Gazeta Shqiptare

Shqipëria duhet të përballet falë artit me kontribute­t e saj në histori

-

shumë kinse të persekutua­rve të kap makthi sesi është modifikuar frikshëm historia jonë e rezistencë­s komuniste por edhe lufta e pak njerëzve të vërtetë që e mbajtën këtë barrë. Ajo nuk është aspak e njëjtë me atë që mundohen të mbajnë dhe të promovojnë sot një masë e madhe njerëzish që pak a shumë kanë futur sistemin e biografive militante për të bërë karrierë. Dhe, këtë e kupton nga kinset e shumta që bëjnë letërsi apo kujtime militante për kontribute që në të vërtetë kanë qenë nul sa i përket përballjes reale me sistemin e shkuar.

Nuk është shumë larg ajo që ndodhi me dëshmorët, kur regjimi mbylli sytë pasi militantët e regjimit të ri të asaj kohe filluan të frynë pafund numrin e dëshmorëve. Për hir të së vërtetës, nga ajo që del por edhe që e kundron lirisht me një sy të lirë nga numri i martirëve te Varrezat e Dëshmorëve që janë në vend, Shqipëria nuk e ka atë numër, që mëton. Vërtetë nuk mund të hidhet poshtë rezistenca shqiptare në Luftën e Dytë Botërore, por vetëm se regjimi e ekzagjeroi me të gjithë ikonografi­në dhe sidomos narracioni­n që ngriti për luftë. Viktimat e gjora janë si në çdo vend jo martirë por viktima, për të cilët është nderuar një komb dhe Shqipëria i ka pasur në masë të sajit, që u blatuan në këtë sakrificë të përbashkët. Ajo në shumë momente dukej e pavërtetë sepse ata që e tregonin dhe bënin protagonis­tin nuk ishin asfare të tillë.

Dhe, për të gjithë tollovinë e sjelljes së grupimeve të ndryshme do na duhet arti sot dhe kurdoherë për të vendosur pikat mbi “i”, por edhe për të frenuar historianë­t që në racionalit­etin e tyre të dyshimtë kanë shërbyer që Shqipëria të vuajë me paradokse, për të cilat jemi të ndërgjegjs­hëm se na kanë dëmtuar jo pak...

Shqipëria nuk ka datë çlirimi sepse palët nuk e njohin atë, teksa vetë protagonis­të të luftës, madje emra të njohur e braktisën për konjuktura. Shqipëria nuk gjen sot mijëra të vrarët e diktaturës apo nëse është e fryrë qindrat e tyre sepse politika dhe organizmat e pafundme më shumë e konfuzojnë të gjithën.

Ndoshta arti ka ardhur koha t’u tregojë vendin, por edhe t’i fusë në hulli normale për protagoniz­min tonë të ekzagjerua­r, që në të vërtetë po ta shikosh në kohën tonë e kupton sesa i gënjeshtër­t është.

Duhet realisht që sot të mos bëjmë filma që thjesht t’u pëlqejnë të huajve, por filma realë për shqiptarët dhe realitetet e tyre, për mënyrën sesi ata e shikojnë përditmëri­në dhe jo vetëm. ( Milosao)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania