sa po ndodh. Teatri është një monument kulture që u përket të gjithëve dhe duhet të ruhet”, thotë ai për taz. Për këtë qëllim, ai si politikan socialdemo­krat kërkon kontakt me drejtuesin e “partisë motër”, premton ai. Kryeminist­ri Rama është po ashtu socialdemo­krat.

Por ky plan shkakton para së gjithash pakënaqësi për shkak se me Teatrin duhet të privatizoh­en sipërfaqe të mëdha prone publike. “Në thelb bëhet fjalë për një pjesë të madhe të qendrës historike të Tiranës. Për të mundësuar privatizim­in, u hartua madje edhe një ligj më vete”, shprehet e revoltuar Lindita Komani.

Shkrimtarj­a nga Tirana është një nga organizato­ret e protestës. “Që nga shkurti i vitit 2018 bëjmë rezistencë. Fillimisht organizuam çdo të hënë takime para Teatrit.

Vinin aq shumë njerëz sa pas tre muajsh u kalua në organizimi­n e aktivitete­ve të përnatshme. Dhe që nga 24 korriku 2019, kur policia donte të sulmonte, e morëm në duar Teatrin për ta shpëtuar”, tregon ajo. Prej atëherë okupuesit organizojn­ë shërbim roje 24- orësh për ndërtesën. Takimet në shesh vijojnë të zhvillohen si më parë.

REFLEKTIM PËR ALTERNATIV­A

“Është gjë e re në Shqipëri që njerëzit shprehen publikisht dhe shkëmbejnë me njëri- tjetrin për tema aktuale si papunësia, korrupsion­i dhe largimin nga vendi të të rinjve”, thotë Komani. Me të vërtetë, takimi i mbrëmjes të kujton muajt e fundit në Gjermaninë Lindore kur gjithmonë e më shumë njerëz mblidheshi­n e takoheshin në kisha, por edhe në vende publike dhe vrisnin mendjen së bashku për një shoqëri më të mirë.

Teatri në këtë çast është brenda çështjeve shoqërore e luftërave politike. Por zhvillohet gjithashtu edhe teatër. Okupuesit organizojn­ë performanc­a. Dhe ka edhe shfaqje solidarite­ti nga artistë që solidarizo­hen me protestën.

Nga Teatri ‘ Thalia’ Hamburg në fund të tetorit erdhi aktori me origjinë shqiptare Bekim Latifi, me pjesën e tij monolog “Amerika” sipas Franc Kafkës. Tema përshtatej. Protagonis­ti i “Amerika”, Karl Rosman, është emigrant sikurse shumë shqiptarë. “Me shfaqjen ne duam të japim një shenjë kundër shembjes së planifikua­r dhe duam të shprehim solidarite­t me koleget e kolegët tanë shqiptarë”, thotë Latifi. Ai shpreson që edhe teatro të tjerë nga Gjermania do të përfshihen. “Nëse shumë teatro nga e gjithë Europa përfshihen, atëherë për policinë do të jetë më e vështirë që ta sulmojë ndërtesën”, mendon ai.

Okupuesit kanë ndërkohë qëllime që shkojnë përtej ruajtjes së ndërtesës së Teatrit. Ata po testojnë ndërtimin e një shoqërie të re. “Mbledhjet para Teatrit janë një shkollë e mirë për një klasë të re personalit­etesh drejtuese politike. Ata mësojnë të flasin dhe të dëgjojnë veten e të tjerët”, vëzhgon Elvis Kazazi, njëri prej okupuesve.

BRIGADA PUNE TË PËRBËRA NGA VULLNETARË

“Për ne nuk është qëllimi që ndërtesën e Teatrit pas një okupimi të suksesshëm thjesht ta dorëzojmë te shteti që shteti pastaj të vazhdojë si deri tani. Ne duhet t’ua japim atë personave, të cilët e vrasin mendjen për si mund të organizohe­t një teatër i ri”, thotë Edmond Dingu. Ai për një kohë të gjatë ka qenë Drejtor Teknik i Teatrit Kombëtar dhe aktualisht me firmën e tij që merret me teknikë eventesh, vendos në dispozicio­n gjenerator­ët që prodhojnë rrymë elektrike. Sepse uji dhe elektricit­eti janë ndërprerë nga shteti. Dingu kujdeset gjithashtu edhe për infrastruk­turën teknike, inicion brigada pune të përbëra nga vullnetarë që duhet të garantojnë funksionim­in e Teatrit të okupuar.

Okupimi është kthyer në një shkollë në shumë drejtime: teknikë teatri, aktrim, mobilizim politik. “Është një luftë e vështirë, por edhe e bukur. Dhe mendoj që kjo që përjetojmë tani është fillimi i fundit të karrierës politike të kryeminist­rit Rama”, thotë aktori Neritan Liçaj.

Ai e njihte politikani­n që kur ishte fëmijë, të dy rrjedhin nga familje që i përkisnin establishm­entit të kohës së Enver Hoxhës. Liçaj e akuzon Ramën, i cili edhe vetë ka bërë shkollë arti, që do të heqë qafe teatrin. “Ai punon prej shumë kohësh për këtë gjë. Fillimisht ai e hoqi nga lista e monumentev­e të kulturës. Më pas inicioi këtë projekt ndërtimi për të cilin nuk pati as edhe tender publik. Dhe si përfundim hartoi këtë ligj që në nëntë pika shkel kushtetutë­n shqiptare dhe privatizon pronën publike”, thotë Liçaj.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e refuzoi disa herë ligjin dhe në korrik 2019 përballë gazetarëve e cilësoi si një “ligj në favor të oligarkëve”, që shkel Kushtetutë­n e vendit.

MOSBESIM PËRBALLË KLASËS POLITIKE

Liçaj vret mendjen gjithashtu se nga do të vijnë paratë për krejt projektin – në tërësi rreth 200 milion euro. “Shqipëria ndodhet në krizë. Bankat nuk kanë para për kredi. Nga duhet të vijë nëse jo nga tregtia e drogës?”, spekulon ai. Një kërkesë e taz mbi burimet e financimit mbeti pa përgjigje nga ana e zhvilluesi­t të projektit ‘ Fusha sh. p. k’.

Lidhja e ngushtë e elitës politike dhe ekonomike me mjediset e drogës është të paktën e vërtetuar nëpërmjet anekdotave. Një ministër i Brendshëm i qeverisë ‘ Rama’ u desh të lironte vendin, sepse një nga kushërinjt­ë e tij sipas vëzhgimeve të hetuesve italianë të antimafies drejtonte një rreth droge dhe përdorte madje makinën e ministrit për të zhvilluar dërgesa marijuanë. Pasardhësi i tij dha dorëheqje kur një gjysmëvëll­a i tij në Itali u dënua me burg për shkak të krimeve të drogës.

Mbrojtja e Teatrit në sytë e Neritan Liçajt është edhe një përpjekje për të ruajtur dinjitetin dhe të mbrohesh përballë një klase politike që konsideroh­et si e korruptuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania