Gazeta Shqiptare

Armando Duka në stadium, përtej kritikës dhe dashurisë sezonale të brohoritës­ve

- Nga Lorenc Vangjeli

( vijon nga faqja 1)

... duan dhe i urrejnë brenda çastit. I mallkojnë në një moment dhe i bekojnë në momentin pasardhës. I adhurojnë dhe i përbuzin. I vrasin dhe i ngjallin.

Sepse kjo është magjia e futbollit.

Ky është horoskopi i futbollist­ëve, me të cilët, në një mënyrë të pabesueshm­e lidhet edhe fati i trajnerëve dhe presidentë­ve të federatave. Armando Duka, president i Federatës Shqiptare të Futbollit, është shembulli që ulërin si vërtetim i kësaj aksiome. Do të mjaftonte një gol i shënuar nga Shqipëria në Stamboll pak javë më parë dhe ai do të ishte shpallur pa mëdyshje hero kombëtar në Tiranë.

Do të mjaftonte dhe madje do të tepronte, siç ndodhi katër vjet më parë, kur udhëtimi i ëndrrës që Kombëtarja shqiptare bëri për herë të parë në Kampionati­n Evropian, e shndërroi Armando Dukën në arkitektin e një ëndrre kombëtare, edhe pse ai nuk kishte qenë në fushë, edhe pse ai nuk kishte shënuar asnjëherë dhe as nuk kishte shpëtuar portën nga golat. I tillë është futbolli dhe magjia e tij, që çmend të mençurit dhe zgjon indiferent­ët. Por kur koha të kalojë dhe pasionet të kenë fatin e thëngjijve të ushqyer nga zjarri i pasionit të zakonshëm shqiptar, Armando Duka do të duhet të bëjë bilancin e tij në krye të Federatës

Shqiptare të Futbollit përballë atyre që e duartrokas­in dhe atyre që e kritikojnë. Përtej vijës së padukshme mes dashurisë dhe urrejtjes, përtej të gjitha debateve të diskutuesh­me për çdo gjë tjetër, Duka do të afrojë një bilanc të pabesueshë­m: Shqipëria është bërë me tri stadiume evropiane.

Elbasani në fillim, Shkodra dhe së fundmi Tirana kanë stadium normal, që mund t’i gjesh njëlloj edhe gjetkë në Evropë. Ishte fati i tij që u ndodh në kohën e duhur në vendin e duhur, apo ishte edhe koincidenc­a e kësaj kohe me qeverisjen e një kryeminist­ri atipik si Rama, kjo ka pak rëndësi. Tri stadiumet e ndërtuara në këtë periudhë do të mbajnë në shkallët e tyre të gjithë ata që në fund të fundit, as nuk do të duan t’ia dinë se kush është Armando Duka. Një figurë plot dritëhije, nga të paktët në Tiranë që për shumë arsye duket simpatik kur tallet me arrogancë me qeveritarë dhe të bën t’i ulërish kur duket se merr me të mira tifozët, sepse dashuritë hipokrite vrasin më shumë se urrejtjet e sinqerta.

Shumëkush do të donte të ishte sot në vend të Armando Dukës, i cili është personazhi që shënjoi emrin e tij në ndeshjen e parë të Kombëtares shqiptare në stadiumin e saj të ri. Fiton apo humb, ka pak nevojë të diskutohet. Është statistikë. U ndërtua si u ndërtua stadiumi, sa kushtoi dhe kush e projektoi, si u pagua apo si u ideua, këto janë çështje që pak do të kujtohen nesër dhe pak kanë të bëjnë me atë çfarë do të ndodhë duke nisur me sot në stadium. E rëndësishm­e është që përballë francezëve në tribuna do të qëndrojnë qytetarë evropianë, në një stadium evropian, me pasaportë shqiptare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania