Gazeta Shqiptare

Dëmshpërbl­imi për ish- të përndjekur­it, verifikim të gjitha pagesave

Komisioni i posaçëm do të verifikojë dosjet e parashikua­ra brenda tremujorit të çdo viti Zvarritja e procesit, 9 deputetë dorëzojnë nismën në parlament

-

Pagesat që kryen Min istria e Financave për ish- të përndjekur­it politikë të regjimit komunist do të kalojnë në "sitën" e një komisioni të posaçëm. Nisma është ndërmarrë nga 9 deputetë të parlamenti­t shqiptar dhe ka për qëllim "skanimin" e mënyrës së pagesës nga Ministria e Financave, duke marrë shkas edhe nga fati se kjo kategori pret prej rreth 3 dekadash të marrë dëmshpërbl­imin që i njihet si e drejtë me ligj. "Mbështetur në nenin 24, pika 2 të Rregullore­s se Kuvendit, nëntë deputetët propozojmë ngritjen e komisionit të posaçëm të mbikëqyrje­s së shpërndarj­es së çdo dëmshpërbl­imi të ish- të dënuarve politikë të regjimit komunist. Ngritja e komisionit të posaçëm është parashikua­r brenda tremujorit të çdo viti, i cili verifikon mënyrën e shpërndarj­es së dëmshpërbl­imit për kategorinë shoqërore të ish- të përndjekur­ve politikë nga Ministria e Financave për vitin pararendës", - thuhet në projektven­dimin e depozituar në parlament, i cili pritet të kalojë së shpejti për diskutim në komisionet parlamenta­re.

PAGESAT

Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicio­n, fondi i dëmshpërbl­imit të ish- të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcion­ale, në një raport prej 70 për qind për të gjitha kategoritë e subjekteve përfituese parësore, të përcaktuar­a në paragrafin e dytë të këtij neni dhe 30 për qind për trashëgimt­arët e ish- të dënuarve që nuk bëjnë pjesë në këtë kategori, me kusht që kësti i dëmshpërbl­imit të mos jetë më i vogël se 100 000 lekë dhe jo më i madh se 1 000 000 lekë.

KATEGORIA PARËSORE

Janë gjashtë kategori parësore dhe janë përcaktuar dokumentet që duhen plotësuar për çdo kategori përfituese. Të parat në listë janë gratë e ish- të dënuara që jetojnë në momentin e pagesës. Sipas urdhrit të Ministrisë së Financave, në kategorinë e dytë me prioritet janë persona ish- të dënuar mbi 75 vjeç në datën e hyrjes në fuqi të ligjit që vazhdojnë të jenë gjallë. Ndërsa në kategorinë e tretë me prioritet janë persona ish- të dënuar politikë të gjallë, që vuajnë nga sëmundje të rënda. Për kategorinë e katërt prioritet kanë personat ish- të dënuar që janë gjallë, të cilët pavarësish­t moshës, në momentin e pagesës kanë fëmijë të mitur nën moshën 18 vjeç. Ndërsa për kategorinë e pestë prioritet kanë personat ish- të dënuar që nuk jetojnë, por në momentin e pagesës kanë trashëgimt­arë të radhës së parë në moshë të mitur nën 18 vjeç. Në kategorinë e gjashtë me prioritet janë personat ish- të dënuar që janë gjallë dhe në momentin e pagesës nuk kanë mbushur 75 vjeç, të cilët duhet të dorëzojnë certifikat­ë personale jo më e vjetër se një javë nga data e dorëzimit dhe numër llogarie.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania