Post- tërmeti, Basha: Asnjë bonus qiraje, situata drejt falimentimit
"5 masa urgjente për bizneset e prekura nga tërmeti"
Lideri i opozitës, Lulzim Basha, takoi dje ban orët e prekur nga tërmeti në Durrës, të cilët deklaruan se ndonëse 1 muaj e gjysmë pas tërmetit, nuk kanë marrë akoma bonusin e qirasë. Në një postim në "Facebook", Basha shkruan se banorët janë të detyruar të marrin borxhe dhe se askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve. "Një muaj e gjysmë pas tërmetit, banorët e Durrësit nuk kanë marrë akoma bonusin e qerasë, ndërkohë që 8.5 milionë euro kanë përfunduar në xhepat e qeveritarëve vetëm për afera e korrupsion, me zero shërbime të ' check up'- it. Sot ( dje) u takova me banorë të Durrësit, të cilët kanë paguar para për dokumente e kanë hapur numra llogarie në banka, por nuk u ka kaluar asnjë lek për të paguar qiranë. Banorët janë detyruar të marrin borxh, ndërsa edhe sot një muaj e gjysmë pas tërmetit, askush prej tyre nuk e ka të qartë sesi do të veprohet për riparimin e dëmeve, apo si do të zgjidhet problemi i strehimit për qytetarët e mbetur pa shtëpi. Në mes të dimrit, me qindra familje jetojnë ende në çadra apo makina", deklaron Basha. Kreu demokrat shprehu shqetësimin se qytetarët po vuajnë në mes të dimrit vetëm për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe se nuk pranon që paratë e dhjetë oligarkëve t'ua kalojë atyre. "Dështimi dhe paaftësia e shtetit po iu kushton shtrenjtë qytetarëve që po përballen edhe me probleme shëndetësore, për shkak të kushteve ku po jetojnë dhe e gjitha kjo, vetëm për të mos u prekur paratë që shkojnë në xhepat e dhjetë oligarkëve. Me 150 milionë dollarë që shkojnë për ta, sot do të ishin akorduar fondet për strehimin e banorëve dhe do kishte nisur puna për riparimin e banesave të dëmtuara", theksoi Lulzim Basha.
KËRKESAT
Kreu i PD- së takoi dje edhe përfaqësues të biznesit, të prekur nga tërmeti tragjik, teksa përsëriti 5 masat e menjëhershme që duhet të marrë qeveria. Basha u njoh edhe me shqetësimin e pronarëve dhe punonjësve fasonë. "Ata më shprehën shqetësimin e tyre se situata po i çon drejt falimentimit. Shumë punonjës ende nuk janë rikthyer në
punë, pasi janë detyruar të strehohen larg vendbanimit të tyre në pamundësi të përballimit të kostove të një shtëpie me qira apo të jetojnë në çadra. Deri tani nuk kanë marrë asnjë bonus qiraje, ndërsa i sorollatin nga njëra zyrë në tjetrën. Bizneset nuk kanë pasur asnjë mbështetje nga shteti për dëmet e shkaktuara, ndërkohë që duhet të paguajnë taksat e rritura dhe
KLAJDA GJOSHA
Ish- ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, akuzon politikën për ikjen e shqiptarëve nga vendi. "Papjekuria e politikës po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi. Prioriteti ynë kombëtar duhet të jetë rikthimi i shpresës nëpërmjet stabilitetit politik dhe ekonomik. Shqiptarët i përkasin Shqipërisë dhe ata janë të vetmit që mund të sjellin ndryshim dhe zhvillim!", - tha
Gjosha.
fuqia blerëse është në nivelet minimale". Sipas Bashës, mosmarrja e masave të menjëhershme do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin në Durrës dhe gjithë Shqipërinë. "Edhe njëherë i kërkoj qeverisë të marrë masa të menjëhershme për ringritjen e biznesit në zonat e prekura nga tërmeti duke nisur me: 1. Përjashtim nga taksa e pronës dhe nga
të gjitha taksat dhe tarifat vendore gjatë periudhës së rindërtimit për të gjithë operatorët ekonomikë me aktivitet në zonat e prekura. 2. Përjashtimin nga tatim- fitimi për të gjitha subjektet që e riinvestojnë fitimin për të rikuperuar dëmet e tërmetit.
3. Pezullimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për periudhën deri në rikuper
imin e dëmeve dhe pagesat e shtyra të kryhen me këste pas periudhës së rikuperimit. 4. Përjashtimin nga TVSH- ja për të gjitha materialet, lëndët e para, mjetet kapitale që përdoren për rikuperimin e dëmeve. 5. Pezullimin dhe fshirjen e pagesave të faturave të energjisë dhe të ujit gjatë kohës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore", shprehet z. Basha.