Dialogu Kosovë- Serbi, përfaqësuesi i lartë i BE- së bisedon me Thaçin dhe Vuçiçin
Josep Borell: I gatshëm për vijim të ndërmjetësimit
Josep
Borrell, përfaqë suesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri zhvilloi të mërkurën biseda telefonike me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Në këto biseda mësohet se Borrell shfaqi gatishmërinë që ai personalisht të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai rikonfirmoi edhe një herë planet që sa më shpejt të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Sipas buri
JOSEPH BORELL
"I gatshëm që personalisht të vazhdoj të ndërmjetësoj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Diku në fillim të muajit shkurt do të vizitoj Kosovën dhe Serbinë, por kjo varet po ashtu nga formimi i qeverisë së Kosovës", tha Borell.
meve të Radios Evropa e Lirë, Borrell, në bisedën me presidentin Thaçi, u interesua edhe për zhvillimet politike, sidomos ato rreth
formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Borrell, sipas burimeve të njëjta, shprehu interesimin që forcat politike në Kosovë sa më shpejt të formojnë qeverinë dhe institucionet përkatëse. Në komunikatën e lëshuar nga Shërbimi i Jashtëm i BE- së thuhet se Borrell kërkoi nga aktorët politikë në Kosovë të veprojnë në interes të qytetarëve. Në bisedat me dy presidentët, Borrell foli edhe për përgatitjet për samitin e Zagrebit, midis përfaqësuesve të BE- së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në fillim të muajt maj. Sipas burimeve në BE, Borrell, diku në fillim të muajit shkurt, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, por kjo varet po ashtu nga formimi i Qeverisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka fituar zgjedhjet e tetorit, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia e dytë, janë në negociata për formimin e qeverisë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në fund të nëntorit. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia. Ky proces që ka nisur në vitin 2011, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.