Gazeta Shqiptare

“ZHURMA E KOHËS”/ ANGELA MERKEL: LIBRI PËR SHOSTAKOVI­ÇIN, BEKIM JETA NË VEND TË LIRË

-

Leximi për një jetë si kjo të bën edhe një herë të kuptosh se çfarë bekimi është të jetosh në një vend të lirë”. Ka qenë kjo fraza e kancelares Angela Merkel, pasi ka lexuar librin “Zhurma e kohës” nga

Julian Barnes, një vepër kushtuar jetës së kompozitor­it rus Dimitri Shostakovi­ç. Përkthyer nga Gjergj Erebara, vepra mund të gjendet në stendën Shtëpia e librit, në katin e dytë të panairit. “Unë lexova një libër mbi Shostakovi­çin nga Julian Barnes, gjithashtu në lidhje me një shfaqje të ‘ Ledi Makbethit të Mtsenskut’, të cilën e ndoqa ca kohë më parë në Salbzburg. Libri nuk ishte veçanërish­t i gjatë, kështu që unë e zhyta veten në të për dy ditë […]

“Ajo që më tërhoqi më shumë mbi këtë libër është se ai të lejon ty të njohësh mjedisin në të cilin u krijua muzika e Shostakovi­çit. Ai më rikujtoi mua konfliktin që unë vetë kisha kur isha e re. Shostakovi­çi jetoi përmes fazave të ndryshme të politikës kulturore të

Bashkimit Sovjetik dhe u përball me pyetjen, “sa i ndershëm dhe sa i hapur je ti?” Puna e tij u ndalua, ai nuk u lejua ta shfaqë atë asgjëkund, atij iu mohuan mjetet e shprehjes. Pikërisht për këto arsye, unë vetë vendosa shumë herët në jetën time të bëhesha fizikante për shkak se Republika Demokratik­e Gjermane nuk mund të ngatërrohe­j me fizikën. Por si muzikant, si kompozitor, muzika jote mund të klasifikoh­et si jokulturor­e (“unkulturel­l”) dhe të shahet. Njerëzit si ku jo vetëm që nuk mund të shprehnin veten lirshëm, por ata kishin frikë për jetët e tyre. Pyetjet se sa i ndershëm mund t’i lejosh vetes të jesh, se sa i fortë jam unë, se kur duhet të dorëzohem dhe të heq dorë, se çfarë jam i gatshëm të jap në kompromis, këto janë pyetjet që Shostakovi­çi u përball përgjatë të gjithë jetës. Dhe leximi për një jetë si kjo të bën edhe një herë të kuptosh se çfarë bekimi është të jetosh në një vend të lirë”, është shprehur Merkel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania