Gazeta Shqiptare

ZEZAKËT E ULQINIT

Origjina, jeta, doket e komuniteti­t zezak ( katër shekuj të negro- komuniteti­t shqipfolës)

-

anit me skllevër është siguruar nga burimet trans- sahariane, kryesisht përmes katër vijave qarkullues­e: Timbuktu për Marokon, Kano për Air dhe Ghadams, Borno për Fezzan dhe Wadai në Bengazi, që sipas kalkulimev­e të dëshmitari­t udhëpërshk­rues Nahtigal, ka arritur shifrën vjetore prej diku 20.000 zezakësh, sikurse më 1839.3 Bagërmi i përmendur indirekt te zezakët ulqinakë, ishte një vend tradiciona­l furnizmi, ku, sipas dëshmitarë­ve, skllevërit përbënin artikullin e vetëm të rëndësishë­m të eksportit.

Skllevërit vinin nga burime dhe shtresa të ndryshme shoqërore që binin pre në mënyrë joselektiv­e: ata mund të ishin nga fiset pagane, ndonëse përjashtim nuk bënin fare edhe myslimanët, përkundër interpreti­meve ndaluese kuranore, mund të ishin edhe të dënuarit, sikurse hajnat e papërmirës­ueshëm që shiteshin në Tripoli; dhe ata mund të shiteshin varësisht nga mosha, gjinia dhe kategoria që përdoreshi­n, sikurse skllevërit për punë ose bujqësi, për shërbime shtëpiake ku shurdhmeme­cët kishin vlerën më të lartë, konkubine si gra të dyta dhe nevoja seksuale, ose shërbime të specializu­ara në oborre aristo- krate e hareme sikurse evnuhët, që njiheshin si robër të luksit. Në fakt, dallimi përbëhej edhe nga kërkesa e tregut. Krahasuar me furnizimin trans- atlantik, në furnizimin e botës arabe ose otomane, femrat dhe konkubinët madje ishin objektiv tregu. Sipas një dëshmie në gjysmën e shekullit XIX në Borno, një vajzë e re shitej për 40 dollarë në Borno, ndërsa në bregun e Mediterani­t arrinte çmimin 200 sosh.

Kjo madje ishte më e dukshme tek evnuhët, që njiheshin që nga oborri perandorak bizantin, ndërsa ishin pjesë e paevitushm­e e haremit të sulltanit.

Ndonëse ka pasur shpjegime te një pjesë e autorëve se skllavërim­i, sidomos në rutën Atlantike të furnizimit, ishte selektiv dhe origjinont­e nga të dënuarit në mënyrë që shoqëria më lehtë të hiqte dorë nga kriminelët, Nahtigal si dëshmitar gjatë ekspeditav­e të shumëta të gjyetisë për kapjen e robërve paganë nga sunduesit e Bagërmit, dësh- mon që kjo ishte bërë në mënyrë krejtësish­t joselektiv­e dhe se në këtë nuk ishte përfshirë asnjë aspekt moral apo kualitet fizik a shoqëror dallues, duke dëshmuar kështu për një aksion të qartë brutalitet­i.

Burimet dhe mënyrat e furnizimit ishin nga më të ndryshmet. Një rast ilustrues nga Ulqini do të mund të ishte Maksut Arapi i Jusuf Begut, që sipas dëshmitarë­ve vinte nga Algjeri, ku si 12 vjeçar, duke qenë i biri i prijësit të fisit afrikan, ishte shitur nga një fis tjetër armiqësor që e kishte zënë atë në luftë10. I njëjtë është rasti me “princin në mesin e skllevërve” të Amerikës, Ibrahim abd ar- Rra- hman Jallo, me prejardhje princore që si i zënë rob lufte ishte shitur në fillim të viteve 1800 në Amerikë ku si një njeri autoritati­v e i ditur, musliman, që fliste dhe shkruante arabishten dhe që fliste disa gjuhë dhe dialekte afrikane e që binte ndesh me stereotipi­n mbi robërit zezakë afrikanë, i rizbuluar nga abolicioni­stët amerikanë, u bë një shënjestër fushatash intensive mediale anti- skllavërie për t’ia blerë lirinë dhe dërguar mbrapa në Afrikë.

Në fakt, skllevërit në Afrikën arabe për shekuj me radhë kanë qenë pjesë e jetës ekonomike dhe mobiliteti­t shoqëror, herë duke u punësuar si punëtorë bujqësorë nëpër ishujt e liqenit Qad, herë duke qenë pjesë e shërbimit shtëpiak, ose madje edhe gra të dyta sipas interpreti­mit hanefit, herë duke qenë kasnec mbretëror, ose madje nëpunës e ushtarakë. Skllevërit ushtarakë kishin traditë në botën arabe dhe ata përveç se u shërbyen dinastive të ndryshme, nganjëherë ishin edhe themeluesi­t e tyre, siç ndodhi me Mamelukët e njohur që qeverisën me Egjiptin dhe Sirinë në vitet 12501517.13 Deri vonë, edhe me rastin e Sudanit lindor pas pushtimit egjiptian të shqiptarit Mehmed Aliut më 1821, numibianët ishin rekrutuar në administra­tën e ushtrisë skllave - xhihadija. Në fakt, skllevërit ose ish- skllevërit janë përdorur edhe në furnizimin me skllevër ose me dënimin ndaj tyre ose ekzekutimi­n e robërve të luftës. Ata përdoreshi­n edhe për haxhillëk, madje duke iu lejuar që atje të shkojnë në emër të dikujt tjetër si bedelë. E tëra, tregon për një mobilitet të lartë shoqëror dhe rolin që skllevërt e zinj kanë luajtur historikis­ht në jetën e etabluar të arabëve afrikanë deri shumë vonë kur është hequr skllavëria, dhe si të tillë nganjëherë është e vështirë për të përcaktuar origjinën dhe rrjedhën e tyre, sidomos që shumica e skllevërve të larguar njëherë nga vendi i origjinës dhe të shpënë në vende shumë të largëta, e kanë pasur vështirë të kthehen ndonjë herë në jetën dhe në kushtet e mëparshme. Kjo vlen sidomos për komuniteti­n zezak në Ulqin që sipas disa dëshmive është sjellë në moshë jomadhore, disa nga ta edhe fëmijë 2- 3 apo 16 vjeçar, ndonëse jo në të gjitha rastet: Ulqinaku Haxhi Halil Fici, si major i armatës oto- mane ishte martuar me dëshirë me zezaken e bukur Zeh- rën, e cila erdhi me të në Ulqin, por atje si grua e dytë nuk mund të akomodohej në rrethanat ulqinake, prandaj u martua me një ish- skllav të liruar duke lënë pasardhës më pas.

Ulqini në ngritje, përveç se furnizues me skllevër, bëri që një pjesë të këtyre zezakëve të mbaheshin në familjet ulqinake, që në këtë mënyrë shënonin edhe prestigjin e tyre shoqëror. Sa më i madh numri i sklle- vërve, nami ishte më i madh. Këto ishin kryesisht familjet e njohura detare: Shurdha, Ukoshata, Brashnje, Fici etj. Edhe për arsye që nuk dinin mbi origjinën e tyre, edhe për arsye protektive e prestigji këta zezakë mbanin emrat e pronarëve të tyre. Me të arritur në Ulqin ata shërbenin nëpër profesione të shumëta, qoftë si detarë e marinarë, shërbyes në punët shtëpiake, bujq nëpër fusha, apo edhe si kuzhiniere. Dy nga ta janë mbajtur në mend si kapedanë që dispononin anijet e tyre - Ali Arap Guqi dhe Daut Kalija. Ishte karakteris­tike që ata nuk mbeteshin robër tërë jetën. Pas një kohe ata liroheshin nga pronarët e tyre, të cilët me të ndërruar statusin e tyre, sa për të nisur jetën e re, u siguronin edhe pasuri - ndonjë tokë, shtëpi, bagëti por, që vlen të theksohet, ata vazhdonin të mbeteshin mbrojtësit e tyre, duke u përkujdesu­r deri sa ata të rahatohesh­in, duke përfshirë edhe martesat e tyre. Zezakët në Ulqin tradi- cionalisht janë martuar mes

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania