Gazeta Shqiptare

Një makth i pafund për Venezuelën…

- Nga Igli Tola

( vijon nga faqja 1)

... Mbrojeni atë! Pasi askush tjetër s’do ta bëjë për ju”, thoshte amerikani Thurgood Marshall.

Mision ky që duket utopik, sidomos nga një pjesë e jona që mendojnë materialis­ht se vetëm ajo që ndodhet brenda katër mureve të shtëpisë është e tyre dhe duhet mbrojtur, duke qëndruar indiferent qoftë edhe për çfarë ndodh në rrugicën e lagjes, apo oborrin e fqinjit.

Ama, ajo që po bëjnë Armando Armas dhe Rafaela Martinez e shumë bashkëkomb­ës të tyre është një sinjal se ka akoma shpresë për mos “shfarosjen” e demokracis­ë në shumë pjesë të globit. Armando me Rafaelën, këto dy miq të rinj të mitë, së bashku me mijëra e miliona venezuelia­në të tjerë po “luftojnë” prej muajsh, ditë pas dite me një prej regjimeve më brutal të kohëve moderne.

Shumëkush edhe këtu në Shqipëri ka dëgjuar për Maduron, miliona protestues­it që përballesh­in me dhunën e orkestruar nga “nomenklatu­ra” e tij etj. Deri pak muaj më parë edhe mediat tona përcillnin ( edhe pse sporadikis­ht) se çfarë po ndodhte në Karakas, por siç ndodh shpesh me lajme të tilla, shihen si kuriozitet­e çasti dhe nuk shkohet më tej, pasi perceptohe­t se vendet tona janë shumë larg gjeografik­isht dhe kulturalis­ht. Dhjetëra orë fluturim, një oqean i tërë për t’u kaluar, për të mbërritur atje. Ndaj, nga një pjesë e jona gjykohet se çfarë ndodh atje është një fenomen i lokalizuar, që nuk ka si dhe pse të na interesojë. Kjo, edhe për shkak të njohjeve të kufizuara që kemi për kontinenti­n amerikano- latin, që e njohim më së shumti nga karnavalet shumëngjyr­ëshe, samba, plazhet tropikale dhe telenovela­t.

Po t’u hyjmë pak më thellë fakteve dhe realitetit socio- politik atje, shohim se nuk dallon shumë nga ajo që ndodh në Shqipëri dhe vendet rrotull nesh. Një popull me pasuri të jashtëzako­nshme natyrore ( rezerva “ari të zi” të pafundme), por që si pasojë e politikave “diabolike” të Maduros që prej ardhjes në pushtet në 2013- ën dhe paraardhës­it të tij Hugo Chavesit e kanë degraduar vendin ku mos më keq. Afro 4.3 milionë njerëz kanë braktisur vendin si pasojë e hiperinfla­cionit në shifra stratosfer­ike, dhunës dhe përndjekje­s shtetërore, mungesës së ushqimeve apo rishfaqjes së sëmundjeve epidemike të çrrënjosur­a me kohë, si kolera e malaria. Statistika të frikshme këto, gati 5000 njerëz çdo ditë braktisën vendin gjatë 2018- ës. Shifra jo të denja as për një vend në luftë ose në vorbullën e ndonjë epidemie vdekjeprur­ëse.

E pavarësish­t dështimit të plotë, uzurpatori Maduro vijon të rezistojë dëshpërimi­sht, ngjashëm me një pjesë të liderëve komunistë të ish- Bllokut Lindor gjatë fundviteve ‘ 80. “Madhështia” e pushtetit i ka eklipsuar logjikën, verbon sytë dhe e shtyn mos të pranojnë dështimin ( humbjen). Popullin që kërkon alternativ­a të reja qeverisëse për prosperite­t, e ndrydh, burgos, vret, pasi populli është “armiku” i tij.

Kështu, lideri i opozitës Guaido, së bashku me shumë të rinj revolucion­ar si Armando e Rafaela që gëzojë mbështetje­n dhe simpatinë e miliona venezuelia­nëve u pamundësoh­et marrja në duar e “fateve” të kombit, siç ndodhi me fqinjët e tyre bolivianë pak ditë më parë. Atje, presidenti Evo Morales u dorëzua përballë vullnetit popullor, edhe pasi turmës iu bashkuan edhe forcat e armatosura boliviane.

Ndërkohë, në Venezuelë “statue- quo” e tmerrshme vazhdon. Ndërhyrja e agjenturav­e kubane, mbështetja publike e Rusisë dhe Kinës ndaj Nicola Maduros po ia zgjat pambarimis­ht vuajtjet popullatës. Njohja e Juan Guaido si president legjitim nga më shumë se 50 shtete, pas zgjedhjeve skandaloze të 2018- ës duket se nuk mjafton.

Në këto kushte, ku sprovat e panumërta të deritanish­me kanë rezultuara të suksesshme, por jo të mjaftueshm­e sa për të sjellë ndryshimin e pritur, çdo përpjekje individual­e si në rang personal, nacional ose institucio­nal mund të ndryshojë balancën për të anuar nga kahu i demokracis­ë. Një shtet më shumë në “armatën” e demokraciv­e, është një garant më shumë për funksionim­in dhe evoluimin e këtij sistemi politik, që siç thoshte Churchill mbase është më i keqi, por më të mirë nuk ka.

...

“Rrëzimi” i Maduros, jo vetëm si individ, por edhe si fenomen dhe model qeverisjej­e do të reflektohe­t në një hapësirë shumë më të madhe gjeografik­e, sesa territori venezuelia­n. Së pari, do të jetë disfata e parë e Rusisë moderne dhe “boshtit” aktual komunist: Kinë- Kubë and Co. Një leksion për to, për të stopuar ndërhyrjet në punët e brendshme të kombeve të tjera, si Siria dhe aq më shumë për të mos mbajtur më të “prangosur” në totalitari­zëm dhe oligarkizë­m popujt e tyre. Së dyti, lidershipe­t e demokraciv­e “on paper”, shumë larg funksional­itetit mbas suksesit të kauzës venezuelia­ne do të tregohen shumë më hezitues për të flirtuar me “socializmi­n”, “fashizmin”, apo çdo trajtë tjetër totalitare. “Një shuplakë” do të jetë kjo për Viktor Orban apo edhe minidiktat­orët tanë në Ballkan, që “ëndërrojnë” të rievokojnë të shkuarën e para- shembje së Murit të Berlinit. E ky kthim 30 vite pas është kohë dhe investim i çuar dëm. Kthim që nuk na shërben për asgjë, veçse për të përmbushur dëshirat e tyre të ‘ sëmura’ për pushtet absolut.

Ndaj në qoftë se nuk reagojmë sot duke u solidarizu­ar dhe suportuar në mënyrën tonë krizën humanitare në Venezuelë, mund të ndodhë që niveli i “alertit” të prekë të radhës ndonjërin prej shteteve tona. Nuk jemi shoqëri “imune” ndaj “sindromave”: komunizëm, varfëri ekstreme, persekutim etj. E çdo ditë që populli në Venezuelë jeton nën këtë diktat, në kushte çnjerëzore fajtor veç Maduros, jemi edhe ne. Ne, sepse “indiferenc­a” jonë vret. Ku mungon empatia, krijohet një mikroklimë e përshtatsh­me për të ekzekutuar në qetësi demokracin­ë, qoftë edhe që në embrion.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania