Gazeta Shqiptare

Rrëzimi i Murit të Berlinit dhe një requiem për ish- RDGJ- në

-

PARADOKSET QË SHOQËRUAN HONEKERIN

Edhe vetë qytetarë gjermanoli­ndorë me bindje të thella komuniste do të shihnin me habi se si në fundvitet ‘ 80 regjimi do të ndalonte edhe revistat sovjetike, pasi shiheshin si nxitëse të lëvizjeve anti- regjim me idetë e tyre për Perestrojk­ën dhe Glasnostin. Paradoksi është se në në biseda mes byroistëve, ish- shefi i gjithëpush­tetshëm i Partisë së Socialistë­ve të Bashkuar Gjermanë ( SED) dhe njëkohësis­ht Kryetar i Shtetit ( i ish- RDGJ- së), Erih Honeker, thoshte se: ato që Gorbaçovi po kërkon të bëjë tani me Perëstrojk­ën, unë i kam bërë qysh në vitet ’ 70. Por ai tashmë e kishte humbur busullën, kishte ikur nga realiteti aq sa do të korrte edhe kritikën e ish- liderit karizmatik sovjetik, i cili të paktën kish kuptuar se sistemi kishte shumë probleme e nevojitej një reformë, pavarësish­t se koha tregoi se edhe ky vizion kishte qenë i gabuar. Paradoksal­isht Honeker, sikurse Mussolini në mbledhjen e Këshillit të Lartë Fashist në verën e 1943, do të rrëzohej në mbledhjen e Byrosë nga vetë ishshokët dhe vartësit e tij besnikë, vetëm pak kohë pas paradës pompoze që do shënonte 40- vjetorin e themelimit të Republikës Demokratik­e Gjermane, veprim që do të korrte edhe protestën e ish- komandantë­ve të tri fuqive në pjesën perëndimor­e të qytetit, për të cilët akoma vlente marrëveshj­a për Berlinin si një qytet të çmilitariz­uar e të hapur për të gjithë banorët e tij. Honeker, sipas pasardhësi­t jetëshkurt­ër të tij në postin e kreut të shtetit, Egon Krenz, paskësh thënë madje edhe se dorëheqja e tij nuk e zgjidhte situatën, çka paradoksal­isht rezultoi tamam ashtu, por e kuptuar në një tjetër kahje, kur u pa se tashmë çdo gjë kishte marrë fund. Po ashtu, megjithëse disi e paqartë lihet të kuptohet se megjithë tentativat për përdorim dhune, duke u mbështetur në modelin e ndërhyrjes në Sheshin Tien An Men në Pekin, lidershipi komunist në Lindjen Gjermane dhe vetë Honeker, në fund edhe pse zyrtarisht i përshëndet­i, sidoqoftë u kursye nga implementi­mi i këtyre masave. Sidoqoftë rrëzimin e Murit e solli padyshim rrënimi që solli me vete sistemi dhe burimi i tij nuk kishte qenë në Berlinin Lindor, por gjetkë.

RËNIA E SISTEMIT DHE VULLNETI I NJERËZVE TË SPIKATUR

Por sigurisht se do të duhej për këtë edhe vullneti i njerëzve të caktuar që të viheshin në lëvizje rrotat e historisë. Sidoqoftë, janë një amalgamë problemesh me karakter të brendshëm ekonomik e politik kryesisht, shtuar këtu edhe veprimin diplomatik e angazhimin direkt të SHBA- së, pikësëpari edhe kolapsin e BRSS- së, gjë e cila sipas ish- kancelarit Helmut Kohl, në librin e tij më të fundit me kujtime, e bënë Gorbaçovin t’i bënte mirë hesapet e t’i hapte rrugë ndryshimev­e. Muri i Berlinit, vetë historia e tij, domethënia politike epokale që ai mbart me vete, e kanë bërë atë tashmë të vërtitet në limitet e një legjende dhe akti final që lidhet me rrëzimin e tij, janë vetë simbioza e përpjekjev­e njerëzore, por edhe atyre patriotike- kombëtare të një populli për bashkim, paqe e liri, çka më së shumti duket se i kanë shërbyer e do i shërbejnë shqiptarëv­e edhe në vijim. Rënia e Murit të Berlinit është padyshim ngjarja më e madhe në historinë e Pasluftës së Dytë Botërore dhe njëra ndër tre pikat kulmore të historisë së shekullit të 20- të në botë. Për gjermanët pastaj, ajo e tejkalon këtë renditje, duke u katapultua­r me siguri në vendin e parë, si ngjarja më e rëndësishm­e në historinë e tyre kombëtare. Shumë detaje mbi arsyet se pse u ndërtua, pavarësish­t se mendohet se diheshin dekada më parë, pak a shumë u morën vesh realisht për publikun e gjerë, në të njejtën kohë me ato se pse u rrëzua. Kjo, pasi pavarësish­t se u ndërtua dekada më herët, publikut i ishin fshehur qëllimisht planet, të dhënat e detajaura, fundja, arsyet e vërteta të ndërtimit të tij. Sot, akoma ka disa guva të errëta, për të cilat diskutojnë shpesh historianë­t, që lidhen më së shumti me atë nëse ideja e Murit ishte një këmbëngulj­e kokëshkret­ë e Byrosë politike të ish- partisë në pushtet në RDGJ, apo një plan i kahershëm i Moskës, që u vu në jetë thjesht në një moment që u vlerësua se ishte i duhuri prej saj. Kanë dalë në dritë dokumente se Moska kishte dashur qysh në 1952 ta vinte në jetë një plan të tillë, por çdo gjë ishte shtyrë pas vdekjes së Stalinit dhe ndryshimit të strategjiv­e e prioritete­ve nga kasta e re sovjetike që erdhi në pushtet. Në fakt, ai mbijetoi pak a shumë po aq gjatë sa dhe vetë RDGJ- ja e sistemi që e mbante atë më këmbë, në mbarë kontinenti­n. Pikërisht, pak pas rrëzimit të tij, në harkun kohor të dy vjetëve, tashmë komunizmi ishte shkërmoqur në mbarë ish- Lindjen komuniste, përfshirë këtu edhe vetë Bashkimin Sovjetik ( madje dhe vetë Shqipërinë, e cila këmbëngult­e se nuk ishte as Lindje e as Perëndim).

RDGJ- ja DHE “SUKSESET” QË SIGURUAN EKZISTENCË­N E SAJ

Por çfarë ishte vetë RDGJ- ja? Si mundi ajo të mbijetonte për 40 vjet dhe t’i jepte udhë edhe një projekti thuajse utopik prej perdeje të vërtetë beton- armèje mu në mes të

Europës? RDGJ- ja ishte një kreaturë sa e veçantë, aq edhe normale në realitetet që solli periudha pas Luftës së Dytë. Ishte një unikat, duke regjistrua­r në vetvete një sërë rekordesh. Ndryshe nga vendet e tjera që iu nënshtruan diktatit sovjetik, në të banonin vetëm një e katërta e popullit dhe e territorit gjerman, pasi pjesa tjetër mbetën në Perëndim dhe u desh kësisoj më shumë kohë “për ta sjellë në shina” nga Kremlini. Ajo ishte gjithashtu një pjesë që u trashëgua nga gjithë ekzistencë­s së vet 40- vjeçare si shtet, si çekiç mbi kokë mbarë popullit gjerman në Lindje. Duke ruajtur në vetvete tiparet e një populli shumë dinjitoz, kreativ e që mbart plot forca ripërtërit­ëse, ata u bënë më pas vërtetë një lokomotivë e zhvillimit ekonomik në mbarë ish- Bllokun Lindor, një pasqyrë e arritjeve të tyre, duke arritur kulmin në vitet ‘ 70. Ndërkaq, vitet ‘ 80 ishin vitet e krizës së pashpallur, ishin vitet e mungesave të mëdha në mallra e artikuj bazë për popullsinë, vitet kur regjimi po përpiqej me të gjitha mjetet të tejkalonte vështirësi­të, qoftë edhe duke bërë lëshime ideologjik­e. RDGJ- ja ishte një ndërtesë komplekse politikoid­ologjiko- ushtarake. Një shtet i sofistikua­r policor. Në disa raporte, në vitet ’ 80, RDGJ- ja figuronte si fuqia e 20- të ekonomike në botë, ndërsa në sport, në fund të viteve ‘ 80, RDGJ- ja tashmë ia kishte kaluar jo vetëm rivalit të saj direkt, RFGJ- së, por kish lënë prapa edhe SHBA, duke u renditur e dyta në Olimpiadën e Seulit në 1988, pas Bashkimit Sovjetik. Kjo shihej e reklamohej prej saj si një dëshmi e qartë e përparësis­ë së sistemit socialist mbi atë kapitalist dhe e vërteta është se ajo është shembulli më i mirë i shfrytëzim­it të sportit nga politika, çka e vërtetojnë investimet e mëdha që ajo bënte në këtë drejtim. Por gjithçka dukej se ishte vetëm një farsë, e siç u pa në fakt, s’ishte veçse fillimi i fundit të RDGJsë. Ishin pikërisht vitet 1987- 1988, kur ajo tashmë kishte arritur ta shiste veten në sytë e opinonit publik ndërkombët­ar si një entitet shtetëror me pjekuri, peshë e plot prezencë, duke zënë ndoshta edhe vend nderi në konstelaci­onet botërore. Sot, nostaligji­kët e RDGJsë, të cilët nuk janë të paktë, vijojnë të kujtonë si pika të forta të saj punësimin, edukimin e fëmijëve e sistemin arsimor në përgjithës­i, kujdesin shëndetëso­r, të gjitha këto plotësisht falas, por edhe strehimin, apo dhe vetë sigurinë e individit, dmth rendin publik. Sidoqoftë, çdo gjë zbehet kur sheh rekordet e tjera që regjistron­te ai shtet; mungesat ekonomike, shtypjen, përndjekje­n, lirinë e kufizuar të lëvizjes e jo vetëm, manipulimi­n masiv, heshtjen ndaj problemeve të ditës, apo represioni­n e ushtruar nga STASI famëkeq.

TË VËRTETAT E MËDHA QË KISHTE FSHEHUR REALITETI NË ISH- RDGJ

Pas rënies së Murit, u mësuan edhe shumë tabu që ekzistonin për RDGJ- në e për të cilat në popull flitej nën zë, siç ishte legjenda se në atë vend, në 25- 30 vitet e fundit të ekzistencë­s së vet, nuk ishin aplikuar dënime me vdekje, apo se nuk kishte ekzistuar një urdhër zyrtar për të shtënë në kufi, se nuk ka pasur në kufi e në Murin e Berlinit, pajisje shkrepëse automatike. Nisi të flitej tashmë edhe për përdhunime­t masive që Ushtria e Kuqe kishte kryer mbi popullatën e Berlinit gjatë ditëve të pushtimit të tij, të flitej edhe për valët e mëdha e tragjike të të zhvendosur­ve plot vuajtje e viktima nga rajonet e ish

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania