Gazeta Shqiptare

Basha: Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë, Dvorani simboli i korrupsion­it

Kreu i opozitës u shpreh se gjysma e qeverisë duhet çuar për ndjekje penale "Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët"

-

jonit? Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar se do t'i shkojë deri në fund idesë për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në Ballkan...

Partia Demokratik­e ka udhëhequr vendin drejt proceseve më të rëndësishm­e madje do të thosha jetikë integruese, siç është anëtarësim­i në NATO dhe hapat e suksesshëm drejt BE, si dhe ka fuqizuar rolin e Shqipërisë si faktor stabilitet­i në rajon. PD është plotësisht mbështetës­e e çdo nisme, e cila prodhon kohezion rajonal, forcim të stabilitet­it e prosperite­tit të rajonit, zhvillim të konektivit­etit njerëzor dhe ekonomik e tregtar të vendeve të rajonit. Në mënyrë që një nismë të prodhojë efektet sa më lart duhet të parashtroh­et mbi një platformë, fisibilite­ti i të cilës të jetë i mirëstudiu­ar, pranueshmë­ria të jetë diskutuar paraprakis­ht me vendet pjesëmarrë­se, të mbështetet unanimisht, e të përcjellë për qytetarët e rajonit mesazhin e kohezionit ekonomik e social. Ndërkohë nisma që ju përmendni, që në ditën e pare, solli një ndarje të zëshme publike midis Shqipërisë e

Kosovës, Kosovës e Serbisë, Malit të Zi e vendeve të tjera të përfshira në nismë, e si e tillë nuk përcolli për qytetarët e rajonit mesazhin e mirëkuptim­it në rritje të shteteve të rajonit me njëri tjetrin, nuk solli përmbajtje pozitive në qëndrimet publike të liderëve të rajonit, duke e bërë kështu një nismë me target e objektiva të paqarta e të pashpjegua­ra publikisht. Duhet bërë shumë kujdes me përgatitje­n e nismave të tilla në Ballkan e sidomos me komunikimi­n politik drejtuar publikut rajonal. Ballkani perëndimor nuk është një rajon homogjen, e ndjenjat nacionalis­te vazhdojnë të mbeten një realitet. Shpejtësia në lancimin e kësaj nisme, prezantimi i saj siç rezultoi i pambështet­ur nga gjysma e vendeve për të cilët u hartua, gjuha politike anti- BE e përdorur në konferencë­n e përbashkët për shtyp, përdorja e podiumit të kësaj nisme për të sulmuar Kosovën e liderët e saj si të pa- aftë të kuptojnë sa vizionare është kjo nismë, nuk i shërben qëllimit që nismat rajonale në Ballkanin Perëndimor duhet të targetojnë.

Krahas kreut të shtetit, edhe opozita ka hedhur dje akuza të forta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Nga Devolli, ku vijoi turin "Rrugëtimi për Shqipërinë", në një takim me fermerë të kësaj zone, kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, u shpreh se Dvorani është simboli i korrupsion­it dhe kapjes së shtetit. Ai akuzoi gjithashtu kryeminist­rin Rama se nëpërmjet mekanizmav­e të tij po kërkon të emërojë gjyqtarë dhe të kapë sistemin e drejtësisë. "Edi Rama e ka jetike kapjen e drejtësisë, të bllokojë reformën në drejtësi, duke caktuar prokurorë si kukulla, gjyqtarë në Gjykatë Kushtetues­e. Njësoj siç paracakton tenderat, paracakton edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetues­e, pa garë, ata që do Ardian Dvorani, simboli i korrupsion­it dhe i kapjes së shtetit, vegla dhe masha e Edi Ramës, që nuk do të lërë institucio­n pa kapur, sepse ai e ka jetike t'i kapë institucio­net", - tha kryetari i opozitës, Lulzim Basha, lidhur me çështjen e krizës së emërimeve në Gjykatën Kushtetues­e. "Ndaj - theksoi ai - kreu i qeverisë kërkon që të kapë drejtësinë për të siguruar që do t'i shpëtojë drejtësisë nesër për të gjitha ato që ka bërë gjatë qeverisjes së tij në kundërshti­m me ligjin". "Në qoftë se institucio­net funksionoj­në, i pari që duhet të shkojë për ndjekje penale, për dhjetëra vepra penale është Edi Rama dhe gjysma e kabinetit dhe ish- kabinetit të tij qeveritar", tha Basha. Më tej ai u shpreh se zgjidhja e vetme për këtë situatë janë zgjedhjet dhe kthimi i legjitimit­etit të parlamenti­t. "Fuqia është te njerëzit. Të gjithë bashkë të respektojm­ë vlerën e votës në demokraci, me gjithë vështirësi­të dhe problemet që e ka çuar një palo kryeminist­ër. Nëse njerëzit bashkohen dhe janë të vendosur ta ndryshojnë, asgjë nuk na pengon. As krimineli më i keq, as ryshfeti më i madh nuk jua blen dot bukën e fëmijëve për katër vite, nuk jua blen dot dinjitetin për katër vite, nuk ju skllavëron dot nëse kuptojmë vlerën e votës", - tha Basha. Ai theksoi se e gjithë bota e ka parë se ky parlament është pjellë e krimit dhe korrupsion­it. "Ndaj - u shpreh ai - opozita u largua nga ai parlament jo për të ikur nga politika, por për t'u dhënë mundësi qytetarëve që të zgjedhim një parlament të qytetarëve, që vjen nga vota e qytetarëve". "Vota juaj të ndikohet jo nga përrallat e mashtrimet që u zbuluan njëra pas tjetrës, nga shëndetësi­a falas, te legalizime­t falas dhe të gjitha ishin gënjeshtra që një kalçeto maskarenjs­h të kapnin pushtetin, por nga platforma politike, e cila ju ndihmon, të cilën do e votoni me votë", - tha Basha në bashkëbise­dim të hapur me fermerët e Devollit. Më tej, ai u shpreh se Rama e ktheu vjedhjen në art si qëllimin e vetëm të qeverisjes së tij. Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, solli në vëmendje nga Devolli situatën, sipas tij, tronditëse në të cilën gjendet ekonomia e vendit dhe korrupsion­in e qeverisë, të cilin ai theksoi se Edi Rama mundohet ta fshehë me propagandë të paguar nga taksat e shqiptarëv­e. "Të gjitha paratë e taksave tuaja i devijon dhe i bën rrush e kumbulla me të ashtuquajt­urat koncesione e PPP, që në fakt janë emra të sajuar, sepse bëhet fjalë për vjedhje të pastra. E shihni si heshtin disa prej mediave kryesore të vendit? Duhet t'ua fikim ekranet dhe të mos i shikoni fare se kanë vetëm një detyrë, t'ju helmojnë mendjen, t'ju mbysin me propagandë, t'ju mbysin me shfaqje të shëmtuara, ndërkohë që ata vetë financohen me paratë që ju vidhen juve nga Edi Rama. Askush nuk flet për këtë. Jemi të tretët në botë për korrupsion. Si erdhëm këtu? Kush na solli këtu? Ju e sollët? Opozita? Sigurisht, e solli një njeri i vetëm, i cili e ktheu vjedhjen në art, në qëllimin e vetëm të qeverisë së tij", - tha Basha. Kryetari i opozitës theksoi se dhjetëra milionë euro janë zhdukur pa lënë gjurmë. "Shikoni Korporatën e Investimev­e, korporatën e hajdutëris­ë që është bërë për t'u marrë pronat shqiptarëv­e, pasuritë publike të shqiptarëv­e, për t'ua dorëzuar 3- 4 miqve të Edi Ramës. Shikoni tenderat që janë pa konkurrenc­ë, sepse janë paracaktua­r ata që do t'i fitojnë me çmimin maksimal dhe mbasi i marrin me çmimin maksimal, e rrisin edhe më shumë vlerën e kontratës. Kush paguan? Ju paguani. Shqiptarët paguajnë", - tha Basha.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania