Gazeta Shqiptare

Blendi Fevziu tregon historinë kur gati e përjashtua­n nga shkolla…

Rrëfimi për librin e ri në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”: Në avion shkrova dy kapitujt e parë “Ç’ndodhi në orën e historisë, erdhi ‘ nona’ te drejtori”

-

Në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24” ishte i ftuar gazetari Blendi Fevziu, i cili teksa foli për librin e tij më të ri “Tirana e Nonës”, tregoi edhe një histori të vërtetë, që i ka ndodhur kur ishte kur ishte nxënës shkolle. Fevziu tha se ka qenë nxënësi më i mirë i historisë dhe sa herë kishte kontrolle, mësuesja e ngrinte në mësim.

Por, një radhë, grupi i kontrollit nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, pasi e kishte dëgjuar të tregonte historinë e kryeqyteti­t, i kishin thënë mësueses se ai nuk mund të vijë më në klasë pa prindërit. Kështu, Fevziu tha në “Kjo Javë” se kishte marrë gjyshen e tij, që ai e thërriste ‘ nona’ për t’u përballur me ta.

“Nona”, siç tregon Blendi, i kishte vënë përballë fakteve, duke bërë që drejtori i shkollës ta cilësonte një keqkuptim këtë veprim me nxënësin dhe ta kalonte çështjen në heshtje.

Pse “Tirana e Nonës” dhe jo “Tirona e Nonës”?

Në fakt, “Tirona e Nonës” ka qenë në versionin e parë, por duke zhvilluar librin, kishte një problem. Kishte dy fjalë në dialekt, që qëndronin bashkë në titull, që nuk tingëllojn­ë mirë dhe kishte edhe një shpjegim që qëndron me tekstin në brendësi të tij, dmth., në gjykimin tim, mendoja që ‘ nona’ mbeti po ‘ nona’ gjithë jetën e saj, pra mbeti një tironse e pandryshua­r, nga tjetërsimi i qyteteve, ndërkohë që Tirona autoktone me ardhjen, me shndërrimi­n në kryeqytet, u bë Tirana, sepse u bë një qytet heteregjon, edhe një sfidë e përbashkët e të gjithëve. Nuk ishte më një qytet i një personi, ishte një Tiranë e të gjithëve, me të cilën mbetej deri diku edhe si një relike, por edhe me një lloj kontributi personazhe­sh, që kishin jetuar në këtë Tiranë, përpara se të shndërrohe­j në kryeqytet. Pra, përpara se sa Tirona të behej Tirana, në një farë kuptimi. Për këtë arsye vendosa t’ia ndryshoja titullin, edhe pse kam pasur shumë reagime.

Ndoshta s’tingëllon keq, “Tirona e Nonës”...

S’ka rëndësi, ajo mund të tingëllont­e njësoj në tingëllimi­n tim personal, ashtu e thërras dhe ashtu tingëllon, por në përgjithës­i në titull i vendosa këtë tjetrën. Të jesh e sigurt që sot ka shumë më tepër njerëz që thonë Tirana se sa Tirona, edhe si logjikë të shprehuri të përditshëm. Edhe kur jam në panair, persona që vijnë blejnë librin dallojnë menjëherë ato që thonë më jep një Tirona dhe ata që thonë më jep një Tirana. Edhe referencat janë shpesh herë të ndryshme. Psh., mbaj mend kur bëja 20- vjetorin e emisionit “Opinion”, në sheshin “Nënë Tereza”, ne iu thoshim për arsye të reminishen­cës te Korpusi qendror i Universite­tit, ashtu ishte mësuar, ndërkohë një pjesë e njerëzve e dinin, një pjesë ngeleshin dhe i sqaronim te sheshi “Nënë Tereza”. Pra, referencat ndryshojnë me kalimin e kohës dhe libri flet pikërisht për këtë, për mënyrën se si kanë ndryshuar referencat në qytet. Në kohën e mbretërisë ti kishe kafe “Kursalin”, “Londonin”, “Bella Venencian”, “Berlinin”. Ndërkohë, me kalimin e kohës ndryshuan, u bë kafe “Flora”, kafe “Partizani”, pastiçeri “Rinia”, pra ndryshon stili në përgjithës­i i referencav­e në qytet.

Në libër ju thoni z. Fevziu që ‘ nona’ nuk impresiono­hej nga partia dhe as nga njerëzit e famshëm. A është kjo një veçori e saj që ju e keni të trashëguar?

Jo, nuk e di. Kjo ishte gjëja që doja t’i jepja edhe unë një përgjigje kur shkruaja librin. Dmth., ishte një personazh i zakonshëm, as i famshëm, as ndonjë person që kishte zë publik. Ishte një person fare, fare i zakonshëm, për të mos thënë e izoluar në botën e saj. Por kishte një histori. Mendoj që personalit­eti dhe karakteri i njeriut ngjizen në një kohë të caktuar dhe më pas është shumë e vështirë ta ndërrosh. Dmth., gjithë personazhe­t që vinin nga një kohë relativish­t e lirë, e kohës së mbretërisë apo para, vitet e para të shtetit, kishin një lirshmëri. Dhe në raport me komunizmin u konformua pa e cenuar thelbin rebel të tyre, ndërkohë që kush lindi në komunizëm, lindi i konformuar. Dmth., ti kishe frikë të reagoje për çdo gjë, ndërkohë te to kishte pasur një periudhë përpara frikës. Kam përshtypje­n që tek ato ishte pikërisht kjo druajtje. Ishte vajza e njërit prej njerëzve më të fuqishëm të Tiranës, në një nga familjet më të pasura, ku studionte në një nga shkollat e mira të Vjenës, u martua me një personazh po ashtu të rëndësishë­m politik, që ishte ministër i Brendshëm, deputet, shef i shtabit të përgjithsh­ëm të ushtrisë, pavarësish­t se ngeli e ve shumë shpejt dhe në këtë moment ajo e kishte plazmuar karakterin e saj me një lloj krenarie. Pjesa tjetër ishte një lloj përshtatje, pra, ti nuk mund të kundërshto­je në komunizëm se shkoje në burg. Në komunizëm nuk mund të thoshe gjëra të këqija se shkoje në burg. Ajo nuk pati lidhje me këtë, ajo nuk e kontestoi komunizmin në lidhje me këtë. Ajo e shpërfilli komunizmin me të njëjtën mënyrë që komunizmi i shpërfilli ata. Komunizmi nuk i konsideroi. Ajo e shpërfilli komunizmin, u mbyll në shtëpinë e saj dhe pati disa shkëndija. Unë e them, një nga shkëndijat e rishfaqjes së këtij personalit­eti erdhi në momentin kur erdhi në shkollën time në një moment që unë pata një vështirësi. Ende sot e kujtoj atë, njeriu detyrohet të përballet në jetë me momente të ngjashme dhe që ta them me pak fjalë: Unë isha nxënësi më i mirë i historisë dhe i letërsisë në shkollën time dhe një ditë, do kem qenë në klasën e shtatë, erdhi një kontroll nga Drejtoria Arsimore e Tiranës, mësuesja tha ka ardhur kontrolli, ata u ulën në bankën e fundit, ishin tre veta dhe unë e dija që do më çonte mua. Zakonisht ndodhte kështu kur kishte kontrolle, mësuesja më çoi, unë fillova të shpjegoj historinë e Tiranës sipas rrëfimit që më kishte bërë nona, sipas legjendave që dëgjoja në familje, që nga Sulejman Pash Bargjini deri tek Kapllan pashë Toptani e më tutje. Kjo ngjalli një surprizë të madhe në klasë, "LIBRI IM

MË I MIRË"

"Ka më shumë një gjykim se sa preferencë. Nuk di të them nëse ishte preferencë. Di të them që ky ishte realisht libri im më i mirë. Për mua, jo gjithmonë jam unë që e vendos këtë gjë", tha Fevziu.

mësuesja u entuziazmu­a shumë e më pas erdhi e më tha që kontrolli është shumë i shqetësuar, sepse ti ke folur për një Tiranë pashallarë­sh, kurse Tiranën e ka bërë klasa punëtore dhe Partia. Se si mund ta bënte klasa punëtore Tiranën në 1600- ën, hajde shpjegoje, po ishte një botë absurde dhe ti duhet t’i përshtates­he absurdit dhe tha kemi marrë një vendim që pa ardhur prindërit në shkollë, të mos kthehesh.

Unë kisha një problem në këtë rast, shkova i thash gjyshes që duhet të vite në shkollë, isha shumë i mërzitur dhe ajo më tha ‘ Po do të vij unë, nuk ka problem’. Më pyeti edhe një herë si e tregove historinë, ia tregova nga fillimi më tha në rregull, nuk ke gabuar asgjë dhe erdhi, madje një natë përpara u mblodh bashkë me motrën dhe kushërirën e tyre dhe po diskutonin që për arsye se stërgjyshj­a ime kishte babain të dekoruar si një nga patriotët, ishte njeriu që kishte ngritur flamurin në Tiranë, xhaxhai i saj ishte patriot me një nga dekoratat më të larta. Gjyshi i saj ishte po ashtu një nga njerëzit që kishte vdekur në një nga burgjet e Perandoris­ë Osmane për Lidhjen shqiptare të Prizrenit dhe ajo kishte gjithë dekoratat në shtëpi dhe motra e saj i tha merri të gjithë dekoratat kur të shkosh dhe e shoqja e tyre dhe kushërira e largët i tha merr edhe dekoratën e babait tim dhe me shumë seriozitet motra e saj i tha jo se babai yt ka pasur aktivitet patriotik në Korçë, jo në Tiranë. Dmth., dukej një absurd, ajo erdhi në shkollë i tha mësueses që .. mësuesja filloi të fliste pak egër dhe ajo i tha më fal pak, vajza e kujt je ti?

Ajo ngeli, i tha një emër nuk e di… Ajo i tha unë jam vajza e Refik Toptanit, që ka ngritur flamurin në Tiranë; xhaxhai im quhet Murat Toptani, ka ngritur flamurin në Vlorë me Ismail Qemalin; gjyshi im është filani ka qenë kryetar i Lidhjes së Prizrenit për Tiranën, zonjë këto tha i di gjithë Tirana, i di historia, i di edhe partia, që ka kërkuar që djali im të mos bëjë mësim, sepse i ka dekoruar, nëse ti më thua këtë gjë, unë do të shkoj në Komitet të Partisë dhe do të them që ju keni dalë kundër qëndrimeve që ka mbajtur partia që i ka dekoruar këta njerëz dhe i tha pastaj që ta dish ti moj zonjë, se zonjë thoshte nuk thoshte shoqe, se mbase nuk di asgjë, edhe Ismail Qemali ka qenë ‘ Bej’, quhej Ismail Beu edhe Abdyl Frashëri ka qenë Bej, ka pasur boll bejlerë e pashallarë të këqij tha, por ka pasur shumë prej tyre që kanë bërë Shqipërinë. Ajo ngeli në një gjendje... Mësuesja s’po dinte... Kjo i thoshte thuaj më fal tani djalit, sepse unë do shkoj... pastaj e zgjidhi situatën drejtori i shkollës, një tiranas i vjetër që tha ne e kemi djalin nga nxënësit më të mirë, ndoshta ka qenë një keqkuptim... edhe kaluam. Qëlloi që në vitin e katërt gjimnaz, ishte ai ankthi del shkolla, s’del shkolla. Unë isha me një shok të shkollës sime dhe ishim në shtëpinë e tij, dhe babai i tij më tha: Shiko shkolla do të të dalë se ti je nxënës shumë i mirë, por mos bëj atë gabim që bëre në orën e historisë. Ai kishte qenë një nga ata të tre që kishin ardhur kontroll, që unë s’e mbaja mend.

Pasioni për historinë mund të ketë ardhur nga këto tri gra me ndikim në jetën tuaj, po për letërsinë nga buron?

Letërsia ka qenë pasioni i parë. Unë dëgjoja për historinë, pastaj filloi të më intrigonte. Pasioni për letërsinë, nuk e di, besoj është i lindur. Që kur kam hapur sytë isha i rrethuar nga libra, në gjermanish­t, libra në italisht, në shqip. Jam rritur në një bibliotekë në të cilën gjëja e parë, prekjet e para të këtij fëmije janë kopertinat e librit. Mbaj mend “Gendsbi i Madh” ishte në italisht dhe vinte me një kopertinë të një makine të kuqe të një gruaje të bukur të viteve ‘ 20. Ishte një moment që kopertinat më magjepsnin, pastaj fillova të ndihmoja babin në një proces për të ngjitur dhe për të lidhur kopertinat e prishura. Ai më mësoi, mori vinovil, ca plastika dhe inkelite e filluam të lidhnim librat, akoma kam disa nga librat. Pra, fillon pasioni, fillova të lexoja, në shtëpi gjithsecil­i lexonte, secili kishte nga një libër në dorë, televizori nuk ishte aq aktiv sa tani. Qëllonte që i dëgjoja prindërit që flisnin për librin. Po besoj është e lindur. Unë isha i bindur që do të vazhdoja për letërsi. Madje im at më thoshte shko për mjekësi se isha me nota të mira dhe unë nuk kisha asnjë lloj pasioni për mjekësinë. Ai këmbëngult­e dhe ndoshta kishte të drejtë, se edhe unë sot do mendoja si ai. Thoshte që mjekësia është profesion, arkitektur­a është profesion, kurse letërsia thoshte nuk është profesion, mund të kesh një profesion tjetër edhe të jesh letrar i mirë.

“Tirana e Nonës” përmban një galeri të jashtëzako­nshme personazhe­sh, por që nuk mund të bëhen pengesë për rrjedhën e ngjarjeve. Është një veçori kjo për të përfshirë kaq shumë personazhe?

Jo, ajo ka qenë një qëllim për të treguar një gjë tjetër. Është shumë e çuditshme, kur shkruaja librin, fillon të ndjesh që larmia e personazhe­ve para komunizmit ishte e jashtëzako­nshme, ashtu siç ishte jeta e shumë protagonis­tëve, ndërkohë që vitet e komunizmit u njëtrajtës­ua. U bë monokrom, nuk kishte më asgjë që të ndryshonte nga njëra- tjetra. Jam munduar të mos flas për personazhe­t e njohur e të famshëm se sa për personazhe­t e zakonshëm. Sepse mendoj se sot jeta e shoqëria funksionon me këto qindra e mijëra e miliona njerëz fare të zakonshëm, që nuk kanë protagoniz­ëm që nuk dalin në TV, që nuk dalin në portale, që nuk i njohin në rrugë, që bëjnë një jetë të përditshme, dalin nga shtëpia, shkojnë në punë, kthehen, pinë një kafe, bisedojnë… Kjo është jeta reale, ky është motori që e mban botën të lëvizur përpara dhe këta janë njerëzit më pak të evidentuar dhe njerëzit për të cilët flitet më pak, prandaj unë vendosa te kjo galeri personazhe­sh.

A ka një autocensur­ë tuajën kur shkruani, sepse dua t’ju pyes, a ka pasur momente të ndonjë detaji apo qoftë edhe personazh që jeni menduar gjatë që nuk duhet të shkruanit, ishit i pavendosur?

Në asnjë moment, isha i bindur që do ta shkruaja librin siç ishte, nuk kam lënë asnjë gjë, nuk i kam lënë gjërat siç i di unë, se nuk i di të gjitha me detaje, momentin që shkruaja librin kishte shumë pikëpyetje që më dilnin përpara dhe unë s’mund t’u përgjigjes­ha dot. Njerëzit e afërt që kishin një farë moshe nuk jetojnë më, personazhe­t e tjerë dinin më pak se sa unë, unë mund të dija më shumë se ata. Kështu që libri ka brenda vetes shumë pikëpyetje, të cilave unë s’u jepja dot përgjigje dhe besoj se sot e tutje nuk kam për t’i dhënë më kurrë, disa gjëra i kam zgjidhur përmes dokumentev­e historike që i kam zgjidhur në Arkivë të Shtetit. Po këtu bëhet fjalë për gjëra në event historik, ti nuk mund të gjesh gjëra personale në arkivë. Dilema ka, kurse ato që kam shkruar, i kam shkruar ashtu siç i mendoj unë dhe më bën përshtypje një gjë, ‘ feedback’- u i lexuesve dhe në një botim tjetër dua t’i përfshi në fund të librit, për të kuptuar se si e lexon një libër secili që e ka atë në dorë.

 ??  ?? Blendi Fevziu
Blendi Fevziu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania