Zbardhen emrat e 723 studentëve që përfitojnë bursë në Universitetin e Mjekësisë
Vendimi i Bordit të Administrimit: Cilët janë studentët e trojeve që përfitojnë Lista e plotë me fituesit e tre viteve të para
Bordi i Administrim it të Universitetit të Mjekësisë ka vendosur miratimin e dhënies së bursave për 723 studentë të vitit të parë me mesatare 9 dhe 10. Këta studentë përfitues aktualisht studiojnë në një program studimi të ciklit të parë dhe në një program studimi të integruar, për vitin akademik 2019- 2020, në universitetin e Mjekësisë. "Gazeta Shqiptare" zbardh sot emrat e përfituesve të bursës. "Bordi I Administrimit të Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të miratojë listën e 31 studentëve, nga trojet me notë mesatare 9- 10 që përfitojnë bursë dhe studiojnë në një program studimi të ciklit të parë dhe në një program studimi të integruar, për vitin akademik 2019- 2020, në universitetin e Mjekësisë, Tiranë",- thuhet në vendimin nr 54. Gjithashtu, është vendosur miratimi i listës së 31 studentëve me notë mesatare 9- 10 nga viti i dytë e lartë, që përfitojnë bursë dhe studiojnë në një program studimi të ciklit të parë dhe në një program studimi të integruar për vitin akademik 2019- 2020. "Bordi i Administrimit të Universitetit të Mjekësisë ka vendosur të miratojë listën e dy studentëve, nga
EMRAT E 723 STUDENTËVE QË PËRFITOJNË BURSË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË kategoritë e veçanta rome me notë mesatare 9- 10 që përfitojnë bursë dhe studiojnë në një program studimi të ciklit të parë dhe në një program studimi të integruar për vitin akademik 2019- 2020 në universitetin e Mjekësisë, bashkëlidhur këtij vendimi. Ngarkohet Administratori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për zbatimin dhe publikimin e tij në faqen zyrtare të institucionit. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë",- thuhet në vendim.