Miqtë zbulojnë arsyen e vërtetë: Ja pse u larguan Harry dhe Meghan
Të afërmit rrëfejnë konfliktet që kishin në familjen mbretërore, shkak problemet me Uilliam "Ambient toksik", çifti "u detyrua" të largohej
Vendimi për largimin nga detyra mbretërore e Princ Harry dhe bashkëshortes së tij Meghan Markle vijon të mbetet ende kryefjalë në mediat britanike, por jo vetëm. Përditë e më shumë në media dalin dëshmi të reja nga miqtë, të afërmit, por edhe nga një pjesë e shërbyesve që tregojnë detaje nga largimi i bujshëm. Një mik i çiftit thotë se vendimi për të hequr dorë erdhi sepse çifti ndjehej i përjashtuar. Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore për shkak të "gjakut të keq" që ata kanë pohon një mik i afërt. Dhe me gjakun e keq, nënkuptohet origjina e Meghan, e cila nuk është britanike. Sipas tij, energjia në pallatin mbretëror ishte toksike, duke "detyruar" çiftin të largohet përpara se të përjashtoheshin. Tensionet mes familjes thuhet se kanë bërë që çifti të ndjehet të përjashtuar. Miku i tha revistës amerikane "People" se, "kjo nuk është ajo çfarë ata donin, por Meghan dhe Harry u detyruan. Ka shumë gjak të keq në atë familje, është toksik". Burimi vazhdoi: "Nëse marrëdhëniet do të kishin qenë më të mira, gjërat do të ishin më ndryshe". Harry dhe vëllai i tij morën hapin e pazakontë për të lëshuar një deklaratë të përbashkët të hënën për të zbuluar se ata ishin "thellësisht, thellësisht të pakënaqur" për "pretendimet" se ngacmimet e Uilliam e kishin detyruar çiftin të largohej. Sipas raportimeve të përsëritura, Harry mendonte se Uilliam nuk e kishte mirëpritur Meghan që në takimet e tyre të para. Lidhja e tyre me sa duket nuk është rikuperuar që nga ajo kohë, por burimet e brendshmet mbretërore kanë mohuar pretendimet. Dhe shoku i çiftit ka mbështetur pretendimet në lidhje me paralajmërimin e Uilliam dhe tha se të dy Meghan dhe Harry nuk e ndjenë veten komod në ambientin mbretëror. Pal
gjithashtu tha që Meghan ishte lënduar nga shtypi negativ dhe për faktin që ajo ende konsiderohej një amerikane e jashtme në pallatin mbretëror. Pas samitit historik të Sandringham të së hënës, mbretëresha, e cila është lënduar thellë nga ngjarjet e fundit, lëshoi një de
klaratë duke pranuar kërkesat e nipit të saj për t'i lejuar atij dhe Meghan të tërhiqeshin nga titujt mbretëror. Ajo e bëri të qartë se ajo, Princi Charles dhe Uilliam do të kishin preferuar që ata të qëndronin. Por duke pasur parasysh forcën e ndjenjës së çiftit për t'u lejuar të krijojnë një jetë ' të pavarur financiarisht' për veten e tyre, megjithëse ajo që ruan shumë nga privilegjet e tyre mbretërore, Mbretëresha ka pranuar të lejojë që çifti të ndajë kohën e tyre midis Kanadasë dhe Britanisë së Madhe dhe i kërkoi stafit që të punojë me ritme të shpejta për zgjidhjen e situatës. Pengesat më të mëdha janë financimi, rezidenca, siguria dhe mënyra se si çifti synojnë të bëjnë jetesën e tyre. Lidhur me largimin e Harry dhe Meghan nga Anglia ka reaguar edhe kryeministri kanadez. Justin Trudeau ka thënë se ka ende ' shumë për të diskutuar' mbi transferimin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Amerikën e Veriut pasi Mbretëresha ra dakord të lejojë që dyshja të hiqnin dorë nga detyrat e tyre të larta mbretërore. Publiku ka ngritur pyetje mbi kostot e sigurisë së çiftit gjatë kohës së tyre në Amerikën e Veriut dhe kush do të mbështesë faturën. "Kjo është pjesë e reflektimit që duhet të ketë dhe ka diskutime që po vazhdojnë. Ne nuk jemi plotësisht të sigurt se cilat do të jenë vendimet përfundimtare, cilat janë dispozitat dhe ato janë vendime për ta. Unë mendoj se shumica e kanadezëve janë shumë mbështetës për të qenë mbretër këtu, por se si duket dhe çfarë lloj shpenzimesh janë të përfshira, ka ende shumë diskutime për të pasur", u shpreh kryeministri. Ai tha se qeveria federale kanadeze nuk ishte përfshirë "deri në këtë pikë" në lidhje me atë që do të përfshijë lëvizja e çiftit në vend.