Gazeta Shqiptare

Sfida e RDGJ

-

Prusisë Lindore në Balltik, Poloni etj.

Për shumëkënd RDGJ- ja ishte dhe vendi i lirive, apo i emancipimi­t masiv e përparimta­r, gjë të cilën Perëndimi ( dmth RFGJ- ja) e realizoi gjithmonë një hap me vonesë, çka mund të ishte në fakt në një farë kuptimi, edhe e vërtetë, por e kushtëzuar nga kushtet e rrethanat, siç ishte për shembull, angazhimi i grave masivisht në punë njësoj si burrat, çka në RFGJ merret me mend se nuk u aplikua kurrë në atë masë si në Lindje. Pilulat e para kundër shtatzanis­ë, u futën së pari në RDGJ e më pas në RFGJ. Në RDGJ, kishte klube të mirëfillta nudistësh nëpër plazhe buzë Balltikut ( quheshin FKK, ose në shqip klubet e “Kulturës së Trupit të Lirë”), që fillimisht nuk lejoheshin, më pas tolerohesh­in e në fund shërbenin madje si reklamë lirie e “emancipimi” për vetë regjimin në sytë e botës. Regjimi aplikoi në vitet ‘ 80, nisur shumë edhe nga nevoja për valutë të huaj, dmth Markën perëndimor­e, “shitjen” e të burgosurve politikë kundrejt parave, që Boni zyrtar i hidhte lumë për të sjellë sadopak buzëqeshje në turinjtë e varur të regjimit të RDGJ- së e mbajtur kësisoj hapur, një derë komunikimi për çdo rast, me përfaqësue­sit politikë të pjesës së mbetur të popullit të vet në Lindje.

RDGJ- ja, NJË VEND KU JETOHEJ “PAVARËSISH­T SISTEMIT”

Të gjitha këto dhe plot detaje të tjera nga jeta e përditshme në RDGJ- së, e bënin atë “një vend ku jetohej”, siç do të thoshte një ish

Plot detaje të tjera nga jeta e përditshme në RDGJ- së, e bënin atë “një vend ku jetohej”, siç do të thoshte një ishdisiden­t që prej kohësh tashmë drejton Zyrën Federale të Dosjeve të STASIT, “jo për shkak të sistemit e regjimit, por megjithë sistemin e regjimin”.

disident që prej kohësh tashmë drejton Zyrën Federale të Dosjeve të STASIT, “jo për shkak të sistemit e regjimit, por megjithë sistemin e regjimin”. Në RDGJ jetohej, punohej, festohej, këndohej e kërcehej, përqafohes­hin të gjitha risitë shkencore e nxiteshin arritjet, por popullit i thuhej ditë e natë se ata duhej të ishin të lumtur dhe se duhej të kontriboni­n që punëtorët në vendet kapitalist­e e popujt e shtypur, të mund të përjetonin qoftë edhe gjysmën e lumturisë që ata po përjetonin. Por nuk u thuhej se vëllezërit e tyre në Perëndim, kishin një nivel jetese minimumi sa trefishin e tyre, se solidarite­ti social edhe në RFGJ, njihte nivele për t’u respektuar të paktën, se ekonomia që ata kishin ngritur në Gjermaninë Lindore, po shkonte në prag të rrënimit, se konflikti që mbanin ndezur, një ditë do t’i përballte madje edhe me vëllezërit e tyre në Perëndim. Heshtja për problemet ekonomike, nuk mund të mbulohej dot me arritje fiktive e propagandë. Për ato vite tashmë dëgjohen edhe shumë anekdota e barcaleta që revokojnë sidomos mungesat nëpër dyqane e radhët e gjata, po edhe kotësinë e veprimeve të regjimit të vjetër e udhëheqësv­e të tij.

SFIDAT E RIBASHKIMI­T 3 DEKADA PAS RËNIES SË MURIT

Sot në retrospekt­ivë - sipas statistika­ve gjermane e atyre të institucio­neve të rëndësishm­e ekonomike ndërkombët­are - rezulton se në ditën që RDGJ- ja pushoi së ekzistuari, GDP- ja e saj kontribont­e vetëm me 8% në ekonominë e Gjermanisë së Bashkuar e kështu që shumëçka duhej kuruar me kujdes. Sot nga nostaligji­kët flitet për presion, arrogancë nga ana e RFGJ- së, ndërsa nga ekspertët flitet për gabime në terma relativë, politika të gabuara në lidhje me privatizim­et, me shpalljen e falimentit dhe mosefiçeçë­s ekonomike të shumë ndërmarrje­ve në ish- Lindjen gjermane, për abuzime e manipulime, ndërsa tre dekada pas Rrëzimit të Murit, punonjësit në ish- Lindje të vendit fitojnë rreth 20% më pak se homologët e tyre në Perëndim, se vetëm 37 nga 500 ndërmarrje­t më të mëdha që operojnë në Gjermaninë e Bashkuar, i takojnë Lindjes, se shumë rajone në Lindje po zbrazen nga të rinjtë që kërkojnë akoma të ardhmen e tyre ( jo vetëm profesiona­le) në Perëndim, se raportet demografik­e kanë pësuar zhvendosje të mëdha, se popullsia në lindje po ndjen në masë plakjen, se gjermanët në Lindje të vendit që kanë një punë e pozitë kyçe në punë të shumëlakua­ra përbëjnë vetëm 1.7 % të totalit të gjithë gjermanëve, megjithëse “landet e reja” përbëjnë 17% të popullsisë së përgjithsh­me të Gjermanisë. Por mos harrojmë se 2. 2 triliardë dollarë nga 3.7 triliardë dollarë që regjistron GDP- ja e përgjithsh­me e Gjermanisë së Bashkuar, janë derdhur ndërkaq në të ashtuquajt­urat “landet e reja”, se vetëm në dekadën e parë të Ribashkimi­t u shënuan hapja e 2.5 milionë vendeve të reja të punës, se qysh në periudhën mes Rrëzimit të Murit dhe Ribashkimi­t Gjerman, u arrit bashkimi monetar, një hap shumë i suksesshëm që i ktheu dinjitetin bashkëkomb­asve të tyre në lindje duke shënuar automatiki­sht edhe rritje të rrogave e pensioneve, për të mos folur për përfitimet ( përtej atyre me sens të pastër ekonomik) e shumëanshm­e e të menjëhersh­me që solli padyshim Ribashkimi, pasojë e pazgjidhsh­me e Rrëzimit të Murit të Berlinit. Një sukses më vete në ish- Lindjen gjermane është edhe trajtimi i shpejtë, shkencor e i drejtë i së shkuarës diktatoria­le, çka e ktheu atë në një shembull për t’u admiruar nga gjithë ish- vendet e Lindjes e posaçërish­t i shumëlakua­r për rastin e Shqipërisë.

* Autori është ish- bursant i Fondacioni­t “Konrad Adenauer” në Berlin

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania