Gazeta Shqiptare

1 milion euro për një dimër, goditet banda e "skifterëve" shqiptarë në Itali, 6 në pranga

Operacioni, përgjimet zbuluan grupin kriminal që plaçkiste vilat natën Dhjetëra vjedhje janë shënuar në provincat e Frosinones, Ravennas, Perugias, Bolognas, Modenas dhe Reggio Emilias

-

Goditet një bandë sh qiptarësh në Itali, e specializu­ar në vjedhjen e vilave. Mediat italiane shkruajnë se është realizuar operacioni "Massa San Giuliano" nga Policia italiane e Shtetit. Janë gjashtë persona të arrestuar dhe nëntë që po ndiqen në gjendje të lirë. Ata akuzohen se kanë kryer dhjetëra vjedhje në veri dhe në qendër të Italisë. Masat paraprake të lëshuara nga Prokuroria pranë Gjykatës së Spoletos, në bashkëpuni­m me magjistrat­urën hetuese të të njëjtit qytet të Umbrias dhe atë të Romës, u kryen në zonat e Ponte di Nona dhe Tor Bella Monaca, ku organizata kriminale kishte bazat operaciona­le. Personat nën hetim dhe të arrestuar, të gjithë me origjinë nga Shqipëria, hynin në aksion sidomos gjatë orëve të mbrëmjes dhe të natës dhe nga Roma spostohesh­in në qytetet e qendrës dhe të veriut të Italisë për të kryer grabitjet e shumta. Krimet kryheshin madje edhe kur njerëzit ishin në shtëpi dhe në disa raste, përveç parave dhe sendeve të çmuara, hajdutët vidhnin edhe çelësat e makinave, të cilat më pas i përdornin për të lëvizur dhe për të kryer vjedhjet pasuese. Dhjetëra vjedhje nga grupi janë shënuar në provincat e Frosinones, Ravennas, Perugias, Bolognas, Modenas dhe Reggio Emilias. Sipas hetuesve, banda kishte lidhje edhe me grupe të ndryshme që veprojnë në qytete të tjera në Itali si: Milano, Venecia, Vicenza dhe Ascoli. Për këtë grup, oficerët e komisariat­it ' Aurelio' filluan të hetojnë rreth një vit më parë, kur disa nga personat e arrestuar dje u kapën duke operuar me "një ndërrim makine", pasi kishin kryer një vjedhje në Komunat e Trevignano dhe Braciano. Në atë episod të dyshuarit arritën të shpëtonin. Me ndihmën e përgjimeve dhe ndjekjen në të gjithë territorin, u verifikua ekzistenca e një grupi të strukturua­r të profesioni­stëve të vërtetë, të cilët mburreshin se fitonin në vetëm një dimër në Itali më shumë se një milion euro. Keqbërësit, për të shpëtuar nga policia dhe për të shmangur zbulimin ose nd

jekjen, gjithnjë merrnin masa, duke përfshirë pezullimin e veprimtari­ve kriminale dhe kthimin në vendin e origjinës për të qetësuar ujërat.

Në dy raste, kriminelët të zbuluar nga forcat e policisë, goditën pikat e kontrollit në Perugia dhe Frosinone, duke bërë që agjentët të karamboloh­eshin dhe të sh

katërronin makinat. Makinat e vjedhura, të gjitha me cilindrat të madh fshiheshin më pas në vende më të distancuar­a nga kryeqyteti, siç është parkimi i një spitali ose në garazhe private. Me bashkëpuni­min e një rrjeti të dendur mbështetës­ish, fshiheshin në terrene të ndryshme sendet e vjedhura, dritat, skanerët, celularët

e kompletuar me karta, si dhe pajisjet për kryerjen e vjedhjes. Për të përgatitur goditjet, grupi përdorte celularë ' citofonë', pra me një trafik jashtëzako­nisht të kufizuar, kryesisht të regjistrua­r tek qytetarët kinezë që banojnë në provincën e Napolit.

Hetimet çuan në sekuestrim­in e një duzine makinash "Audi" të vjedhura dhe mallra si orë ' Rolex', ' Cartier', ' Guci' dhe marka të tjera prestigjio­ze, shumë bizhuteri ari, diamante dhe xhevahire të tjera të çmuara, si dhe çanta dhe objekte me vlerë që u përdorën nga partneret e të arrestuarv­e.

T. N. 26 vjeç, G. E., 29 vjeç dhe N. E. 24 vjeç janë disa nga të akuzuarit të gjithë shqiptarë. Pak orë para operacioni­t, grupi kishte kryer një vjedhje në një qendër të vogël të Frosinones dhe ishin larguar duke vjedhur një "Volkswagen Golf". Pasi hynë në banesa, policia gjeti edhe persona të tjerë për të cilët ishte dhënë urdhri i arrestit: N. A., 24 vjeç, ( një nga grabitësit kryesorë); N. M. edhe A. M. respektivi­sht 34 dhe 31 vjeç, të cilët ndodheshin në territorin italian, pavarësish­t se kishin marrë ekspuls. Po hetohen në gjendje të lirë 9 persona të tjerë, mes tyre 2 gra që megjithëse me një rol të vogël, kanë bashkëpunu­ar në krimet e mëparshme.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania