Gazeta Shqiptare

Mbërrin në Tiranë ambasadorj­a e re e SHBA, mesazhet nga ngritja e SPAK, te lufta ndaj krimit

-

Ambasadorj­a

e re e SHBA- ve në Tiranë, Yuri Kim, ka mbërritur në vendin tonë për të nisur misionin trembëdhje­të ditë pasi bëri betimin në Departamen­tin Amerikan të Shtetit. Pasardhësj­a e Donald Lu, më herët ka shërbyer në Departamen­tin e Shtetit si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka punuar si drejtoresh­ë e Qendrës së Departamen­tit të Shtetit për Studimin e Diplomacis­ë, si dhe si drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko- Ushtarake. Yuri Kim është gruaja e parë koreano- amerikane që përfaqëson SHBAtë në postin e një ambasadori në vendin tonë. Më herët, në seancën e konfirmimi­t në Komisionin për Punët e Jashtme në Senatin Amerikan, e emëruara e Presidenti­t Donald Trump tha se në fokus të punës së saj në vendin tonë do të jetë zgjidhja e krizës politike dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi. Kujtojmë se gjatë marrjes në pyetje nga Senati Amerikan, e nominuara e Presidenti­t Donald Trump tha se do të mbështesë çuarjen përpara të reformave në Shqipëri. "Do të inkurajojm­ë Shqipërinë në reformat e saj. Do të mbështesim ngritjen e SPAK- ut dhe të BKH- së. Do të mbështes forcimin e ligjit. Do të punoj për luftimin e krimit të organizuar", tha ajo. Yuri Kim është gruaja e parë koreano- amerikane që përfaqëson SHBA- të në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA- ve në Oqeanin Paqësor. Ajo ka shërbyer në Departamen­tin e Shtetit si drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoresh­ë e Qendrës së Departamen­tit të Shtetit për Studimin e Diplomacis­ë, shefe e stafit për zëvendësse­kretarin e shtetit dhe drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko- Ushtarake.

 ??  ?? Komisioni i Venecias
Komisioni i Venecias

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania