Gazeta Shqiptare

Rudina Hajdari: Meta dhe Rama të ndalin sulmet kundër drejtësisë

-

Krahas

krerëve të partive parlamenta­re që u larguan nga Kuvendi, kreu i shtetit duket se ka nisur një seri takimesh edhe me deputetë të opozitës në Kuvend. Dhe takimin e parë ka zgjedhur ta bëjë me kryetaren e grupit parlamenta­r "demokrat", Rudina Hajdari. Nuk dihet me saktësi nëse ka qenë një takim i thirrur nga Presidenti apo një takim i kërkuar nga Hajdari, pasi ka qenë kjo e fundit që ka bërë të ditur takimin me Metën. Nëpërmjet një deklarate

Rudina Hajdari ka zbardhur bisedën e zhvilluar me presidenti­n, duke theksuar se i kishte kërkuar urgjentish­t që të ndalet lufta e shëmtuar politike kundër institucio­neve në drejtësi. "I kërkova kryetarit të shtetit,

Presidenti­t të Republikës dhe në vazhdim do ia kërkoj edhe kryeminist­rit e të gjithë faktorëve politikë që të ndalin urgjentish­t lojën e vjetër dhe të shëmtuar politike, e cila ka vënë në shënjestër institucio­net e drejtësisë me qëllim delegjitim­imin e tyre. Për 29 vite me radhë, kjo klasë politike i ka dobësuar e delegjitim­uar qëllimisht institucio­net, në mënyrë që i vetmi autoritet në vend të ishin kryetarët e dy apo tri partive. Prandaj për 29 vite Shqipëria ka parë shumë krim dhe aspak ndëshkim", - shkroi Hajdari. Më tej ajo thekson se kjo situatë duhet të marrë fund dhe vendin ta qeverisin institucio­net e forta dhe Kushtetuta. "Ka ardhur koha që kjo të marrë fund. Vendi, sot më shumë se kurrë, ka nevojë jo për burra që hiqen si të fortë para kamerave, por për institucio­ne të forta, të cilat japin drejtësi për të gjithë, të varfër apo të pasur, me apo pa pushtet. Ka ardhur koha që vendin ta qeverisin institucio­net, ligji dhe kushtetuta", - nënvizoi Hajdari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania