Gazeta Shqiptare

Nga arratia kërkon lirinë, Agim Kajmaku apelon masën e sigurisë "arrest me burg"

Gentian Picari u emërua nga Kajmaku pasi KQZ- ja e shkarkoi nga detyra Sekuestroh­et celulari i nënkryetar­it të Bashkisë Vorë

-

Ndonëse është në arrati dhe me një urdhër ar resti nga pas, Agim Kajmaku kërkon lirinë. Ishkreu i Bashkisë Vorë, i shkarkuar nga KQZ pasi shkeli ligjin e dekriminal­izimit ka apeluar masën e sigurisë "arrest me burg" të vendosur nga gjykata. Masa u dha në mungesë, ndërsa policia vijon ende kërkimet për gjetjen e ish- zyrtarit socialist. Më 12 nëntor Gjykata e Tiranës vendosi arrest në burg në mungesë për ish- kreun e Bashkisë Vorë, një ditë pasi më parë prokuroria lëshoi urdhër arrestin për të. Po kështu, mësohet se gjykata urdhëroi kontrollin e banesës së Kajmakut për të gjetur prova që vërtetojnë shpërdorim­in e detyrës. Ndërkaq, mësohet se i është sekuestrua­r telefoni nënkryetar­it të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari. Ky i fundit është emëruar në postin e nënkryetar­it nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit u shkarkua nga KQZ- ja si kryetar i Bashkisë së Vorës, për shkak se u vërtetuan akuzat e opozitës, se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash.

HETIMET PËR AGIM KAJMAKUN

Kajmaku, i zgjedhur kryetar i Bashkisë Vorë më 30 qershor, u shkarkua nga KQZ- ja më 1 nëntor, pasi shkeli ligjin

SEKUESTRIM­I

Prokuroria ka sekuestrua­r celularin e nënkryetar­it të Bashkisë së Vorës, Gentian Picari.

Picari është emëruar në postin e nënkryetar­it nga Agim Kajmaku, pasi ky i fundit u shkarkua nga KQZ si kryetar i Bashkisë së Vorës, për shkak se u vërtetuan akuzat e opozitës se ai ka qenë i arrestuar dhe dënuar në Greqi për falsifikim parash.

e dekriminal­izimit, duke mos deklaruar një dënim në Greqi. Prokuroria nisi hetimet për të dhe e akuzon për disa vepra penale si "Shpërdorim detyre", sipas nenit 248 të Kodit Penal, "Falsifikim­i i formularëv­e", neni 190 i Kodit Penal dhe "Ushtrim i funksionev­e pas dhënies fund të detyrës", neni 249 i Kodit Penal. Mësohet se pas vendimit të KQZ- së, Kajmaku ka shkarkuar nga detyra dy nënkryetar­ët e bashkisë, megjithëse edhe vetë ishte zyrtarisht i shkarkuar si titullar i Bashkisë Vorë. Kryebashki­aku Kajmaku u akuzua nga Partia Demokratik­e se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo

Toto, për veprën penale të falsifikim­it të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminal­izimit.

Akuzat e PD u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila pasi bëri verifikimi­n e shenjave të gishtërinj­ve të Kajmakut dhe shenjat e gishtërinj­ve të shtetasit Jorgo Toto, të arrestu

AKUZA

Kajmaku u akuzua nga PD se ishte arrestuar në Greqi, nën emrin Jorgo Toto, për veprën penale të falsifikim­it të parave, por që nuk e kishte paraqitur në formularin e dekriminal­izimit. Akuzat e PD- së u konfirmuan edhe nga Prokuroria e Përgjithsh­me, e cila pasi bëri verifikimi­n e shenjave të gishtërinj­ve të Kajmakut dhe të shtetasit Jorgo Toto, të arrestuar në

Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person.

ar në Greqi, rezultoi se ishte i njëjti person. Fillimisht ai i mohoi akuzat e opozitës, duke thënë se nuk ishte arrestuar asnjëherë, por pas konfirmimi­t nga prokuroria, ai publikoi vendimin e Gjykatës së Janinës, që e shpallte atë të pafajshëm, duke thënë se nuk e ka ditur për dënimin në vendin fqinj.

 ??  ??
 ??  ?? Agim Kajmaku
Agim Kajmaku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania