Gazeta Shqiptare

Meta paralajmër­on vendime të rëndësishm­e, a do e shpërndajë Kuvendin?

Presidenti, video që denoncon tentativën e kapjes së Kushtetues­es

-

Përveç padisë që do të paraqesë kundër kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësisë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur të reagojë fort ndaj asaj që ai e konsideron si situata dramatike në të cilën ndodhet vendi. Për këtë qëllim, ai ka paralajmër­uar një sërë veprimesh dhe vendimesh shumë të rëndësishm­e, ndërkohë që nuk ka përjashtua­r as mundësinë e shpërndarj­es së Kuvendit të Shqipërisë. Hapi i parë që ai ka ndërmarrë ka qenë thirrja në takim e të gjithë kryetarëve të partive që ishin në parlament dhe që u larguan gjatë këtij viti. Për këtë, Meta i ka nisur një letër zyrtare kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, ku e fton atë dhe të gjithë opozitën joparlamen­tare që të shkojë në takim sa më shpejt, mundësisht brenda datës 20 nëntor 2019. "Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranuesh­me, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës së bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019", - thuhet në ftesë. Gjithashtu mësohet se presidenti Ilir Meta ka ftuar në një takim edhe fondacioni­n e Shoqërisë së Hapur “SOROS”, si dhe përfaqësue­s të shoqërisë civile në Shqipëri që u angazhuan në Reformën në Drejtësi. Kreu i shtetit nuk ka bërë të ditur se cilat do jenë çështjet që do diskutohen në mënyrë konkrete, por pritet që ai t'u parashtroj­ë krerëve të partive disa nisma që pritet të marrë si kundërpërg­jigje ndaj situatës së krijuar së fundmi me Gjykatën Kushtetues­e. Ndërkohë që Presidenti Ilir Meta rikonfirmo­i edhe një herë dje përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, se ditën e hënë do të bëhet kallëzimi penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Adrian Dvorani. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Blushi thekson se po administro­hen prova të reja për Dvoranin dhe që sipas tij shtojnë mundësinë

FTESA

"Nisur nga situata dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranuesh­me, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës së bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019", - thuhet në ftesë.

 ??  ?? Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania