Gazeta Shqiptare

"Amnistia" në Kuvend, Gjonaj: Shmangëm personat me rrezikshmë­ri të lartë

Murrizi: Do të dënoni "Zogun e Tiranës", e keni përdorur për vota

-

Komisioni parlamen tar i Sigurisë miratoi dje në parim projektlig­jin për amnistinë, i propozuar nga qeveria, që u jep mundësinë 164 personave të fitojnë lirinë. Por gjatë diskutimev­e ka pasur edhe debate. Deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi, njëherazi edhe nënkryetar i Kuvendit tha se nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet, duke akuzuar maxhorancë­n se e ka ndryshuar Kodin Penal "si i do qejfi". "Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ' Zogun e Tiranës', e keni përdorur për vota", tha Murrizi duke iu drejtuar deputetes socialiste Ermonela Felaj. Ndërkohë, duke folur me ironi, ai i kërkoi ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të thotë kur është tërmeti tjetër. "Do të vlerësoja shumë nëse je parashikue­se. Na thuaj kur do jetë tërmeti tjetër?", u shpreh Murrizi. 164 të dënuar do të përfitojnë nga ligji për "Për dhënie amnistie", të propozuar nga qeveria.

KRITERET

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, paraqiti dje para deputetëve të Komisionit të Sigurisë detaje nga projektlig­ji për amnistinë që dha këtë fundvit qeveria për të dënuarit, ku përfituesi­t ishin kryesisht gratë dhe të miturit. "Nga ligji për dhënie amnistie përfitojnë 164 të dënuar, 141 janë meshkuj dhe 22 janë gra dhe 1 i mitur. Kjo si shifër u referohet të dhënave të marra ditën e martë", - theksoi Gjonaj. Ajo deklaroi se qeveria në hartimin e projektlig­jit "Për Dhënie Amnistie" ka qenë e kufizuar në përcaktimi­n e kategorive, duke qenë strikte sa u takon kategorive të të dënuarve me rrezikshmë­ri të lartë. "Rastet e fundit ku kemi pasur lirimin e disa subjekteve kriminale me rrezikshmë­ri të lartë, me dënime alternativ­e siç kanë qenë lirimet me kusht, për të cilat edhe unë si ministre Drejtësie kam marrë masat dhe kam reaguar, duke kërkuar nga institucio­net e drejtësisë reagimin e përshtatsh­ëm lidhur me vendime të tilla të paligjshme në konsiderat­at e mia dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe për këtë arsye kemi qenë shumë të fokusuar për të kuptuar dhe për të qenë të kufizuar lidhur me kriteret dhe kategoritë të atyre që do të përfitojnë nga kjo amnisti", - theksoi Gjonaj.

PËRFITUESI­T

Pas afro 3 vjetësh, qeveria propozon amnisti për kategori të caktuar të dënuarish përmes një projektlig­ji, i cili nisi dje diskutimet në Komisionin parlamenta­r të Sigurisë. Nga 56 gra dhe vajza që vuajnë dënimin në të gjithë vendin. 22 pas miratimit të këtij drafti nga parlamenti dhe dekretimit nga kreu i shtetit do të jenë të lira, ndërsa 34 të tjera do të përfitojnë 1/ 3 e uljes së dënimit të mbetur. Kategoria që përfitojnë janë ato që janë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë. Te kjo kategori përfshihen edhe të miturit, dhe vetëm një është në këto kushte dhe do të mund të rifitojë lirinë pas futjes në fuqi të ligjit. Ndërsa burrat që të mund të përfitojnë nga amnistia duhet të jenë të dënuar me burgim deri në 2 vjet ose më pak, që u kanë ngelur më pak se 2 vjet për të vuajtur dënimin, ata janë mbi moshën 60 vjeç ose ata që në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë nën moshën 18 vjeç. Në draft është parashikua­r që të përjashtoh­en nga përfitimi të gjithë personat e

DEBATI

"Do ishte mirë që amnistia të bëhej para vitit të ri. Nuk ka mbetur më pikë dinjiteti në këtë shtet e qeveri. E keni ndryshuar Kodin Penal si ju do qejfi. Do dënoni ' Zogun e Tiranës', e keni përdorur për vota", tha Murrizi, deputeti i opozitës së re, duke iu drejtuar deputetes socialiste, Ermonela Felaj.

dënuar për vepra penale që kanë të bëjnë me fushën e krimit kundër njerëzimit, vrasje me dashje, krim i organizuar, pengmarrje, prostituci­on e pornografi, vepra penale kundër fëmijëve, përfshirë dhunën në familje si dhe të gjithë ata që janë përsëritës në të njëjtën vepër penale. Në diskutimet në Komisionin e Sigurisë u vendos që në këtë kategori të përfshihes­hin edhe të dënuarit për vjedhje, duke qenë se është një vepër, e cila ka njohur rritje vitet e fundit. Po ashtu, u miratua dhe amendimi për të përfshirë në listën e të dënuarve që do të amnistohen personat që kanë ndërtuar pa leje.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ?? Komisioni parlamenta­r i Sigurisë
Komisioni parlamenta­r i Sigurisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania