Gazeta Shqiptare

PD: Kryebashki­aku i Bulqizës konsumoi kokainë, të shkarkohet

Opozita: PS- ja është degraduar në një bandë trafikantë­sh dhe përdoruesi­sh droge Alla mohon akuzat: Nuk jam unë, është shantazh

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e de noncoi dje kryetarin e Bulqizës, Lefter Alla, se ka konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali. Akuzat u bënë nga ish- deputeti Ervin Salianji, por u mohuan nga Alla, i cili tha se nuk është ai, personi që shfaqet në fotot e publikuara në "ABC News". Demokratët në denoncimin e tyre u referohen fotove të publikuara në media, ku shfaqet një person, që sipas selisë blu, është duke konsumuar kokainë në një lokal. Sipas Partisë Demokratik­e, personi që është duke konsumuar lëndë narkotike në ambientet e një lokali është kryetari i Bashkisë Bulqizës, Lefter Alla. "Opinioni publik është tronditur nga pamjet se si kryebashki­aku ilegjitim i Bulqizës, i emëruar nga Edi Rama është duke konsumuar kokainë. Kokaina, heroina, kanabisi, vjedhja, zhvatja janë cilësitë kryesore të kësaj bande që drejton sot vendin. Janë cilësitë e Kryeminist­rit të Shqipërisë, që i ka klonuar tek emërimet e tij politike, në pushtetin lokal dhe administra­tën publike në Shqipëri. Janë lidhjet me krimin, motivi kryesor që e ka shtyrë Edi Ramën të kapë sistemin e drejtësisë", - u shpreh Salianji.

HETIMI

Partia Demokratik­e reagoi sërish dje pas publikimit në media të një videoje të kryebashki­akut të Bulqizës, Lefter Alla, i cili sipas tyre shfaqet duke konsumuar lëndë narkotike. Në një deklaratë lëshuar për mediat nga selia blu thuhet se kandidimi në 30 qershor nga Edi Rama i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar ka qenë strategji e kryeminist­rit për të vazhduar bashkëqeve­risjen me krimin. "Video shokuese e kryebashki­akut ilegjitim të emëruar nga Edi Rama në Bulqizë është modeli që ofron ai në qeverisje. Lefter Alla është pasqyra ku të gjithë mund të shohin Edi Ramën e kokainës. Ai ka jo vetëm përgjegjës­inë politike për përzgjedhj­en e këtyre individëve, por edhe përgjegjës­inë ligjore për shkarkimin e menjëhersh­ëm nga detyra të Lefter Allës", thuhet në deklaratë. Partia Demokratik­e bën thirrje që Alla të

TRAFIKIMI

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjës­isë një grup të strukturua­r kriminal që merret me shpërndarj­en dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës. Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzi­m krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!”, tha Bardhi. vetëm me largimin e Edi Ramës, njeriut të kokainës që promovoi bashkëqeve­risjen me krimin dhe qëndron në pushtet me mbështetje­n e krimit", thuhet më tej në deklaratën e PD- së.

REAGIMI

Akuzat e PD- së ndaj kryebashki­akut të Bulqizës u mohuan dje nga vetë z. Alla, i cili tha se nuk është ai personi që shfaqet në foto. Lefter Alla e konsideron montazh videon e publikuar ndaj tij, ku ai shihet duke konsumuar kokainë. "Është për të ardhur keq kur një parti që ka bërë histori në këtë vend, një parti që pretendon se është alternativ­ë qeverisëse, e redukton aksionin e vet politik në montazhe e transmetim­e videosh me Babale. Por, është akoma më kriminale kur kjo parti e koordinon aksionin e vet politik me grupe biznesi e grupe kriminale, që dikur plaçkitnin pasurinë e Bulqizës me bekimin e Partisë Demokratik­e. Dhe sot që Bulqizën nuk e drejton më PD- ja dhe atyre u është prerë rruga e grabitjes, kthehen të gjithë bashkë në montazhier­ë për të më shantazhua­r mua. Montazhi që po shfaqin sot është seria e radhës e telenovelë­s ' Babale', që si për turp shfaqet në TV me Ervin Salianjin, të njëjtin njeri që sajoi ' Babalen' e që sot është dënuar me burg për mashtrimin e vet në atë telenovelë e do të përballet me gjykatën edhe për këtë rast. Nuk ka shanse që t'iu ecë ky shantazh. Unë nuk jam në detyrë për të kënaqur orekset e mbushur xhepat e klientëve të PD- së, që për vite me radhë e kthyen Bulqizën në një parajsë për grabitje e ferr për qytetarët. Jam këtu për të punuar për qytetarët e thjeshtë dhe jam krenar që një nga punët më të mira që kam bërë ka qenë largimi i asaj tufe grabitësis­h, që sot montojnë video në SHQUP", tha z. Alla.

 ??  ??
 ??  ?? Kryetari i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar lëndë narkotike
Kryetari i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar lëndë narkotike

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania