Gazeta Shqiptare

PS zgjedh kongresin e ri, Balla: Votuan 77 mijë anëtarë

-

Socialistë­t

kanë votuar dje për të zgjedhur 706 delegatët e rinj të Kongresit të Partisë Socialiste, që do mbajë punimet në shkurt të vitit të ardhshëm, duke përmbyllur kështu fazën e parë të riorganizi­mit të kësaj force politike. Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë PS- ja, në votime morën pjesë afro 76 mijë anëtarë të PS- së, të cilët votuan në mënyrën tradiciona­le dhe rreth

1 mijë të tjerë elektronik­isht. Në një dalje për mediat dje në mbrëmje, sekretari i përgjithsh­ëm i PS- së, Taulant balla bëri të ditur se procesi i votimit kishte ecur normalisht dhe nuk ishin hasur problemati­ka. "Partia Socialiste është një shkollë e funksionim­it demokratik dhe këtë e ridëshmoi sot edhe ky proces shumë cilësor. Sot përmbyllëm fazën e parë të kalendarit tonë politik të brendshëm të procesit zgjedhor të nivelit të parë të strukturës sonë organizati­ve, qoftë në riformatim­in e organizata­ve dhe aplikimin e bashkëdrej­timit të Organizata­ve Socialiste, qoftë në zgjedhje, gjatë ditës së sotme, sipas parimit ' një anëtar, një votë' të 706 delegatëve në Kongresin e PS- së të shkurtit 2020. 76.068 anëtarë të Partisë Socialiste morën pjesën përmes votimi tradiciona­l, në një nga ushtrimet më të rëndësishm­e jo vetëm për demokracin­ë tonë të brendshme, por edhe për të gjithë sistemin politik shqiptar", - tha Balla. Ai theksoi se ky proces pati si risi të tij pikërisht votimin ' online' në një qendër votimi dhe faktin që kongresi do të ketë një përfaqësim të barabartë mes burrave dhe grave. "Dua të veçoj gjatë ditës së sotme dy risitë që shënoi ky proces zgjedhor me testimin për herë të parë të votimit elektronik në njësinë nr. 8 të Tiranës, nga 989 anëtarë dhe 100 anëtarë të tjerë që votuan ' online', Partia Socialiste tregoi se nuk është jo vetëm partia më e madhe dhe më e organizuar, por edhe partia më moderne në Shqipëri. Barazia gjinore mori tjetër inkurajim në këtë proces, pasi 47% e kandidatëv­e për delegatë të Kongresit të PS- së ishin gra dhe vajza. E dimë të gjithë se procesi i këtyre zgjedhjeve në parti ka një rëndësi të veçantë për ecurinë e gjysmës së dytë të këtij mandati dhe për betejën për rinovimin e mandatit të socialistë­ve si shumicë qeverisëse në qershor 2021", - tha Balla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania