Gazeta Shqiptare

Shpërndarj­a e Kuvendit, Rama: Meta në anën e gabuar, më kujton Xhike Qamilin

PS teston votimin elektronik: Mund të zbatohet edhe për zgjedhjet parlamenta­re "Është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë"

-

Mazhoranca ka aku zuar sërish dje Pres identin e Republikës, Ilir Meta, si shkaktarin e kësaj krize të re institucio­nale që ka përfshirë vendin. Ashtu siç edhe theksoi edhe gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë, në momentin e votimit të rezolutës kundër kreut të shtetit, kryeminist­ri Edi Rama ka theksuar dje se ky konflikt është prodhuar në mënyrë artificial­e nga Meta. "Ky është një konflikt i radhës, i shkaktuar nga një i njëjti burim konflikti për të njëjtat arsye që dihen. Por unë nuk mendoj që ne duhet të përfshihem­i më tej në këtë konflikt dhe nuk mendoj që ky është një konflikt që mund të zgjidhet me beteja dhe me polemika në fushën e komunikimi­t. Unë nuk dua që ne të përfshihem­i në këtë konflikt si dy palë që japin e marrin bam e bum për çështje, të cilat nga njëra anë janë shumë të qarta dhe nga ana tjetër janë çështje që tanimë duhet t'u përkasin proceseve legjitime dhe ligjore", - tha kryeminist­ri Edi Rama pasi mori pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e delegatëve të Kongresit të PS- së, që do mbahet në fillim të vitit të ardhshëm. Nga ana tjetër, ai konfirmoi se e gjithë sjellja e mazhorancë­s sa i përket zgjedhjes së dy anëtarëve që i përkisnin Kuvendit, ashtu edhe për emërimin në mënyrë automatike për shkak të kalimit të afateve ligjore të Arta Vorpsit është bërë në koordinim dhe në dakordësi të plotë me partnerët ndërkombët­arë, ambasadën e SHBAve dhe atë të BE- së. Ndërkohë, duke e konsiderua­r mazhorancë­n që ai drejton se është në anën e duhur së bashku me partnerët ndërkombët­arë, Rama tha se kreu i shtetit ka zgjedhur që të jetë në anën e gabuar. "Gjithçka që ne mund të bënim nga ana jonë, e bëmë, dhe përsëris e kemi bërë të linjëzuar 100% me ata që janë mbështetës­it dhe garantët e reformës në drejtësi, partnerët tanë, SHBA- të dhe BE- ja. Është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa fatkeqësis­ht, Ilir Meta është edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë", - tha Rama. Ai gjithashtu ironizoi edhe deklaratën e kreut të shtetit për mundësinë e shpërndarj­es së Kuvendit. Rama i krahasoi deklaratat e tij me ato të Haxhi Qamilit më shumë se 1 shekull më parë. "Më kujton atë që ju kam thënë më parë, xhike Qamilin, që thoshte sa të kem këtë

e atë katund, nuk pyes për Francën dhe Anglinë", - u shpreh Rama. Ndërkohë që nga ana tjetër, ai theksoi se si pjesë edhe të luftës kundër atyre që duan të pengojnë zbatimin e reformës në drejtësi, qeveria brenda pak ditësh do bëjë publik ligjin special kundër krimit të organizuar dhe ' KÇK'- së ( Kap Ç'të Kapësh). "Njerëzit duan të tjera gjëra dhe unë dua që njerëzve t'u japim gjërat që ata duan, duke filluar nga data 25 nëntor kur do të prezantoj platformën kundër ' KÇK', e cila nuk do të jetë një program, por do të jetë një paketë e tërë ligjore, mbi bazën e një ligji special kundër krimit të organizuar dhe të gjithë atyre që kanë kryer vrasje, kanë kryer akte të rënda, përfshirje në trafiqe e kështu me radhë, për të cilët ka ardhur koha të japin disa llogari të pambyllura. Për më tepër, sigurisht do t'ju jepet mundësia të mësoni kur të publikohet edhe ligji special, që do të çelë siparin e një lufte të panjohur më parë në territorin e Republikës Shqipërisë kundër krimit të organizuar dhe atyre eksponentë­ve të krimit, që deri më sot ia kanë dalë të përdorin dhe të kenë në dispozicio­n pasuri të paligjshme", - u shpreh kryeminist­ri Rama. Ndërsa duke folur për zgjedhjet në

NDËRKOMBËT­ARËT

"Gjithçka që ne mund të bënim nga ana jonë, ne e bëmë, dhe përsëris, e kemi bërë të linjëzuar 100% me ata që janë mbështetës­it dhe garantët e reformës në drejtësi, partnerët tanë, SHBA- të dhe BE- ja. Është një tjetër rast kur ne jemi në anën e duhur të historisë, ndërsa fatkeqësis­ht, Ilir Meta është edhe një herë tjetër në anën e gabuar të historisë".

PS, ai theksoi se u testua me sukses procesi i votimit elektronik në një nga qendrat e votimit të ngritura në selinë rozë, çka sipas tij jep shpresat që ky proces të aplikohet edhe në zgjedhjet e përgjithsh­me. "Na ka rezultuar i mundshëm. Natyrisht, për ta shtrirë në të gjithë Shqipërinë, do të duhej ta kishim pilotuar që në zgjedhjet që shkuan, por ju e dini historinë e zgjedhjeve që shkuan. Kështu që mbetet për t'u parë në të ardhmen. Por është absolutish­t një votim i mundshëm. Nuk është ' online' siç e dini, është ' offline', është mekanik dhe është i papenetrue­shëm nga forcat e errëta", - tha Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i PS- së, Edi Rama, duke votuar dje në mënyrë elektronik­e
Kryetari i PS- së, Edi Rama, duke votuar dje në mënyrë elektronik­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania