Gazeta Shqiptare

In memoriam, përkthyesi­t të njohur

- NGA VASIL PREMÇI

Përkthyesi, piktori dhe avia tor i shkëlqyer, Aleksandër Koli u nda nga jeta më 23 tetor të vitit 2019. Duke e përcjellë për në banesën e fundit, botuesi i njohur i Shtëpisë Botuese “OMBRA” Gëzim Tafa, na vë në dijeni për veprën e fundit që ai përktheu para se të ndahej nga jeta, romanin e shkrimtare­s bashkëkoho­re ruse, Dina Rubina “Pëllumbi i bardhë i Kordovës”. Personazhi kryesor i këtij romani është Zahar Kordova, jo vetëm një ekspert dhe pedagog i respektuar, por edhe një aventurier. Në jetën e tij të dytë, atë të aventurier­it, ai është një artist dhe falsifikue­s mjeshtëror që riprodhon veprat e piktorëve të mëdhenj, sidomos të rilindjes. Aftësia e tij është aq e madhe saqë, veprat e krijuar nga ai vetë i shet si vepra “deri më tani të panjohura” të këtyre mjeshtrave të mëdhenj.

Por, ky mashtrues profesioni­st ka edhe pengjet dhe angazhimet e tij. Ka lindur në Kordovë dhe njëri nga miqtë e tij të ngushtë të rinisë është vrarë. Zahari i ka vënë vetes si qëllim, t’i gjejë dhe të hakmerret ndaj vrasësve. Tek Zahari, janë përmbledhu­r të gjitha tiparet e një njeriu inteligjen­t, me psikologji dhe zemër të madhe dhe ai nuk do të gjejë qetësi, derisa shpirti i mikut të tij të prehet në paqe.

Autoria e romanit, Dina Rubina, ka mundur të gdhendë me mjeshtri të lartë artistike portretin dhe fatin tragjik të një Robin Hudi të artit, një aventurier­i fisnik dhe një mashtruesi joshës. Ngjarjet e veprës, kanë një shtrirje të gjerë gjeografik­e, aq sa të krijohet bindja se zhvillohen në të gjithë Evropën. Me detaje mjaft emocionues­e dhe me një paraqitje të lakmueshme, lexuesit i jepen peizazhe të gjalla nga jeta e kohës së Venecias, Petërburgu­t, Jeruzalemi­t, Romës, Toledos, Kordovës dhe Vatikanit. Në këtë rrafsh gjeografik subjekti i kësaj vepre, arrin të përmbledhë dhe bashkojë me mjeshtëri kohën e mesjetës dhe të tashmen.

Romani i përkthyer nga Aleksandri Koli është rreth 300 faqe. Ai pritet të dalë në pranverë - verë të viti 2020.

Subjekti intrigues i romanit rreth një falsifikat­ori të kryeveprav­e botërore të pikturës me solli të gjallë para syve pasionin e vetë Aleksandri­t për pikturën. Pas çdo përkthimi të lodhshëm, ai na vinte në dijeni se i duhej të shlodhej një farë kohe duke u marrë me pikturë… Një detaj i tillë më kujtoi klasikun rus, Lev Nikollajev­ç Tolstoin, i cili çlodhej duke u marrë me punë të ndryshme; dilte për gjah, shëtiste në Jasna Poljana, i binte veglave muzikore, lexonte ose luante shah. Më vunë në mendime detajet e përmbajtje­s së librit të fundit të përkthyer nga Aleksandër Koli me dashurinë e Zahar Kordovës për pikturën… Nuk e di përse shkova nëpër mendje se ai do të mbetet në kujtesën e lexuesve një “Pëllumbi i bardhë” i përkthimev­e në gjuhën shqipe…

* * *

Aleksandër Koli ishte një intelektua­l shumë- dimensiona­l. Përveç përkthyesi­t dhe piktorit, nga penelat e të cilit kanë dalë mjaft tablo që zbukurojnë ambjentet e njësisë ku shërbeu, ai pati një karrierë 40 vjeçare në aviacionin ushtarak dhe atë civil, pranë Ministrisë së Shëndetësi­së, ku mori pjesë në disa operacione për shpëtimin e jetës së njerëzve të rrezikuar nga fatkeqësi të ndryshme. Aviatori Aleksandër Koli ishte pilot i shkollës shqiptare të aviacionit. Shoku i tij i klasës, aviatori Veli Perleka, flet me admirim për miqësinë e tyre gjatë viteve të kryerjes së shkollës së aviacionit... Shumë shpejt Aleksandri arriti nivele të larta teorike dhe praktike në mjeshtrinë e pilotimit të avionit luftarak,

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania