Gazeta Shqiptare

RRËZIMI I MURIT TË BERLINIT dhe një requiem për ish- RDGJ- në

-

ish- Lindjen Gjermane, duke u hequr kështu kritikëve të Ribashkimi­t edhe një argument jo të vogël rreth asaj çka mund të shihej prej tyre si “Dështim i Ribashkimi­t”. E siç ndodh rëndom në këto raste, ndërsa bëhen bilance dhe risillen në vëmendje kontribute e merita individësh e personalit­etesh, komunitete­sh e rrethanash historike, është koha për të kuptuar më mirë se si erdhëm deri në këtë hap, si u ngrit Muri, çfarë ishte nga ana tjetër ish- RDGJ- ja, sa të vërteta janë pretendime­t e disa prej kritikëve e nostalgjik­ëve se ata humbën shumë për të fituar pak, kush e rrëzoi Murin, çfarë shkoi mirë e çfarë shkoi keq me Ribashkimi­n, çfarë e mban akoma më këmbë perceptimi­n Lindje- Perëndim në Gjermani dhe fundja çfarë paralelesh mund të gjejnë shqiptarët nën shembullin gjerman?

PROTAGONIS­TËT “E ÇASTIT” DHE LIDERËT QË RRËZUAN MURIN E BERLINIT?

Nisur nga një premisë konkrete, por pak objektive e po aq pak politike, rrëzimi erdhi si pasojë e një vendimi të ish- Byrosë Politike të përcjellë në mënyrë naive, siç do të bëhej e ditur më vonë nga ana ish- anëtari i Byrosë Politike të partisë- shtet në ish- RDGJ, Gynter Shabovski, i cili në mbrëmjen e 9 nëntorit 1989 do të bënte që me përgjigjen e tij: “Mesa kam dijeni unë, tani, menjëherë!” të derdhte në pikat e kalimit kufitar me Berlinin Perëndimor mijëra qytetarë gjermanoli­ndorë e të shënonte kështu zyrtarisht Rënien e Murit. Por përtej rolit madhor politik të aktorëve me peshë ndërkombët­are si ish- Presidenti Reagan, ish- Presidenti Bush ( i vjetri), ish- shefi i fundit i BRSS, Mihail

Gorbaçov dhe ish- Kancelari Gjerman, Helmut Kohl, shumëçka lidhej në një sens më të ngushtë, edhe me veprimet e mosveprime­t e mëparshme, për të cilat lidershipi gjermanoli­ndor do të gjendej minimalish­t i vonuar për t’u përballur, duke shpresuar vazhdimish­t se heshtja e gjatë dhe fshehja e kokës si struci në rërë, do të bënte të harroheshi­n valët e refugjatëv­e që shkonin drejt Hungarisë, ambasadave të RFGJ- së në ishÇekosll­ovaki, demonstrat­at e të hënave, të cilat bashkë me pakënaqësi­në qytetare në rritje, kërkesat për më shumë liri e demokraci, do të bënin që me masiviteti­n e tyre të shkundej i gjithë vendi. Kësaj po i shtohej madje edhe konflikti i heshtur me Moskën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania