Shitblerja e votës, Balla: Kemi legjislacionin më të ashpër
"Themeli i reformës, depolitizimi i komisioneve zgjedhore"
Kreu i grupit par lamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla beson se depolitizimi i komisioneve zgjedhore dhe administrimi i zgjedhjeve nga një trupë apartiake është thelbi i reformës zgjedhore. I ftuar në "Opinion" në News24, Balla foli për marrëveshjen mes palëve që uli në tryezë maxhorancën e opozitën. "Ne do të marrim të gjitha rekomandimet e OSBE/ ODIHR dhe t'i kthejmë në amendime të kodit elektoral. Duhet që një trupë apartiake të merret qoftë me administrimin e qoftë me numërimin. Nuk ka pasur një vullnet politik të theksuar. Është një çështje që besoj është e gjithëpranuar. Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore prej 2 vitesh ka ekspertë që kanë bërë një reformë të shkëlqyer",- deklaroi numri dy i PS- së. Ai tha se marrëveshja ka një bosht të rëndësishëm, rakordimi primar i palëve për të mbyllur reformën deri më 15 mars. "Do të ndryshojë formula e funksionimit të KQZ. Do ndryshojë qasja në sponsporizimin në media dhe reklama televizive. Janë disa prej çështjeve. Do ndryshojë mënyra e ankimimit. Kujtoj zgjedhjet e majit 2011, procedura të zgjatura ankimore dhe thelbi humbte në procedurë. Themeli është depolitizimi. Duke qenë se numëruesit apo komisionerët ishin të emëruar politikisht, urdhëroheshin politikisht, braktisin procesin etj.
Pse nuk ndodh kjo në një vend tjetër të BE- së? Sepse zgjedhjet nuk administrohen nga partitë", u shpreh Balla.
SHITBLERJA
Sa i përket shitblerjes së votës, kreu i grupit parlamentar të PS- së bëri të ditur se ne kemi legjislacionin më të ashpër ekzistent për shitblerjen e votës. "Ka raste në disa palë zgjedhje të personave të dënuar. A kemi më shumë fenomen se sa dënime? Patjetër që po. Kjo nuk lidhet vetëm me
KUNDËRSHTITË
Përfaqësues të shoqërisë civile kërkuan që të jenë palë vendimmarrëse lidhur me reformën zgjedhore. Brisida Gjikondi u shpreh se Kushtetuta përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitetin drejtpërdrejtë dhe është pjesë vendimmarrëse e fateve të tij. "Reforma zgjedhore deri me tani ka dështuar për shkak të papërgjegjshmërisë së kësaj klase politike, që primare ka patur pushtetin e vet të pandershëm se sa përfaqësimin real të shqiptarëve".