Gazeta Shqiptare

Bankat mbështesin SME- të, kreditimi rritet me 15.5%

Raporti i Bankës së Shqipërisë: Huadhënia për biznesin u rrit me 8.2% në muajin shtator Kredia për biznesin u rrit me 8.7 mld në tre muaj

-

segment i ekonomisë më pak i kredituar, por me potencial për zhvillimin ekonomik në të ardhmen. Zhvillimet sektoriale në portofolin e kredisë tregojnë për një përmirësim të ritmeve të rritjes në të gjithë sektorët e ekonomisë, përveç atij bujqësor.

INDIVIDËT

Kredia për individë ka vijuar të shënojë norma të qëndrueshm­e rritjeje në tremujorin e tretë të vitit. Zgjerimi i këtij portofoli mbështetet nga rritja e kërkesës dhe lehtësimi i vazhdueshë­m i kushteve të kreditimit në këtë segment, duke u reflektuar si në ecurinë e kredisë hipotekare, ashtu edhe në atë konsumator­e. Zhvillimet në terma të monedhës rikonfirmo­jnë orientimin e kërkesës së individëve për financim drejt monedhës vendëse. Normat e interesit për kreditë e reja në lekë kanë vijuar të ulen më tej për bizneset, diktuar nga reduktimi i normave për kreditë për likuiditet. Balanca e kushteve joçmim të kredive për bizneset ka mbetur e pandryshua­r në këtë tremujor. Për individët, normat e interesit kanë qëndruar në të njëjtat nivele mesatare të vërejtura gjatë gjysmës së parë të vitit, kurse kushtet dhe termat joçmim kanë rezultuar me një shtrëngim të lehtë këtë tremujor. Në përgjithës­i, riaktivizi­mi i bankave në kreditim pas procesit të ristruktur­imit të sistemit vitin e fundit po reflektohe­t në rritje të konkurrenc­ës në sistemin bankar dhe në reduktim të marzheve të interesit. Aktiviteti kreditues në rajonin e EQJL- së shfaq rritje relativish­t të qëndrueshm­e, por ende në nivele të moderuara. Zgjerimi i portofolit të kredisë për sektorin privat vijon të udhëhiqet nga vendet e Evropës Qendrore, duke thelluar më tej segmentimi­n gjeografik në rajonin e gjerë të EQJL- së. Kredia për biznese shfaqet relativish­t e luhatshme, ku ciklet e përshpejti­mit dhe ngadalësim­it të kredisë për këtë segment janë të shpeshta dhe relativish­t afatshkurt­ra. Kredia për individë shfaq rritje më të njëtrajtsh­me, qoftë në terma gjeografik­ë, ashtu edhe si sjellje në kohë.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania