Gazeta Shqiptare

Dy operacione, kapet 24- vjeçari me 34 doza, në pranga edhe një tjetër me kokainë në makinë

-

TIRANË - Policia e Tiranës ka goditur dy raste të veprimtari­së kriminale në fushën e shpërndarj­es së drogave në doza, duke finalizuar dy operacione policore dhe arrestuar dy të rinj. Janë sekuestrua­r 42 doza me lëndë narkotike kokainë e kanabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në doza. Në kuadër të operacioni­t "Mapo" u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën "Hamdi Cenoimeri" me doza lënde narkotike të dyshuar kokainë. Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku i janë gjetur doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e kanabis. Policia i sekuestroi këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 31 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 aparat celular. Po gjatë orëve të fundit u zhvillua operacioni "Shigjeta 3", në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi G. L., 21 vjeç, banues në Rrëshen. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas po lëvizte, policia gjeti 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Këtij shtetasi iu sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një mjet, një aparat celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro ( të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave me lëndë narkotike). Materialet procedural­e iu referuan për veprime të mëtejshme Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike" në ngarkim të shtetasve të lartpërmen­dur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania