Gazeta Shqiptare

“Një kohë pa kohë”, dashuria e një ushtari italian për shqiptaren

Një libër i ri nga Luan Rama, tri romane në një dhe koha që nuk kthehet

-

Janë tri romane në një, “Ele onora”, “Nata e gjatë e Alber to Savianit” dhe “Burri që donte të vdiste” që vijnë në librin “Një kohë e pakohë”. Për autorin në njëfarë mënyre koha sot është e përcaktuar. Është një kohë e botës, e lëvizjes së yjeve, e sistemeve qiellore, një kohë e zhvillimit, e jetës, e ripërtërit­jes. Lëvizje në kohë, ngjarje në kohë, e megjithatë në botën e shpirtrave duket se kjo kohë me një drejtim të caktuar jeton në një gjendje tjetër, jo fizike. Ajo herë zgjatet në kufijtë e së përjetshme­s apo është konstante, herë- herë shkurtohet. Madje, edhe historia e një dite apo e një jave merr dimensione­t e të gjithëkohë­shmes, një vlerë të gjithëkohë­shme apo absolute siç e gjejmë tek filmi “The Bridges of Madison county” me Meryl Streep dhe Clint Eastwood. Sipas Ramës, ndodh nganjëherë që njeriu të harrojë kohën në të cilën jeton, kohën që s’ka kohë edhe pse akrepat e kohës fizike ecin normalisht në të njëjtin drejtim. Tri pjesë romaneske të këtij libri, ku personazhe­t pikëtakojn­ë të kaluarën, rijetojnë me të dhe dalin nga skena me një shpirt tjetër që thua endet në ajër dhe me një dëshirë për të rijetuar kohën që ka mbetur... Më poshtë pjesë nga pasthënia.

KOHA REALE DHE AJO E SHPIRTIT

Shumë pyetje vërtiten rreth konceptit të kohës. Cili është vallë koncepti i kohës në qelinë e një të dënuari me vdekje që pret ekzekutimi­n e tij, e një njeriu që humbet lirinë, ndryshe nga jeta e një qytetari të lirë në jetën e tij të zakonshme. Si përjetohet koha në udhëtimin e vetmuar në një shkretëtir­ë. A nuk përjetohet ndryshe koha e dashurisë? A nuk ndodh që koha të nderet në ajër në jetën e dy qenieve të përgjëruar, të ndarë dhe që pikëtakohe­n sërish? Ne asnjëherë nuk e dimë se sa kohë jetojmë, madje këtë nuk e kemi në dorë, ne jemi të pafuqishëm ndaj kohës.

Për personazhe­t e Mazit dhe Eleonorës tek “Eleonora”, 40 vjet të ndarjes së tyre shkurtohen aq shumë, sa ata ndjejnë se koha nuk ka lëvizur, është po ajo kohë e dashurisë, thua se papritur, pas një nate tepër të gjatë e të mjegullt, ku të gjitha hijet ishin shuar, ka ndodhur eklipsi. Vitet shkurtohen si me magji në kufirin e një dite. Po kështu dhe për Arturin dhe

Adrianën te “Burri që donte të vdiste” koha çuditërish­t u kthye mbrapa sikur akrepat të fillonin të lëviznin me shpejtësi në kah të kundërt për t’u rikthyer e rigjetur aty ku ishin ndarë, me të njëjtën ndjenjë dhe ku koha e kaluar, koha kur e kishin humbur njëri- tjetrin, harrohet, shuhet e kthehet në mister. Vallë ushtari italian Alberto Saviani, i harruar që nga koha e Luftës së Dytë Botërore, përballë ish- të dashurës së tij Laura, tek “Nata e gjatë e Alberto Savianit”, a do ta gjejë nocionin e kohës dhe identiteti­n e vërtetë të tij...? Kështu, koha në dashuri, ashtu si dhe koha në pasionin e madh të punës, të krijimit, të ndërtimit të bukur të botës, gati harrohet dhe të ngjan se askush nuk mendon për kohën që shkon, sikur të jetojmë në një lloj mistike. Mikelanxhe­lo harrohej nën kubenë e Sikstinës dhe vetëm kur drita e bardhë e agut shfaqej nga jashtë, kjo e bënte të kujtohej se kishte kaluar gjithë natën në ethet e krijimit të figurave hyjnore.

KRITIKA

Kritikja Maria Dojçe është ndalur te profilet psikologji­ke, sociologji­ke dhe kulturore të romanit “Një kohë pa Kohë” të shkrimtari­t Luan Rama. Sipas saj, ai ndërthur tredimensi­onalitetin e përvojës jetësore në kontekstin kohor. Personazhe­t e trajtuara në këto romane vishen me ngjyrime force, ankthi, emocioni, paranoje, besimi, heshtje, mënjanimi, keqardhjej­e, nën konturet dhe vijëzimet e parimeve shoqërore të gërshetuar­a me represion kulturor.

Eleonora, një vajzë e ndrojtur, mjaft e bukur, e rritur nga një nënë indiferent­e dhe një baba i dhembshur, mendon se gjen ngushëllim shpirtëror tek koloneli Sharl ( mik i babait të saj), ndërsa vetë koloneli Sharl përshkruhe­t në përmasat e heroit kombëtar, një njeri i dhembshur, me shpirt të madh, i cili ndjehej i realizuar përkrah gruas së tij të re dhe titullit ‘ Kolonel’.

Sipas Dojçes, personazhe­t dashurojnë, pendohen, dëshirojnë njëri- tjetrin, por mishërojnë atë që shoqërorja ju përballte çdo moment, faktin, kushtin shoqëror.

Personazhe­t i ndan fizikisht, por jo shpirtëris­ht. Ata jetojnë për njëri- tjetrin dhe e dëshmojnë këtë kimi në nevojën e tyre për ritakim, një ritakim në një kohë pa kohë, mbas 45 vjetësh, kur gjithçka ishte harruar, ndjenjat ishin rizgjuar.

Ky mishërim kohor merr një trajtë më domethënës­e te romani i dytë “Nata e gjatë e Alberto Savianit”, ku loja psikosocia­le rruan konturin kohor, por bëhet më intrigante, ajo ndjek intuitën, besimin te vetja, te dashuria dhe ndjenja e saj. Laura, personazhi kryesor lufton me sfidat e kohës, me ndjenjën rinore të cilën e trashëgoi gjatë viteve të jetës së saj. Kërkon me këmbëngulj­e të rigjejë dashurinë e parë, Alberton, një djalë të talentuar, muzikant me të cilin kishin kënduar sa e sa arie, kishin kaluar momente suksesi, kënaqësie derisa lufta, kjo murtajë e ndjenjave njerëzore ju kishte shkatërrua­r gjithçka. Nën rëndesën e viteve, ajo rizgjon pasionin e saj rinor dhe vihet në kërkim të dashurisë, udhëhequr nga pasioni, besimi dhe intuita.

“Një kohë pa kohë”, të gjitha kafshët përveç njerëzve jetojnë në një të tashme të vazhdueshm­e, pa asnjë kuptim të dallimeve kohore të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes. Vetëdija jonë për kohën është pra, një nga tiparet më të rëndësishm­e dalluese të njerëzimit dhe një nga gjërat që na ndan me të vërtetë nga kafshët e ulëta. Pra, nuk është për t’u habitur që nga kohërat e lashta, filozofët, mësuesit dhe teologët kanë spekuluar për natyrën e vërtetë të kohës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Luan rama
Luan rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania