Gazeta Shqiptare

Në 663 kontrolle të kryera, janë konstatuar 128 shkelje tatimore

-

Drejtoria

e Përgjithsh­me e Tatimeve ka publikuar bilancin e realizuar gjatë javës së 11- 15 nëntorit, duke konstatuar 663 kontrolle të kryera. Në këto kontrolle, sipas njoftimit, kanë rezultuar 128 shkelje të legjislaci­onit tatimor nga ku numërohen 15 subjekte të paregjistr­uara. Sipas DPT- së, janë penalizuar 20 tatimpague­s për shkeljen e moslëshimi­t të kuponit tatimor si dhe 24 tatimpague­s me punonjës të padeklarua­r, nga të cilët 21 subjekte ishin “biznes i vogël” dhe subjekte “biznes i madh”. Veç tyre, janë konstatuar 4 tatimpague­s, të cilët nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale, 11 tjerë që nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune si dhe 23 tatimpague­s dispononin mallra pa dokumentac­ion tatimor. Në zbatim të Planit kundër Informalit­etit, Administra­ta Tatimore njoftoi se ka vijuar fushatën ndërgjegjë­suese për deklarimin real të pagave, ndërsa vazhdon verifikimi në terren për punonjës të paregjistr­uar, specifikis­ht në sektorë të identifiku­ar me risk si ndërtimi, ‘ call center’ dhe ‘ fasoneri’. Nga analiza e riskut mbi nivelin e pagave u identifiku­an 7200 punëdhënës që nëndeklaro­jnë pagat e punonjësve të disa profesione­ve të mirëpaguar­a dhe 13400 individë që ndikohen nga kjo, edhe për të ardhmen e tyre ( vlera e pensionit). Administra­ta Tatimore ka komunikuar në mënyrë të personaliz­uar me tatimpague­sit punëdhënës dhe vetë individët e nënpaguar, për t’i ndërgjegjë­suar mbi rëndës

NJOFTIM SHPALLJE ANKANDI

inë e deklarimit korrekt dhe të vetëkorrig­jimit. Qëllimi i Administra­tës Tatimore është të komunikojë te punëmarrës­it përfitimet që kanë nga deklarimi korrekt i pagës së tyre dhe të ndërgjegjë­sojë punëdhënës­it se mosdeklari­mi i pagës reale përbën shkelje dhe dënohet sipas legjislaci­onit tatimor. Administra­ta Tatimore nxit të gjithë tatimpague­sit të vetëdeklar­ojnë në mënyrë korrekte e në respektim të ligjit, duke siguruar monitorim në vazhdimësi të deklarimev­e dhe ndryshimev­e që reflektohe­n në përmbushje. Për çdo parregulls­i, për të cilën nuk janë ndërmarrë veprime vetëkorrig­juese do të vijojnë masat që parashikon ligji. Plani kundër Informalit­etit synon së pari ndërgjegjë­simin e të gjithëve, se respektimi i ligjit është detyrim i njëjtë për të gjithë dhe në të mirën e përbashkët, thuhet në njoftimin e Tatimeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania