Gazeta Shqiptare

Ish- të përndjekur­it, pagesa për këstin e tretë për 300 trashëgimt­arë

Publikohet lista me dokumentet që duhet të plotësojnë përfituesi­t Financat publikojnë dokumentet që duhet të dorëzojnë ish- të persekutua­rit

-

Trashëgimt­arët e ish- të dënuarve politikë, fëmijët dhe nipërit duhet të plotësojnë dokumentet brenda muajit për të marrë dëmshpërbl­imin në momentin që Ministra e Financave do të çelë fondin për pagesa.

Rreth 300 trashëgimt­arë ligjorë të ish- të dënuarve politikë duhet të plotësojnë dokumentac­ion në bazë të kategorisë ku përfshihen sipas përcaktime­ve ligjore për të marrë këstin e tretë. Përfituesi­t kanë edhe 2 javë kohë për të dorëzuar dokumentet pranë Drejtorisë së Pagesave. Ministria e Financave bën të ditur se çdo trashëgimt­ar ligjor, që është listuar në një prej kategorive për dëmshpërbl­imin e ish- të përndjekur­ve politikë duhet të postojë dokumentac­ionin e kërkuar.

DOKUMENTET

Të gjithë trashëgimt­arët e ish- të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërbl­imit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshm­e. Kur kemi ndryshim të identiteti­t, ( emër/ mbiemër), apo në rastet kur në certifikat­ë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimi­së apo prokurës, kartës së identiteti­t dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet, emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikat­ën e lëshuar nga gjendja civile. Në rast se ka transkript­ime të gabuara gjatë kohës nga një certifikat­ë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikat­ës, apo edhe të një vërtetimi të veçantë, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutime­ve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutime­ve kapitale pa gjyq është i domosdoshë­m një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikat­ë negative e lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuar­i është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikat­ë negative”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania