Gazeta Shqiptare

Opozita zgjedh ekspertët për "zgjedhoren", Gjosha: Gati që nesër për zgjedhje

-

Ish-

ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, theksoi dje rëndësinë e një reforme zgjedhore konsensual­e, si një nga kushtet e Bundestagu­t gjerman për çeljen e negociatav­e. "Nuk ka pasur asnjë diskutim si do të shkohet në zgjedhje. Edhe të vetëm kemi rezultuar të suksesshëm dhe ia kemi dalë të marrim më shumë deputetë se sa në koalicion. Për sa kohë ke besimin e qytetarëve, je fitimtar si do që të shkosh në zgjedhje. Jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje që nesër, nuk e dimë a është qeveria e gatshme… Tryeza për reformën zgjedhore ka qenë një kërkesë eksplicite e opozitës në vend dhe më vjen mirë që ka plotësuar një hap të kërkuar nga Bundestagu. Është e rëndësishm­e të plotësojmë kushtet që ato negociata të hapen, sepse janë jetike për vendin, institucio­net etj.. Ne nuk kemi mentalitet­e të hapura qeverisje, që i afrohen demokracis­ë. Kemi pasur njerëz që anojnë nga autokracia. Ne jemi mësuar të shohim njerëz që i duan pushtetet në një dorë, por kjo nuk duhet të ndodhë më dhe nuk duhet lejuar", tha zj. Gjosha në "News 24". Ndërkohë janë zbardhur emrat e katër ekspertëve të opozitës, të cilët do të jenë pjesë e Këshillit Politik për hartimin e reformës zgjedhore. Muharrem Caka i LSI- së, Shkëlqim Sulo i PDIU- së dhe Arjan Madhi i PR- së, kurse jozyrtaris­ht Ivi Kaso i PD- së. Një nga kërkesat që kishte opozita për Këshillin Politik ishte që të përbëhej nga 10 anëtarë- ekspertë, të cilët do të merren me hartimin e reformës zgjedhore, nga të cilët 5 nga opozita dhe 5 nga mazhoranca dhe opozita parlamenta­re.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania