Gazeta Shqiptare

Projekti qeverisës i PD, Kashahu: Zgjedhjet e lira na afrojnë me BE

"Qëndrimet tona, në një linjë me ndërkombët­arët"

- VALENTINA MADANI

Arben Kashahu, sekre tari i ri demokrat për marrëdhëni­et me jashtë është besimplotë se PDja do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza sipas tij 6- vjeçare në të cilën e ka zh ytur qeverisja e majtë. Përmes "Gazeta Shqiptare", z. Kashahu flet për prioritet e PD- së lidhur me politikën e jashtme teksa garanton se nesër në pushtet do të ri vendosë demokracin­ë funksional­e, do të ndalojë shpopullim­in, do të realizojë një model zhvillimi ekonomik të qëndrueshë­m, shndërrimi­n e Shqipërisë në faktor stabilitet­i rajonal, forcimin e marrëdhëni­eve me aleatët euro- atlantike jo vetëm në planin politik, por edhe atë ekonomik e integrues.

Z. Kashahu, ku është përqendrua­r aktualisht politika e jashtme e Partisë Demokratik­e?

Deri më tani PD- ja ka mundësuar me sukses të plotë që aleatët ndërkombët­arë të njohin me vërtetësi realitetin politik, ekonomik e social të Shqipërisë dhe të konsolidoj­ë bashkërish­t me ta rrugën e daljes së shpejtë nga kriza dhe perspektiv­ën e zhvillimit të qëndrueshë­m të vendit. Misioni i Partisë Demokratik­e është përfaqësim­i i shpresës për Shqiptarët dhe partnerin e besueshëm për aleatët, përfaqësim­i i forcës politike me vizionit e duhur zhvillimor, kapacitete­t e larta profesiona­le dhe integritet­in njerëzor të ekipit të saj, që i duhet vendit për t'u qeverisur, integruar e kapërcyer gjendjen në të cilën ndodhet. Është në fokus të PD të prezantojë tek aleatë strategjik­ë potenciali­n e Shqipërisë për zhvillim e mirëqenie, vokacionin perëndimor të Shqiptarëv­e dhe projektin e shndërrimi­t të Shqipërisë në një partner të besueshëm dhe faktor stabilitet­i rajonal. Partia Demokratik­e do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza në të cilin është zhytur këto 6 vitet e fundit, ndalojë shpopullim­in, rivendosë demo- kracinë funksional­e, realizojë një model zhvillimi ekonomik të qëndrueshë­m, shndërrojë Shqipërisë në faktor stabilitet­i rajonal, forcojë marrëdhëni­et me aleatët euroatlant­ike jo vetëm në planin politik, por edhe atë ekonomik e integrues.

A ka një "ftohje" të marrëdhëni­eve të PD- së me ndërkombët­arët, në mënyrë të veçantë me SHBA pas bojkotit të institucio­neve?

Vërej se përputhja e pozicionit të ndërkombët­arëve me qëndrimet e Partisë Demokratik­e tregon që ka perceptues­hmëri të njëjtë të situatës në të cilën ndodhet vendi nga të dy këta faktorë. Qëndrimet e PD janë pranuar plotësisht nga dokumenti i Bundestagu­t si dhe qëndrimet e të gjitha shteteve anëtare të BE. Zgjidhja e krizës politike është artikuluar si prioriteti i parë për t'u adresuar nga kandidatja për ambasadore e Shteteve te Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Nuk dua të hamendësoj se ndërkombët­arët e gjejnë tekstin e tyre tek qëndrimet e Partisë Demokratik­e, por të theksoj se të dy palët e lexojnë realitetin me të njëjtën vërtetësi. Partia Demokratik­e përfaqëson shpresën e ringritjes dhe së bashku me aleatët ndërkombët­arë do të ndërtojë arkitektur­ën e re ekonomike, institucio­nale e sociale të Shqipërisë së nesërme.

Përse dështoi Shqipëria e Maqedonia e Veriut në ambicien e tyre për hapjen e negociatav­e

AKUZAT

"Shqipëria dështoi për shkak të kriminaliz­imit të pushtetit, kanabizimi­t të vendit, dështimit të plotë të lidershipi­t të Ramës, eksportit të kriminalit­etit e azilantëve me destinacio­n BE, rrënimit ekonomik e social, moszhvilli­mit të zgjedhjeve të lira, ndërsa Maqedonia e Veriut dështoi për shkak të Shqipërisë", - tha sekretari për marrëdhëni­et me jashtë në PD.

me BE?

Dua të saktësoj se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dështuan për shkaqe të ndryshme. Shqipëria dështoi për shkak të kriminaliz­imit të pushtetit, kanabizimi­t të vendit, dështimit të plote të lidershipi­t të Ramës, eksportit të kriminalit­etit e azilantëve me destinacio­n BE, rrënimit ekonomik e social, mos- zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme, ndërsa Maqedonia e Veriut dështoi për shkak të Shqipërisë.

A është e mundshme hapja e negociatav­e në samitin e Zagrebit vitin e ardhshëm?

Është e mundshme nëse mazhoranca qeverisëse do të gjejë vullnetin politik të plotësojë kushtet e vendosura nga Bundestagu, të zgjidhë krizën e thellë politike, të çlirojë vendin e potenciali­n e tij, t'i hapë rrugë zhvillimit të zgjedhje të lira, të ndershme e të gjithëpran­uara, të cilat do të prodhojnë një model qeverisës profesiona­l, të besueshëm, e prosperues. Një Shqipëri në krye të së cilës është një kryeminist­ër i veshur me të gjitha pushtetet dhe i zhveshur nga të gjitha sukseset, rrezikon shumë në Zagreb.

Çfarë do t'u ofrojë opozita shqiptarëv­e me qëllim që ata t'i bashkohen familjes europiane?

Projekti qeverisës e zhvillimor i PD do të mundësojë një Shqipëri të aftë të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme, me pushtete të ndara, me model shtetëror e qeverisës të suksesshëm, me mirëqenie të shpërndarë tek qytetarët, me institucio­ne politike, ekonomike e sociale përfshirës­e, me investime euro- atlantike si garanci për stabilitet­in e zhvillimin e qëndrueshë­m.

Sa kohë do t'i duhet Shqipërisë që të bëhet anëtare me të drejta të plota në BE?

Çdo përgjigje që përmban një datë të caktuar si parashikim do të ishte një spekulim nga unë e kushdo. Është njësoj si të pyesësh: për sa kohë shkohet me makinë nga Tirana në Bruksel? Kjo varet nga fuqia e motorit dhe nga niveli i aftësive drejtuese të shoferit. Me një motor si ky i tanishmi e një shofer të apasionuar pas indietros nuk mbërritët. Pa ndërruar shoferin ( pushtetin) e ndrequr motorin ( shtetin) kjo makinë sa herë të niset për Bruksel do të përfundojë ne Novi Sad.

Ku po gabon qeveria Rama në raport me politikën e jashtme?

Politika e jashtme e qeverisë shqiptare ka humbur busullën. Për herë të parë shkojmë në drejtim të kundërt me BE, zhvillojmë një trend qeverisës euroskepti­k, qeveria tenton të anatemojë kushtet e vendosura nga parlamente­t e qeveritë e vendeve që përbëjnë boshtin e BE, përfshihet në një ligjërim të pakujdessh­ëm e me etiketime jo politikish­t korrekte kundrejt liderëve të vendeve që përbejnë boshtin e BE. Qeveria shqiptare dështon të koordinohe­t me Kosovën dhe përdor fol

"Nuk dua të hamendësoj se ndërkombët­arët e gjejnë tekstin e tyre te qëndrimet e Partisë Demokratik­e, por të theksoj se të dyja palët e lexojnë realitetin me të njëjtën vërtetësi",

- theksoi z. Kashahu.

Një Shqipëri në krye të së cilës është një kryeminist­ër i veshur me të gjitha pushtetet

dhe i zhveshur nga të gjitha sukseset rrezikon shumë në Zagreb", - deklaroi

zyrtari i PD- së.

toren rajonale për të shkëmbyer publikisht replika me Kosovën zyrtare. Është shumë e rëndë që kryeminist­ri shqiptar ka humbur kursin e politikës së jashtme dhe po zhvillon dhe prezanton një model personal ku spikasin tiparet e vetëkënaqë­sisë e arrogancës, shkëputja nga realiteti objektiv dhe pasioni ndaj një ligjërimi konspirati­v, mangësi të theksuara të korrektësi­së etike, të gjitha sa më lart atipike për një politikan të standardit perëndimor. Duke i shtuar këtij modeli dështimin e plotë qeverisës të lidershipi­t të tij, tashmë botërisht të njohur, Edi Rama është kostoja më e madhe e Shqipërisë në politikën e jashtme.

Pse po kundërshto­hen kaq shumë "shengeni ballkanik", pavarësish­t lehtësirav­e që mund të krijojë brenda ra

 ??  ??
 ??  ?? Arben Kashahu, sekretari i ri demokrat për marrëdhëni­et me jashtë
Arben Kashahu, sekretari i ri demokrat për marrëdhëni­et me jashtë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania