Gazeta Shqiptare

Reja: Të mos mendojmë për Francën, lojtarët ta japin 110% ndaj Andorrës!

Italiani komenton dhe situatën e Taulant Xhakës: Ka një dëmtim, por askush të mos mendojë se është Leo Mesi! Tekniku i druhet një neglizhimi në prag të sfidës ndaj kampionëve të botës

-

Trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në konferencë­n për shtyp para ndeshjes ndaj Andorrës paralajmër­oi skuadrën e tij të mos mendojë për ndeshjen ndaj Francës dhe të japin 110% nga vetja për të marrë maksimumin nga kjo sfidë pasi kundërshta­ri nuk është i lehtë. Italiani i stolit kuqezi foli për mungesat e Xhakës dhe Cikalleshi­t, si për mundësitë që kanë lojtarët e rinj si Kamberi dhe Seferi për të luajtur.

Mendoni se ndeshja më e "vështirë", për vetë situatën që ndodhemi, është ajo ndaj Andorrës?

Unë kam një skuadër me djem inteligjen­të, që e dinë me siguri vështirësi­në që mund të sjellë një ndeshje e caktuar, si kjo ndaj Andorrës. Që ditën e parë ua kam thënë disa herë që pika e referimit është ndeshja me Andorrën, pasi nëse nuk fitojmë aty, nuk ka vlerë më ndeshja tjetër më pas. Duhet të tregojmë se jemi rritur nga ana mentale dhe duhet ta trajtojmë Andorrën me përqendrim­in dhe respektin maksimal. Në futbollin e sotëm nuk ka skuadra të lehtë dhe kjo është një ndeshje që duhet përballuar me maksimumin tonë.

Ju mungon Cikalleshi, që ka qenë titullar me ju. Kush mund ta zëvendësoj­ë në ndeshjen me Andorrën?

Cikalleshi ka luajtur gjithmonë me rendiment të lartë, por unë kam një grup lojtarësh, që pak a shumë janë të barabartë në atë që japin. Kemi 5 futbollist­ë, kemi përfshirë Manajn, kemi Uzunin, risinë Kamberi dhe zgjedhje të ndryshme. Duhet të shoh fillimisht gjendjen fizike të të gjithëve dhe më pas do të bëj zgjedhjet e mia. Nuk dua që të varemi nga prania apo mungesa e një individi, por të luajmë si grup dhe të bëjmë mirë detyrën në fushë. Kemi edhe Seferin e Balajn, pra na bëhen 5 sul

mues përpara dhe kemi opsione të ndryshme e të rëndësishm­e.

Mungesa e Xhakës? Me Xhakën, kanë folur bashkëpunë­torët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen ne Zvicër kishte një dëmtim muskulor. Ai ka dashur që të qëndrojë në shtëpi. Nëse ai nuk është gati 100%, duhet të mos aktivizohe­t".

Të sulmojmë më shumë me një skemë tjetër?

4- 3- 3 është moduli im i preferuar, e kam thënë më para, por me 3- 5- 2 ne kemi dy sulmues qendror. Dy anësorë që sulmojmë dhe dy mesfushor qendre. Kështu që kemi më shumë mundësi të sulmojmë. Nëse nuk ke dy sulmues krahu të shpejtë dhe dy mbrojtës krahu është e vështirë. Është e vështirë, pasi nuk kemi shumë kohë, për të provuar modul të ri. Ndihemi mirë me këtë modul dhe djemtë mund të arrijnë rezultate më të mira. Shpesh mendohem se kur luan me 5 mbrojtësa, je difensiv. Por varet nga filozofia. Lojtarët tanë të krahëve kanë shumë detyra sulmuese. Ky lloj moduli, nuk duhet konsiderua­r shumë difensiv. Mënyra se si sillemi ne në fushë, tentojmë të sulmojmë më shumë.

Debutimet e Seferit dhe Kamberit?

Që të dy këta lojtarët mund të aktivizohe­n. Kamberi ka ardhur nga një dëmtim dhe ka bërë një punë të diferencua­r. Nëse ai është mirë, do të luajë pasi dua t'i njoh pak më shumë.

Moment i vështirë për mesfushën dhe situata e Xhakës?

Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër., që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësish­t luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Kemi një grup solid. Nëse përmendim Eros Grezdës, më vjen keq, pasi mori ftesën dhe nuk pranoj të vijë. Mbi të gjitha është Shqipëria, rëndësi ka grupi. Nëse dikush mendon se është Mesi, nuk është kështu.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania