21 vjet nga masakra e Reçakut, Ilir Meta: Nuk duhet harruar
Rikthehet ambasadori i OSBE, Walker pranë familjarëve të dëshmorëve Thaçi: Serbia të japë llogari
i vjet më parë, mëngjes in e 15 janarit, forcat serbe të sigurimit vranë 45 civilë shqiptarë në Reçak në Komunën e Shtimes, masakër e cila tronditi botën dhe bëri kthesë në diplomacinë ndërkombëtare. Kjo ngjarje, e cila bëri që bota të kthejë sytë nga Kosova, i parapriu edhe fushatës së bombardimeve të NATO- s ndaj forcave serbe. I pari që i dha zë kësaj ngjarjeje për gjenocidin që po kryhej në Kosovë ishte ish- shefi i misionit vëzhgues të OSBEsë në Kosovë, ambasadori William Walker, ku edhe e pati cilësuar këtë masakër si "krim kundër njerëzimit". Ditën e sotme, politikanë, familjarë të viktimave janë kthyer në fshat për të kryer homazhet. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte prezent në ceremoninë përkujtimore të masakrës së Reçakut. Në orën 10: 30 së bashku me homologun kosovar Hashim Thaçi dhe përfaqësues të tjerë të politikës së Kosovës, Presidenti Meta zhvilloi homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Reçak. "Masakra e Reçakut ishte krim kundër njerëzimit dhe gjenocid. Serbia duhet të japë llogari. Drejtësia herët a vonë do të ngadhënjejë", tha Thaçi duke dënuar dhe heshtjen e ndërkombëtarëve. "Çdo përpjekje për të mohuar këtë masakër, por edhe çdo masakër tjetër në këtë rajon është një rrezik për riciklimin e dhunës", tha Meta. Më tej në rrjetet sociale, Presidenti ka theksuar se kjo masakër nuk duhet harruar. "Në Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Shqiptarëve në Kosovë, me dhimbje të madhe, respekt e mirënjohje të thellë nderuam sot kujtimin e 45 civilëve të pafajshëm që humbën jetën në Masakrën e Reçakut, si dhe të gjitha viktimat e martirët e krimeve monstruoze të forcave serbe në Kosovë, simboli i një sakrifice tejet sublime të rrugëtimit të këtij shteti drejt lirisë dhe pavarësisë. Masakra e Reçakut, nuk duhet harruar, si domosdoshmëri për të mos lejuar përsëritjen e saj në të ardhmen. Dhe ne do t'i kujtojmë gjithmonë, jo vetëm jetët e humbura dhe sakrificat e tyre, por edhe gjithë këto të vërteta të patundura mbi të cilat ndërtohet një bashkëjetesë në paqe, e fortë dhe e qëndrueshme, në rajonin tonë. Rroftë e ardhmja europiane e Kosovës që qëndron e patundur mbi këto sakrifica!", ka shkruar Meta. Edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti bëri homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ku tha se është detyrim i institucioneve vendore që të gjithë ata që urdhëruan dhe kryen këtë masakër të dënohen. Ndërsa u shpreh se masakra e